GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Pesë maska për fytyrën që mund t`i përgatisni fare thjeshtë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Këshilla

Pesë maska për fytyrën që mund t`i përgatisni fare thjeshtë

By
GazetaTjeter
27/03/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Laura DANI – Gjithmonë e më shumë po ndërgjegjësohemi për kujdesin ndaj lëkurës dhe tashmë e dimë rëndësinë që kanë maskat për një lëkurë të pastër dhe të shëndetshme

Maska largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe bën një pastrim më të thellë të saj. Në treg mund të ekzistojnë lloje të ndryshme maskash, por asnjëherë nuk jemi të sigurt për përbërësit e tyre, prandaj ku ka më mirë sesa ta përgatisësh vetë atë.

Përveçse do të jeni të sigurt për atë që vendosni në fytyrë, kostoja do të jetë minimale, pasi mund ta përgatisni me përbërësit që ju ndodhen në kuzhinë.

Më poshtë po ju sjellim pesë lloje ‘scrub’-esh që mund t`i përgatisni në kushte shtëpie dhe mund të zgjidhni atë që më shumë i përshtatet lëkurës suaj.

1 – Maskë me tërshërë

Ju duhen:

– ½ filxhani tërshërë

– Ujë

Vendosni tërshërën në blender derisa të bëhet e imët. Shtojini ujë derisa përbërja të bëhet në formë paste dhe masazhoni butësisht fytyrën dhe qafën.

2 – Maskë me sodë buke

Ju duhen:

– 1 lugë gjelle sodë buke

Ky është një maskë e thjeshtë për t`u bërë. Merrni një sasi të vogël nga pastruesi i fytyrës dhe shtoni sodën e bukës, kështu keni krijuar një produkt që do të shërbejë edhe si pastrues.

3 – Maskë me mjaltë dhe sheqer kaf

Ju duhen:

– 1 lugë gjelle sheqer kafe

– 1 lugë gjelle mjaltë

Përzieni sheqerin me mjaltin dhe masazhoni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën tuaj. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

4 – Maskë me kafe dhe vaj

Ju duhen:

– 1 lugë gjelle llum kafeje

– 1 lugë gjelle vaj (ulliri, jojobe etj., mund ta zgjidhni sipas preferencës)

Mos e hidhni poshtë llumin e kafes, pasi mund ta përdorni për të bërë një maskë, thjesht duke i shtuar vaj. Mund ta zgjidhni vajin sipas preferencës.

5 – Maskë me oriz kafe dhe të bardhë veze

Ju duhen:

– 2 lugë gjelle oriz kafe

– Një e bardhë veze

Bluajeni orizin kafe derisa të bëhet i imët dhe shtoni të bardhën e vezës për të formuar një pastë. Masazhojeni me lëvizje rrethore dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.

Si të humbësh 5 kilogramë në javë (pa efektin yo-yo), sekretet e ekspertit: “9 gjërat që duhet patjetër të dish”
Si të zgjasësh jetën duke ngrënë (mirë), biologu: «5 rregullat që më kanë bërë 30 vjet më të ri»
Dieta e kosit, si të biesh 10 kilogramë në dy javë. Studimi: “Femrat humbasin 81% të yndyrës në zonën e barkut”
Këto rituale mëngjesore që do të të ndryshojnë jetën
7 arsye shkencore që të flini nudo për të mirën e shëndetit tuaj
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Plazhet më të bukura në Botë – Renditja 2019
Next Article Gratë e zemrës së Ismail Qemalit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?