GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Paqëndrueshmëria e fortë titujve hi-tech në SHBA nervozon tregjet
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ekonomi

Paqëndrueshmëria e fortë titujve hi-tech në SHBA nervozon tregjet

By
GazetaTjeter
08/09/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Për analistët, aksionet teknologjike janë ngritur shumë dhe shumë shpejt. Tani po shfryhen. Amazon, Microsoft, Alphabet dhe Facebook kanë rënë secila të paktën 6.5%, ndërsa 5 kompanitë më të mëdha të teknologjisë, plus Netflix, humbën gati 500 miliardë në vlerën e tregut

Paqëndrueshmëria e fortë e aksioneve teknologjike nervozon tregjet, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e këtij sektori për të vazhduar dhe mbajtur lart vlerat në Wall Street.

Dje, tregjet amerikane kanë qenë mbyllur me rastin e Labour Day, por në dy seksionet e fundit Nasdaq ka humbur 6%, duke invertuar trendin që çoi në 43 mbyllje rekord për indeksin e titujve teknologjikë dhe duke e ngritir S&P 500 lart me mbi 26% këtë vit.

Edhe Cboe Volatility Index, Vix, i njohur si indeksi i frikës në Wall Street, të premten u ngjit nga 26 në 33.45 pikë, më e larta që nga korriku, në prag të tërheqjes së Nasdaq dhe S&P.

A është fundi i një cikli? Analistët janë në pikëpyetje dhe, sipas Wall Street Journal, janë të paktë ata që mendojnë vërtetë se fundjava e shkuar katastrofike përfaqëson me të vërtetë fundin e këtij rally.

Ekonomia amerikane vazhdon të tregojë shenja përmirësimi dhe normat e interesit mbeten afër minimumeve historike. Gjithashtu, shtytja e pandemisë që ka favorizuar punën nga shtëpia, dhe si rrjedhojë edhe titujt e teknologjisë, vazhdon.

Po atëherë, pse Nasdaq, që nga fillimi i vitit i cili ka fituar 26%, po humbet terren, duke u tërhequr?

Shpjegimi i analistëve është se paqëndrueshmërinë e aksioneve të disa emrave big, siç është Apple, kompania e parë që arriti 2 trilion dollarë në kapitalizimin e tregut, është shqetësuese. Arsyeja?

Ndërkohë që janë rritur shumë dhe shumë shpejt dhe më pas tregjet janë të shqetësuar për pasigurinë e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe vështirësinë me të cilën po përballen Shtetet e Bashkuara në frenimin e shpërthimeve të reja të Covid-19.

Vlera e tregut e Apple, Facebook dhe Amazon është rritur me 85% ose më shumë se nga 23 marsi.

“Këto tituj janë rritur shumë,” shpjegpn për WSJ, Leslie Thompson, drejtori i Spectrum Management Group në Indianapolis, një fond që administron rreth 700 milionë dollarë dhe që kohët e fundit i tërhoqi investimet e tij nga aksionet teknologjike si Apple dhe prodhuesi i çipave Nvidia.

Pesë kompanitë më të mëdha Internetit – Apple, Amazon, Microsoft, kompania mëmë e Google Alphabet dhe Facebook – përbënin në fund të gushtit 26% të S&P, përkundrejt 14% të tre vjetëve më parë.

Sidoqoftë, në dy seksionet e fundit të javës së kaluar, Amazon, Microsoft, Alphabet dhe Facebook ranë secila me të paktën 6.5%, ndërsa pesë kompanitë më të mëdha të teknologjisë, plus Netflix, humbën gati 500 miliardë në vlerën e tregut.

Edhe Tesla humbi gjithashtu 16% me fillimin e shtatorit, një rënie që filloi menjëherë pasi prodhuesi i makinave elektrike më 31 gusht u bë kompania e shtatë publike më e madhe amerikane, me një vlerë tregu prej 465 miliardë dollarësh.

Me pak fjalë, teknologjia ka filluar të shfryhet dhe javët në vijim do të kuptojmë se sa e thellë do të jetë tkurrja e tyre.

Revoltat dhe protestat, ja si sigurimet mund t’i parashikojnë të gjitha
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
Rrugët e “florinjta”, si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime vetëm më 2024-ën
Nga Dardan MITROVICA: Carney, Merz dhe jo vetëm: kur financat tejkalojnë politikën
Menaxhimi i rrezikut doganor të CEFTA-s
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Si dhe pse Koreja e Veriut është e fiksuar pas bërthamores
Next Article Kuno, qeni që shpëtoi ushtarët në Afganistan

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?