Si mendërisht, ashtu edhe emocionalisht, pajtohen ekspertët, por ka edhe mënyra për ta zbutur problemin
Videothirrjet janë bërë një moment normal dhe i zakonshëm i jetës, gjatë këtyre muajve: më parë ato ishin të kufizuara, në vetëm ndonjë thirrje pune ose përshëndetjeje mes miqve dhe të afërmve të largët, tani, përkundrazi, përdoren edhe për të gatuar darkën, për aperitivë, madje edhe për takime. Dhe, siç e kanë vërejtur shumë njerëz – dhe siç tregon siti i studimeve dhe analizave The Conversation – edhe videothirrjet kanë problemet e tyre: ndërsa ndihmojnë për të mbajtur marrëdhëniet shoqërore, në shumë raste i bëjnë këto marrëdhënie të duken të ftohta dhe joreale, duke i lënë bashkëbiseduasit “të lodhur dhe zbrazët”.
Ekspertët shpjegojnë se kur bashkëveprojmë me njerëzit përmes ekranit, në vend që ta bëjmë drejtpërdrejtë, truri ynë duhet të punojë shumë më tepër për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe t’i kapur menjëherë mesazhet që i vijnë, duke mos qenë në gjendje të mbështetemi në elementë të tjerë fizikë, si era e dhomës, gjuha e trupit dhe vizioni periferik. Disa studime kanë zbuluar që kandidatët për një vend punë, në intervistat që japin nëpërmjet videothirrjeve kanë tendencë të jenë më keq sesa personalisht. Një tjetër vëzhgim, i kryer te mjekët që merrnin pjesë në një seminar përmes videos, tregoi se ata përqendroheshin më shumë për të bërë përshtypje tek docenti sesa ata që e ndiqnin live, në sallë, të cilët ishin më të interesuar për vlefshmërinë e argumenteve të tij.
Një tjetër kërkim ka zbuluar se kur gjyqtarët marrin vendime në video-thirrje në lidhje me kërkesat për azil të refugjatëve, ata tregojnë më pak besim dhe empati; azilkërkuesit gjithashtu tentonin të gënjenin më shumë, por gjykatësit ishin më pak të vetëdijshëm për detajet e ngjarjes që nuk përputheshin. Komunikimi përkeqësohet nëse linja është e shqetësuar, edhe pse për një kohë të shkurtër: sipas një eksperimenti, kur cilësia e videothirrjes përkeqësohet, njerëzit tentojnë të gënjejnë dhe janë më mosbesues.
Sipas të tjera studimeve të mbledhura nga The Conversation, thirrjetvideo janë shterruese edhe nga ana e këndvështrimit emocional. Psikologët që bëjnë terapi online ndajnë shqetësimin e “humbjes së kontaktit” me pacientët e tyre. Në provimet me gojë në videothirrje, studentët e predispozuar ndaj ankthit bëhen edhe më shumë dhe për këtë arsye priren të përkeqësohen. Dhe ankthi rritet më shumë sikur ekrani të tregojë një imazh të fytyrës së tyre. Në përgjithësi, duke parë fytyrën në ekran mund të bëjë që të përqendroheni më shumë në efektin që keni dhe të minoni besimin në aftësitë individuale.
Videothirrjet gjithashtu mund të shkaktojnë edhe një dëshirë të fortë për mirënjohje. Një analizë zbuloi se punonjësit që punojnë në distancë dhe që nuk ndjehen të rëndësishëm në kompaninë e tyre e ekzagjerojnë duke u përpjekur të bien në sy. Ndajnë në mënyrë të tepërt materiale dhe anekdota me kolegët dhe kryejnë detyra shtesë për të tërhequr vëmendjen e shefave.
Ka disa gjëra që mund të bëhen për ta lënë mënjanë rraskapitjen nga Zoom, njëra prej platformave kryesore për thirrjet video. The Conversation shpjegon se mosbërja e disa gjërave njëkohësisht me videothirrja mund t’ju ndihmojë të qëndroni të përqendruar; këshillon të bëni pak pushim midis një thirrjeje dhe një tjetre dhe të zhvendoseni diku larg ekranit, për të reflektuar dhe të mblidhni veten sërisht. Edhe fshehja e imazhit tuaj ndërkohë që flet gjithashtu ju ndihmon të preokupoheni më pak për mënyrën sesi dukeni dhe përqendroheni më mirë tek ato që thonë të tjerët.
Si përfundim, mund të gjenden edhe mënyra të tjera të komunikimit, edhe pse duken më aseptike dhe të vjetra, siç janë mesazhet me tekst, email dhe telefonatat: një studim për shembull ka gjetur që ata që shpjegojnë diçka në telefon e bëjnë më qartë. Për më tepër, dërgimi i një letre falënderuese e shkruar me dorë e bën marrësin veçanërisht të lumtur, dhe sipas një tjetër studimi, është gjithashtu terapeutik për atë që shkruan. Ndonjëherë, më në fund të fundit, mënyra më e mirë për të zgjidhur një problem është ta bësh atë në heshtje: një eksperiment ka zbuluar se një grup e përfundoi një enigmë më shpejt pa folur se një tjetër që mund të fliste.