GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Për të tjetra ide
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Për të tjetra ide

By
Dardan MITROVICA
04/04/2023
10 Min Read
Share
SHARE

Të rinjtë francezë i janë bashkuar protestave kundër reformës së pensioneve. Sepse ata e konsiderojnë si një kërcënim për të ardhmen e tyre dhe kundërshtojnë metodat autoritare të Presidentit Macron

Thibaud Métais, Le Monde, Francë

Pas më shumë se dy muaj protestash, lëvizja kundër reformës së pensioneve në Francë mbetet e fortë dhe e zëshme. 28 marsi, dita e dhjetë e mobilizimit, nuk regjistroi shifrat rekord të 31 janarit apo 7 marsit dhe pati një rënie nga 23 marsi, protestat e një dite më parë. Sipas ministrisë së brendshme, 740,000 njerëz morën pjesë në protestë, krahasuar me 1.08 milion më 23 mars. Megjithatë, niveli i angazhimit mbetet i lartë. Sipas prefekturës, në Paris marshuan93,000, 450,000 sipas Konfederatës së Përgjithshme të Punës (CGT).

Contents
Të rinjtë francezë i janë bashkuar protestave kundër reformës së pensioneve. Sepse ata e konsiderojnë si një kërcënim për të ardhmen e tyre dhe kundërshtojnë metodat autoritare të Presidentit MacronThibaud Métais, Le Monde, FrancëDisa shkaqe bashkë

Studentët e universiteteve dhe të shkollave të mesme kanë marrë pjesë masivisht nëpër marshime, megjithëse numri i tyre është vështirë për t’u vlerësuar. Në Paris takuam djem dhe vajza që nuk kishin marrë pjesë kurrë më parë në një protestë. Mes tyre ishte Julie (emër i sajuar), studente në Institutin Kombëtar të Gjuhëve dhe Qytetërimeve Orientale (Inalco): “Për mua është hera e parë. Munda të vija sepse leksionet e mia ishin anuluar. Më parë ishte e vështirë të merrje pjesë, sepse shkolla na pengonte”, tregon vajza njëzet vjeçare. Inalco rrallë mobilizohet, por gjërat po ndryshojnë. “Javën e kaluar organizuam një asamble të përgjithshme. Nëse protestat vazhdojnë do të jem edhe unë, me siguri”, premtoi Julie, megjithëse pranoi se kishte “frikë nga dhuna e policisë”.

Edhe ndër militantët më të përkushtuar si Laura (emri i sajuar), “frika nga përdorimi i forcës” është e madhe. “Situata është shumë e tensionuar. Ka rrezik të rrihemi sa herë që demonstrojmë”, nënvizon studentja e shkencave politike në Universitetin e Parisit. “Por ne nuk kemi ndërmend të dorëzohemi. Dhe do të jemi gjithnjë e më shumë”.

Maeva, që studion në Université Paris-Panthéon-Assas, ka marrë pjesë për herë të parë në një protestë. Ajo që e bindi të dilte në rrugë nuk ishte aq nevoja për të mbajtur anë kundër reformës së pensioneve, por fakti që qeveria përdori nenin 49.3 të kushtetutës (që i lejon kryeministrit të miratojë një ligj pa votën e asamblesë kombëtare) dhe dhuna policore. “Këto praktika jodemokratike bien ndesh me liritë tona individuale”, nënvizon studentja e drejtësisë ndërkombëtare.

Edhe për Laetitian dhe Léon, nxënës pesëmbëdhjetë e gjashtëmbëdhjetë vjeçarë që frekuentonin institutin Henri-Wallon të Aubervilliers, përdorimi i 49.3 ishte “pika që bëri të derdhet gota”. Vendosën të veprojnë dhe të ngrenë një komitet mobilizimi të shkollave të mesme të Aubervilliers. Për momentin, komisioni përbëhet nga vetëm gjashtë persona, por më 30 mars është përcaktuar një asamble ku do të përfshihen edhe nxënës të tjerë. “Të rinjtë nuk kanë informacion të mjaftueshëm për atë që po ndodh”, thekson Laetitia.

Më të rinjtë janë mobilizuar kundër reformës së pensioneve, por protesta e tyre shtrihet edhe në fusha të tjera. Si, për shembull, në shërbimin kombëtar universal (një muaj vullnetarizëm që duhet të kryhet në strukturat civile dhe ushtarake të cilin në dhjetor 2022 Presidenti Emmanuel Macron tha se donte ta bënte të detyrueshëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe krizës klimatike) apo platformës së orientimit të zgjedhjes së universitetit Parcoursup.

“Kemi perceptimin sikur nuk jemi më në demokraci dhe se askush nuk po na dëgjon,” shpjegon Arnaud. Ai është fëmijë ambientalistësh, Laetitia vjen nga “klasa punëtore”. Lëvizja i ka afruar. Të dy janë të bindur se qeveria ka “frikë nga të rinjtë. Për këtë ne nuk duhet të dorëzohemi”.

Në Strasburg, studentët ishin në krye të një korteu më të vogël se në ato të mëparshmit. “Macron, bëj si unë, takso miqtë e tu”, lexohet në pankartën e treguar nga Jules, studente e historisë. Jo shumë larg, Manon, Élise dhe e ëma e saj shfaqin pankarta të tjera, si ajo me mbishkrimin: “Është koha e pastrimeve pranverore!”. “Për ne është protesta e tretë apo e katërt”, shpjegon Manon, punëtore në sektorin e bujqësisë. “Në fillim vinim për reformën e pensioneve, por tani jemi të inatosur për gjithçka. Në zgjedhjet e fundit votuam për Macron kundër Rassemblement national, por tani ai po përfiton. Franca është në krizë si kurrë më parë. Ambjenti është në krizë. Por Macron nuk bën asgjë”.

Në Bordo, Lyla Chancelier dhe Charles Ferré, të dy nëntëmbëdhjetë vjeç, kanë marrë pjesë në “të gjitha protestat”. Studentë të fizikës dhe biologjisë në Universitetin e Bordos, ata e ndjejnë për detyrë të marrin pjesë edhe pse fakulteti i tyre nuk ka qenë pushtuar dhe duhet të braktisin mësimet për t’u bashkuar me protestat. “Denoncojmë përdorimin e nenit 49.3 dhe vendimin për miratimin e një ligji me forcë”, shpjegoi Chancelier i indinjuar. Më 23 mars, të dy djemtë ishin të pranishëm kur iu vu zjarri portës së bashkisë. Thanë që kishin frikë se situata mund të bëhej “më e dhunshme”. “Nuk është domosdoshmërisht ajo që ne duam”, shpjeguan ata. “Kanë përforcuar praninë e policisë dhe dhuna është përshkallëzuar”.

Duke pasur parasysh përleshjet që ndodhën javën e 20 marsit, përfshirë ato në rezervuarin Sainte-Soline në fundjavën e 25 dhe 26 marsit, autoritetet e konsideruan si një rrezik të lartë ditën e dhjetë të mobilizimit. Kortezhi parizian, që nisi nga place de la République në orën dy të pasdites, sfiloi pa incidente deri në place de la Nation. Disa përplasje ndodhën në orët e vona të pasdites kur janë plaçkitur edhe disa dyqane. Por asgjë nuk mund të krahasohet me dhunën e të enjtes së 23 marsit, para dhe pas mobilizimit.

Në fund të ditës së 28 marsit, prefektura njoftoi se policia kishte arrestuar pesëdhjetë e pesë persona. Përleshje mes policisë dhe protestuesve ka pasur edhe në Strasburg, Rennes, Nantes, Tuluzë dhe Lion.

Shumica e atyre që zbresin në sheshe nuk e miratojnë përdorimin e dhunës, por shumë refuzojnë ta dënojnë dhe drejtojnë gishtin nga Emmanuel Macron. Në Strasburg, kortezhi, krejtësisht i qetë, u nda pranë në afërsi të universitetit teksa studentët këndonin “rruga është e jona”. Pak më pas u dëgjuan shpërthimet e para. “Kjo dhunë nuk më habit”, theksoi Bernard Klautz, një pensionist që marshoi në kortezhin e autorizuar. Sipas tij “është qeveria që ka ushtruar dhunë” që në fillim. “Korret ajo që mbillet”, shton Klautz.

Disa shkaqe bashkë

Incidente të rënda ndodhën edhe në Lion. Pasi u dëmtuan disa dyqane dhe u shkatërruan shumë objekte, policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë. Një grup që sipas prefekturës përbëhej nga një mijë persona në krye të kortezhit pengonte vazhdimisht kalimin e përfaqësuesve sindikalë.

Në Tuluzë, policia ndërhyri për ta ndarë kortezhin më dysh. Sipas vëzhguesve të Ligue des droits de l’homme, forcat e rendit “nuk ndalojnë demonstruesit, por ndjekin një taktikë të re: ndajnë kortezhet në blloqe të ndryshme”.

Në Bordo, ku pati përleshje nëpër zona të ndryshme, Carine Des brousses po festonte ditëlindjen e saj të 51-të. Për të, beteja nuk është më vetëm kundër reformës së pensioneve. Ashtu si në kohën e jelekëve të verdhë, edhe në këtë rast çështjet sociale kishin përparësi ndaj kërkesës fillestare (në atë kohë ishte rritja e çmimit të karburantit).

“E pamë të shtunën në Sainte-Soline. Njerëzit filluan të humbnin durimin. Mes tyre u bashkohen kauza të ndryshme, siç ndodhi në kohën e jelekëve të verdhë. Është edhe çështja e pagave dhe e menaxhimit të pasurive ujore. Pse të favorizohet një grup i vogël njerëzish, në dëm të interesit të përgjithshëm? Gazetat europiane flasin për ne, protesta sa vjen e rritet. Duhet të ecim përpara”, nënvizon Desbrousses.

Konfederata e sindikatave synon të vazhdojë mobilizimin të paktën deri në vendimin e këshillit kushtetues, i cili deri më 14 prill duhet të shprehet për tekstin e reformës për të vendosur nëse përmbajtja dhe mënyra e miratimit të saj respektojnë kushtetutën.

*Titulli në origjinal: Për të tjetër ide pune

Përgatiti Dardan MITROVICA

Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Historia nuk falsifikohet me e për asgjë, jo më për non-gratizëm!
Next Article Nga Agim XHAFKA – Rama na mbush me rrena, tragetet mbushen me familje që ikin…
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?