GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Përjetë në burg: Kush është Redjan Rraja, dentisti që u bë vrasës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Aktualitet

Përjetë në burg: Kush është Redjan Rraja, dentisti që u bë vrasës

By
GazetaTjeter
26/07/2023
8 Min Read
Share
SHARE

Ndryshe nga çfarë përmendet rëndom në media vitet e fundit, Redjan Rraja ka punuar si dentist. I lindur në Nikël të Fushë-Krujës, ai kishte në pronësi një klinikë dentare në Krujë, ku punonte me bashkëshorten, edhe ajo stomatologe.

Kontaktin e parë me njerëzit e krimit e ka pasur në vitin 2014, kur punonte si dentist në burgun e Fushë-Krujës. 38-vjeçari ishte dentist në dhomën e stomatologjisë, ku kryheshin shërbimet dentare për të dënuarit. Nuk dihet se çfarë e joshi nga bota e krimit, por këtë të martë ai u dënua me burgim të përjetshëm për disa akuza, mes të cilave është ajo për tentativën e vrasjes së ish-prokurorit Arjan Ndoji në autostradën Tiranë-Durrës.

Fshehja e pistoletës së Elton Çiços

Për herë të parë e gjen veten në një skenë krimi, kur u vra miku i tij, Elton Çiço. Redjan Rraja ishte në tavolinë në lokalin De Niro në Tiranë, kur aty afrohet një person që qëllon për vdekje Elton Çiçon dhe largohet me shpejtësi. Viktima, Çiço ishte i përfshirë në një armiqësi për jetë a vdekje me Jani Aliajn, që e ekzekutoi me disa plumba pistolete për t’u larguar pa lënë gjurmë. Por kamerat e sigurisë, zbuluan se Redjan Rraja i afrohet në momentet e fundit të jetës mikut të tij dhe i merr një pistoletë për ta fshehur. Policia e arreston në 3 Maj të vitit 2018 dhe e dënon me 8 muaj burg. Ky do të ishte dënimi i parë për të.

Kërcënimet për Xhisielën dhe policin Emiljano Nuhu

Kur kushëriri i tij, Rexhep Rraja rrezikonte burgun për keqtrajtimin e të dashurës së tij, Xhisiela Malokut, Redjani ishte nga të parët që i dolën në krah. Bashkë me pjestarë të tjerë të fisit Rraja, ai kërcënoi Xhisielën dhe policin që guxoi t’i merrte denoncimin në komisariat.

Xhisiela Maloku dëshmoi në Prokurori se Rexhepi, Ramazani dhe Redjan Rraja e kanë marrë me dhunë dhe e kanë goditur për shkak se kishte bërë kallëzimin ndaj tyre në Policinë e Tiranës. “Rreth orës 20:00 ka ardhur tek banesa ime në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja, dhe më kanë marre me zor duke më thënë “Na hape punë. Për çfarë ke shkuar përsëri në komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë, dhe na ke kallëzuar” Unë i mohova dhe i thashë që nuk kam qenë në polici. Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma dhe më futi në makinën e tij dhe më thoshte që do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim me vendosi në bark pistoletën, e mbushi dhe më tha që sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë k*rvë e m*tit”-tha Xhisiela për organin e akuzës.

Pak ditë pasi u bë publike ngjarja, Xhisiela doli para mediave dhe mohoi gjithçka. Por tani i erdhi radha policit Emiljano Nuhu që kishte firmosur dokumentat.

Emiljano Nuhu dha detaje në polici në lidhje me kërcënimet që kishte marrë në një lokal në Tiranë, nga Redjan dhe Ramazan Rraja për t’u tërhequr nga regjistrimi i kallëzimit të Xhisielës.

“Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: “Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne? Emiljano Nuhu i përgjigjet: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k….. fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bëssh ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. Përsëri u mundova t’i shpjegoja por ata më thanë: “Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti”

Për këtë rrëfim që bëri në polici, Emiljano Nuhu u përndoq më tej, madje ai ka treguar se vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja i kishte vënë pistoletën në kokë, në prani të Taulant Ballës. Pasi u largua në azil, Nuhu u sulmua nga kryeministri Edi Rama që e quajti atë një horr për rrëfimin që kishte bërë kundër Rrajave.

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoji dhe Aleksandër Lahos

Në 1 Nëntor të vitit 2019, Arjan Ndoji ishte duke udhëtuar në mjetin e tij, bashkë me Landi Muharremin, një person me precedentë kriminalë, të njohur në Shijak si “Rrumi”. Drejtues i mjetit ishte shoferi i prokurorit, Andi Maloku. Në lëvizje u afrohet një mjet tjetër që lëshon një breshëri kallashnikovi. Makina del nga rruga dhe përmbyset. Andi Maloku ndërron jetë nga plumbat që kishte marrë në trup. Prokurori mbetet i plagosur.

Ekzekutori i dyshuar për ngjarjen ishte edhe Redjan Rraja që fillimisht arratiset jashtë vendit. Ai u arrestua para zgjedhjeve të kaluara, kur policia zbuloi se ishte kthyer në Shqipëri. Në sallën e gjyqit tha vetëm këto fjalë: “Shpresoj që drejtësia të bëjë punën e saj”.

Në dëshminë e dhënë pas arrestimit nga policia, Rraja ka thënë se ditën e atentatit ka qenë në Tiranë dhe në shtëpinë e tij ne Nikël, ndërsa ka mohuar të ketë njohje me prokurorin Arjan Ndoja dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në makinë me të, Landi Muharremi dhe Andi Maloku.

Por prokurorët gjetën gjurmët e tre gishtave të Rrajës tek syzet e tij të personalizuara. Syzet janë gjetur në vendin e parë të shoferit në makinën që kishin përdorur atentatorët. Rraja ka thënë se dhe syzet e gjetura në Benzin E280 të atentatorëve, të braktisur pas ngjarjes në fshatin Shkafanë të Ishmit, nuk ishin të tijat por nuk ka mundur t’i japë përgjigje pyetjes së prokurorëve se si kishin përfunduar gjurmët e tij të gishtërinjve te këto syze.

Provat duket se kanë bindur gjykatësin që la në burg Redjan Rrajën për akuzat e SPAK, që nisin që nga vrasja e Andi Malokut, tek tentativa për vrasjen e ish-prokurorit Arjan Ndoji.

Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
‘Bandat kontrollojnë zgjedhjet, policia dhe SPAK…’: Qendrat e votimit të pushtuara nga patronazhistë me badge fallco të KQZ
Princ Leka: Është dita kur secili prej nesh ka në dorë të ardhmen
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Yje që kanë jetuar mbi 100 vjet
Next Article Si e lëshoi Rama, Gjiknurin në Asamblenë e PS
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?