GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Plumbat e gjuhës së Ramës mbi mediat
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Plumbat e gjuhës së Ramës mbi mediat

By
GazetaTjeter
28/03/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Tritoli shtetëror në objektet e pronarëve të mediave me linjë editoriale jo fort qeveritare, raporti djallëzor me ofrim ofiqesh për bosët mediatik që i bëjnë elozhe qeverisë dhe nënçmimi deri në sulm për mediat kritike, kryesisht portaleve serioze, e bëjnë kryeministrin Edi Rama “djall” për një pjesë dhe “shenjt” për të tjerë.

Plumbat në godinën e televizionit “Top Channel”, në orët e para të mëngjesit të së hënës, që i morën jetën edhe rojës 60-vjeçar Pal Kola, janë kambana që lëshon tingullin e “Ak 47”-ës” (kallshnikovit) dhe të “TNT-së” (tritolit). I pari, arma automatike, qitet nga të tjerë që deri tani nuk kanë emër, edhe pse armën në mënyrë jo qa figurative ia mbush pushteti me gjuhën e urrejtjes, ndërsa tritoli është tërësisht qeveritar që shpërthehet aty ku prishen raportet e tij me median.

Sot Ramës ia do puna që po nëpërmjet daljeve publike të hiqet si dashnor i medias, edhe pse njërën e përdor si punonjëse seksi me para, tjetrën si viktimë trafiku që e shfrytëzon duke e dhunuar dhe palën e tretë që se ka nxjerrë dot në rrugë për “prostituim mediatik” e godet fort për t’i mbytur çdo zë.

Raporti i kryeministrit Edi Rama me median është i ngjashëm me kafshimin e dorës që të ushqen. Një personazh i stisur nga media, polli pikërisht përbindëshin që sot kërkon të shtypë krijesën e tij. Daljet e para publike të Edi Ramës ishin në TVSH në vitin 1990, që e sollën figurën e tij në dy kronika si një “frymë të re” që vinte nga rinia intelektuale që i kundërvihej disi baballarëve të saj, komunistëve të vjetër që kishin mbetur ende me parimet e Stalinizmit. Më vonë, Rama e kuptoi qartë se për të bërë rolin e protagonistit i nevojitej që të linte penelin dhe rrëmbente penën, e cila iu ofrua aq lehtësisht nga shtypi i pakët i kohës, duke nisur me gazetën “Koha Jonë”. Rama “vlerësohej” për stilistikën, aq sa “tregimi” letraro-autobiografik me shkrimin “Ina, Ina hiqi brekët” është emblema e kulmit të krijimtarisë së kryeministrit tonë.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Më pas bota e mediave audiovizive që shpërthyen dendshëm në moçalin tonë politico-social u bënë streha e Ramës për të arritur qëllimet e qarta në kapjen e majës së pushtetit. Ajo që e polli duket se sot nuk ka më forcë të mbajë përbindëshin që këput çdo zinxhir. Faktet sot janë të rënda. Raportet e Transparence International për lirinë e mediave e rendisin vendin tonë të fundit në Ballkan dhe Europë. Liria e medias në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2020, kur ajo humbi dy vende dhe u rendit e 84-ta në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit. Po ashtu edhe dy raportet e fundit janë po aq negative.

I ka quajtur “kazan” mediat, i ka dënuar gazetarët me “riedukim”, duke mos i lejuar të marrin pjesë për një kohë të gjatë mbi tre muaj në konferencat e tij të shtypit. Ka ngritur kultin e autocensurës në nivele të frikshme dhe tashmë po krijon oazin e zymtë duke mbajtur nën sqetull mediat e ashtëquajtuara të mëdha të cilat vihen në shërbim të pushtetit, kundrejt shpërblimeve të majme që vijnë po nga pushteti.

Edhe situatën më të fundit të sulmeve me armë e tritol ndaj medias, Rama mund ta kalojë lehtë në perceptimin e tij, duke bërë atë që di të bëjë më mirë; aktrimin si i prekur dhe kafshimin sapo “preja që beson” kthen shpinën. Ama Rama nuk ka çfarë t’i bëjë raporteve serioze ndërkombëtare që e rendisin Shqipërinë vit pas viti në një vend që nuk ka liri të medias dhe se kushdo e tillë që është në opozitë me qeverinë është e destinuar të sulmohet nga institucionet shtetërore.

Nuk mbesin pas edhe grupet kriminale që janë të lidhur indirekt me tenderat publikë, apo edhe garancinë që marrin për paprekshmëri në botëm e tyre të trafiqeve, duke u bërë vetë ata “egzekutuesit” e fjalës së lirë. Është disi vonë që freri të ndalë hovin e një mushke pushteti që shkelmon deri në vdekje dhe kafshon dorën e asaj nga e cila u poll si figurë publike dhe më pas politike e cila shtyp shtypin.

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Meri LIKA – Me dyqind petrita vulëhumbur
Next Article Zbulimi i paprecedentë historik: Rishfaqet “Qyteti më antik i perlave”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?