GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Pakistan, Zohra, shërbëtorja 8-vjeçare, rrihet dhe vritet se liroi dy papagallë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Pakistan, Zohra, shërbëtorja 8-vjeçare, rrihet dhe vritet se liroi dy papagallë

By
GazetaTjeter
08/06/2020
2 Min Read
Share
SHARE

Zohra, një vajzë tetë vjeçare që punonte si shërbyese në Pakistan, vdiq e rrahur nga punëdhënësit e saj, një çift i pasur nga Rawalpindi, Pakistan. Vogëlushja, 4 muaj më parë ishte larguar nga qyteti Kot Addu, në provincën e Punjab, ku jetonte me familjen e saj shumë të varfër për të punuar në shtëpinë e familjes së pasur. Ishte punësuar për t’u kujdesur për fëmijën e tyre një vjeçar. I kishin premtuar se si shpërblim do ta çonin në shkollë, ka nga ata që tani pretendojnë se familja e fëmijës ishte mashtruar. Zorha liroi dy papagaj në kafaz dhe për këtë ajo u rrah. Sipas disa mediave lokale ishte një aksident, vajza po ushqente me papagajt dhe në momentin që ajo hapi derën e kafazit ata fluturuan vrik. Ka nga ata që flasin për një gjest ndjeshmërie fëminore.

This tramp murdered an 8 year old domestic worker in his home Bcs she let caged birds go free.
Let everyone know about this scum

Inna lillahi wa inna ilayhi raji’un #JusticeForZohraShah pic.twitter.com/BSHkJZYZ2M

— Hamza Saad (@Hxmza_s) June 6, 2020

Por reagimi i punëdhënësve ishte i tmerrshëm: e rrahën dhe e torturuan derisa ajo vdiq. Sipas raportit të parë të policisë, kur ekzekutuesit e saj e braktisën në një spital, mjekët bënë gjithçka për ta shpëtuar, por vogëlushja vdiq po atë ditë nga dëmtimet në fytyrë, duar, nën kafazin e brinjëve dhe këmbë. Nuk përjashtohet mundësia që ajo të ketë pësuar edhe sulme seksuale. Policia ka dërguar mostra në laborator për t’u analizuar për të konfirmuar ose jo dhunën. Policia arrestoi dy të akuzuarit që pranuan se torturuan fëmijën sepse kishte liruar papagajt e tyre. Të pandehurit tani ndodhen në paraburgim Nga rrëfimet e të pandehurve del se kishin vazhduar ta godisnin për vdekje, megjithë ulërimat dhe lotët e saj, pavarësisht përgjërohej për mëshirë. Në Twitter është përhapur hashtagu #JusticeForZohraShah, ku shumë njerëz kërkojnë drejtësi për vogëlushen dhe kanë përhapur dizajne për nder të saj.

BE-ja dhe paratë e shpërndara nëpër Media: çështja e “investigatorëve” të OCCRP e zbuluar nga Berliner Zeitung
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Tërheqja përfundimtare amerikane nga OBSH
Next Article Ringo Starr mbush 80 vjeç: “Më uroni duke menduar Peace and Love”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?