GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Pelé, goli më i bukur i futbollistit më të famshëm të botës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Pelé, goli më i bukur i futbollistit më të famshëm të botës

By
Dardan MITROVICA
07/06/2023
5 Min Read
Share
SHARE

E shënoi kur ishte 18 vjeç, në Brazil, por e kanë parë vetëm spektatorët në stadium: është rikrijua në mënyrë dixhitale

Në dekadat e fundit, janë riparë, komentuar dhe klasifikuar golat më të bukur të Pelé, që u shua në moshën 82 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë: Edson Arantes do Nascimento ka shënuar shumë, në një epokë ku regjistrat dhe statistikat nuk ishin edhe aq të besueshme dhe në shumë raste në ndeshje që ishin pak më shumë se shfaqje show, pak zyrtare dhe rrallë dhe po aq pak të stamposura nëpër imazhe televizive dhe fotografike. FIFA, organizata që drejton futbollin botëror, i njeh zyrtarisht 1281 gola në 1363 ndeshje të përgjithshme. Numri është një primat absolut, edhe pse i diskutueshëm nga shumë statisticienë: Pelé e konsideronte jo të saktë (ai i atribuonte vetes edhe dy të tjerë), teksa sipas të dhënave të tjera, numri i golave ​​rritet ndjeshëm.

Vetë Pelé, nëpër intervista të shumta përgjatë periudhave të ndryshme të jetës së tij, është shprehur i sigurt për atë se cili ka qenë më i bukuri, midis në shumë se një mijë golave ​​që ka shënuar. Ka zgjedhur gjithmonë atë të 2 gushtit 1959, të realizuar në stadiumin Rua Javari në Sao Paulo, në një ndeshje në fund të fundit pa shumë rëndësi, të vlefshme për kampionatin Paulista, atë të shtetit të Sao Paulos (atëherë, por edhe sot, kampionatit kombëtar brazilian kampionati i bashkangjiten turne të ndryshëm të shteteve të ndryshme që përbëjnë federatën braziliane). Pelé ishte numri 10 i Santos, klub me të cilin luajti gjatë gjithë karrierës së tij, përpara se ta përfundonte me një periudhë dyvjeçare në Shtetet e Bashkuara, në New York Cosmos.

Ishte vetëm 18 vjeç, por ishte bërë i famshëm në të gjithë botën një vit më parë gjatë Botërorit të Suedisë 1958, kur theu disa rekorde duke luajtur dhe fituar turneun me Brazilin, duke shënuar tre gola në gjysmëfinale dhe dy në finale. Që nga ai moment në Brazil ai ishte ndër personazhet më të kërkuar dhe çdo ndeshje e tij konsiderohej një lloj eventi.

Santos po fitonte 3-0, ndeshja do të përfundonte 4-2: Pelé mori një krosim nga krahu i djathtë në buzë të zonës, dribloi një mbrojtës të parë me një kontroll të menjëhershëm të topit që shërbeu edhe për të marrë drejtimin e portës. Duke hyrë në zonë, dribloi me një “sombrero” – një lloj i veçantë driblimi kur një futbollist, për të kapërcyer një kundërshtar, e kalon topin sipër këtij të fundit – së pari dy mbrojtës, pastaj portierin e Atletico Juventus në dalje, për të shënuar më pas me kokë në një portë të zbrazët. Një seri lojrash në fluturim, të një teknike puro, që sipas kronikave të kohës pati sjellë edhe komplimentet e futbollistëve kundërshtarë dhe minuta të tëra të gjata duartrokitjeje nga publiku.

View this post on Instagram

A post shared by Acervo Estadão (@estadaoacervo)

Mirëpo atë gol, nuk e ka parë askush, përveç shikuesve të pranishëm në stadiumin e Atletico Juventus. E që bë realitet nuk ishin as shumë: nuk ekziston një shifër zyrtare, sot stadiumi ka një kapacitet prej 5000 spektatorësh, në disa raste atëherë arrinte deri në 15000, por ndeshja nuk ishte ndër më të priturat. Dhe nuk eksiston asnjë pamje filmike e atij goli, madje edhe fotografitë pavdekësojnë kryesisht goditjen e fundit me kokë.

Pelé ankohej shpesh për faktin se kanë qenë të paktë ata njerëz që kanë mundur ta shikonin golin e tij më të bukur. Për rieditimin e një dokumentari mbi jetën e tij, “Pelé i përjetshëm”, goli u rikrijua në mënyrë dixhitale dhe më 2014 qarkulloi shumë në rrjetet sociale dhe nëpër faqet e internetit.

Goli është rikrijuar në bazë të rrëfimeve të vetë Pelé, por edhe të kronikave të pakta nga ata pak të pranishëm në stadium: me kalimin e viteve ai aksion është bërë objekt i legjendave dhe riinterpretimeve të ndryshme.

Pelé shënoi edhe shumë gola të tjerë të bukur nga të cilët ka edhe pamje të filmuara: pak më shumë se një vit më parë, ende i mitur, realizonte dy gola në finalen botërore kundër Suedisë: i dyti konsiderohet ndër më të bukurit e të gjitha kohërave të kompeticionit. Në aksion, Pelé shmang një mbrojtës pikërisht nëpërmjet sombrero.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand SHKULLAKU – Povera Meloni, poveri noi
Next Article Nga Alfred LELA – Dako e Tahiri si ‘tango me shpinë’ e Ramës me amerikanët
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?