GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Peshkaqeni i bardhë “fluturon” 4.5 metra në ajër, duke vendosur një rekord mbresëlënës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Kuriozitete

Peshkaqeni i bardhë “fluturon” 4.5 metra në ajër, duke vendosur një rekord mbresëlënës

By
GazetaTjeter
13/08/2020
2 Min Read
Share
SHARE

Peshkaqeni i madh i bardhë (emri shkencor carcharodon carcharias) është peshku më i madh grabitqar në Tokë. Kohët e fundit, në internet janë shpërndarë imazhe mbresëlënëse që tregojnë momentin kur një ekzemplar i kësaj krijese të frikshme “fluturon” 4 metra e gjysmë në ajër, duke vendosur rekordin për lartësinë më të madhe të parë ndonjëherë për këtë kafshë.

Imazhet janë bërë me rastin e eventit Air Jaws: Ultimate Breach, si pjesë e Shark Week të Discovery Channel, që ka mblodhur ekspertë të ndryshëm të këtyre peshqve për të provuar të marrin fotografinë më të mirë të kërcimit të një peshkaqeni. Disa pjesëmarrës përdorën drone, të tjerë zgjodhën të fotografonin natën, për një efekt më dramatik.

Ndërsa eksperti i peshkaqenëve Chris Fallows, nga ana e tij, përdori një “tow camera”, një prej atyre kamerave të instaluara nëpër konstruksione metalike që manovrohen nga një krah mekanik i një anijeje. Dhe pikërisht imazhet e tij ngjallën entuziazmin e spektatorëve.

“Thonë se një foto vlen njëmijë fjalë. Mirë pra, ai imazh vlen më shumë se njëmijë hedhje. Nuk mund ta besoj sa lart u hodh, ishte thjesht perfekt… një foto ëndrrash”, tha Fallows.

Jeff Kurr, regjisori i Air Jaws: Ultimate Breach, ka thënë, “Chris ka bërë të pavdekshme disa kërcime të pabesueshme. Një nga kërcimet është ndoshta më i miri që kam parë ndonjëherë”.

Duke folur për ngjarjen, e cila për herë të parë mori jetë në vitin 2001, Kurr shtoi: “Ky edicion i Jaws Air, më shumë se të tjerët, ka një mesazh të fortë: duhet të bëjmë diçka për të mbrojtur këto peshkaqenë të mëdhenj të bardhë, sepse janë në prag të asgjësimit” .

Sa fiton Papa? Paga (e refuzuar e Papa Françeskut). Po kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë, sa e kanë pagën? Të gjitha pagat mujore të Kishës
Nga Iluminati si National Secutity dhe ”Bomba gay”, te Dalai Lama që punonte për CIA: teoritë konspirative që kanë rezultuar të vërteta
Cilët janë liderët politikë më të pasur në planet?
Presidentët e SHBA me IQ më të lartë: befason Trump
Deklarohet i vdekur, rizgjohet gjatë operacionit për heqjen e organeve
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Çfarë thuhet për kandidaturën e Kamala Harris
Next Article Winslow, macja që i bie pianos për të lajmëruar shoqen e saj njerëzore se dëshiron ushqim

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?