GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Përse këto 10 vende të braktisura janë me të vërtetë magjike
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Përse këto 10 vende të braktisura janë me të vërtetë magjike

By
Dardan MITROVICA
10/06/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Sot në botë ka shumë vende të braktisura që, pavarësisht nga gjendja në të cilën ndodhen, burojnë një aureolë plotësisht misterioze. Le të zbulojmë së bashku 10 vende të braktisura në planet që, në një farë mënyre, mund t’i përcaktojmë si magjike.

1. Tunnel of Love, ku puthja sjell fat

Tunnel of Love

E fillojmë këtë udhëtim misterioz nga Ukraina dhe më saktësisht nga Tunnel of Love, një pjesë e braktisur e hekurudhës industriale pranë Klevan që është e mbuluar me pemë dhe gjethe, veçanërisht në muajt e pranverës dhe verës. Në fakt, është pikërisht në këtë periudhë që ky vend kthehet në një kanal romantik. Për më tepër, thuhet se puthjet e shkëmbyera më poshtë sjellin fat të mbarë.

2. Feneri Rubjerg Knude, pothuajse i varrosur nga rëra

Fari i Rubjerg Knude

Ndër vendet më mistike janë sigurisht farët si ai i Rubjerg Knude në Danimarkë që është madje pothuajse i varrosur nga rëra. Për më tepër, për shkak të pozicionit të tij strategjik në buzë të një shkëmbi ofron një pamje panoramike që të lë pa frymë.

3. Kështjella Bannerman, e dalë nga një përrallë

Bannerman Castle

Në Nju Jork për të mos u humbur është Kështjella Bannerman e dalë drejtpërdrejt nga një përrallë. Kjo është e rrethuar nga uji i lumit Hudson dhe është e mundur të shëtitet me këmbë ose me kajak.

4. Angkor Wat, një mrekulli unike

Angkor Wat

Kur flitet për vendet e braktisura dhe magjike është e pamundur të mos mendosh për Angkor Wat në Siem Reap, në Kamboxhia. Një mrekulli e vërtetë që të magjeps për kompleksitetin e arkitekturës dhe gjerësinë e saj. Në fakt, duhen disa ditë për ta eksploruar të gjithëm.

5. Kështjella Mote-Chandeniers, rrënoja romantike

Mothe-Chandeniers Castle

Franca ofron spektakle me Château de Mothe-Chandeniers rrënojat e të cilas janë përkufizuar si më romantiket në botë. Një kështjellë feudale që daton në shekullin e 13-të dhe që shërbemte si një vend feste para se të shkrumbohej në flakë më 1932. Tani është duke u restauruar dhe është e hapur për vizitorët.

6. Shi Cheng, një qytet antik nën ujë

Shi Cheng

Veçanërisht i habitshëm është liqeni Qiandao i Shi Cheng në Kinë, i cili është plot me ishuj të ndryshëm. Dhe për ta bërë edhe më unike nuk janë vetëm ujërat e tij kristalorë, por thellësitë e liqenit në të cilin fshihet thesari i tij më i çmuar: një qytet antik i gjithi nën ujë. Sot, mund të bëhesh pjesë e zhytje eksploruese për të vizituar, nën ujë, shtëpitë e bukura këtij qyteti të jashtëzakonshëm të braktisur.

7. Homebush Bay ose pylli lundrues

Homebush Bay

Një tjetër vend i braktisur veçanërisht i magjishëm është Homebush Bay në Australi, një varrezë e vërtetë anijesh ku shtrihet një anije vërtetë unike: SS Ayrfield. Një bina prej mbi 1.000 tonësh e cila, pas dekadash braktisjeje, tani strehon një pyll lundrues mangrove.

8. Brockville Tunnel, me muzikë dhe drita

Brockville Tunnel

Në Kanada, veçanërisht magjik është Brockville Tunnel, i cili ka përfunduar më 1860 por nuk është përdor kurrë nga trenat. Sot vizitorët mund të kapërcejnë të shoqëruar me muzikë dhe me lojëra dritash.

9. Balestrino, si të rijetojmë të kaluarën

Balestrino

Në Itali ka shumë fshatra antikë të braktisur, por veçanërisht magjik është Balestrino në Liguria ku, me pak fantazi, mund të imagjinoni jetën e vjetër të një fshati tipik të jetës së lashtë liguriane, mes shumë të moshuarish dhe disa fëmijëve ulëritës përgjatë shpateve të zonës.

10. Ait-Ben-Haddou trashëgimi botërore e UNESCO-s

Ait-Ben-Haddou

E përfundojmë këtë udhëtim midis vendeve më të magjishme të braktisura në botë me Ait-Ben-Haddou në Marok, një shembull i bukur i një ksari klasik maroken, me shtëpi të ndërtuara brenda një muri prej dheu. Gjithashtu, kjo është edhe një rrashëgimi botërore e UNESCO-s.

Vendi i mrekullive, këtu është 27 gradë gjatë gjithë vitit dhe benzina kushton 50 cent/litër
Të jetosh në luks me më pak se 1000 euro në muaj: destinacionet perfekte në Evropë
10 fshatrat më të bukur në botë: ngjajnë si të dalë nga një përrallë
Vendet më të rrezikshme në botë, cilat janë?
Shtetet me pagat më të larta në botë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Musk te Bezos, sa (pak) taksa paguajnë supermiliarderët dhe si ia arrijnë
Next Article Nga Sebastian ZONJA – Zgjidhni: Hagë, Guantanamo apo Abu Graib?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë

Luçiano BOÇI
18/06/2025
4 Min Read
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë

Luçiano BOÇI
Luçiano BOÇI
18/06/2025
Opinione

Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Agim XHAFKA
Agim XHAFKA
18/06/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?