GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Organet e PD-së së Bashës dhe organet e vetingut
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Organet e PD-së së Bashës dhe organet e vetingut

By
GazetaTjeter
13/02/2022
5 Min Read
Share
SHARE

Kur reforma në Drejtësi në korrikun e vitit 2016 mori 140 vota, prej të cilëve edhe tre votat e deputetëve të mazhorancës, (PS-së), të akuzuar e dënuar për trafik droge, prostitucioni dhe plagosje të rëndë, dy ambasadorët e atëhershëm, Donald Lu i SHBA-ve dhe Romana Vlahutin e BE-së, u përqafuan përmallëshëm si për të treguar se “mundi i tyre nuk shkoi dëm”. Rrugës së ndërtimit kjo reformë ra në duart e mazhorancës, pasi e tillë ishte nisur dhe e tillë do të përfundonte.

KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit), u kthye në instrumentin e parë të shkarkimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke ofruar spektakël dhe shkarkuar personazhe të sistemit të drejtësisë qoftë edhe për 12 metra garazh të padeklaruar. Por kjo ishte formë e Drejtësisë së Rilindjes, që ofron shfaqje për të mbuluar atë që ndodhi në vijim ishte shkërmoqje që në nisje. Kalorësi i “antikorrupsionit” e kaloi vetingun edhe pse nuk justifikonte 100 mijë dollarë në bankë, plus disa kontrata të dyshimta qiradhënie. Po ashtu edhe personazhe të tjerë prokurorë dhe gjyqtarë ia gjetën fijet pushtetit dhe me vulën e “të vavarurve) që vareshin indirekt nga qeverisja, sot të tundin në duar “kartën e pastërtisë” dhe premtojnë se do të shkulin nga rrënjët krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Të “pastërtit” që duhet të pastronin drejtësinë u përfshinë në llum. Disa nga anëtarët e KPK-së kanë probleme të theksuara me fshehjen e pasurisë. Mes tyre Etleda Çiftja, Lulzim Hamitaj dhe Genta Bungo kanë deklaruar se jetonin me 8 mijë lekë të vjetra në muaj, por nga ana tjetër llogari bankare, banesa e biznese fshiheshin në emrat e të afërmve.

Të Rilindur nga sistemi nisën shkarkimet në masë, ndërsa metri që përdorën ishte në shumë raste i ndryshëm. Nuk kishte si të mbeste pa u kapur në skandale të rënda anëtarët “elitë” të Komisionit të Posaçëm të Apelimit (ose shkalla e dytë dhe përfundimtare e vetingut). Dy anëtarët e saj, Daci dhe Hajdari janë nën akuzë për faksifikim dokumentash, por për ta ka ende shpresë pasi dosjet i ka SPAK, institucioni me emër të madh, por pa bereqet.

Ligjërisht KPK-së i përfundon mandati në qershor, por me ndërhyrjen e ambasadorëve dhe me shtysën e mazhorancës, që kërkon ende të mbajë duart në drejtësinë e re, u kërkua zgjatja e afateve të vetingut. Organi që do i japë jetë organeve të drejtësisë për tu shtyrë në kohë është pikërisht Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij në emër të opozitës.

Në Parlament u zhvillua spektakli, ku njëri pas tjetrit, deputetët që mbështesin Bashën, më emër të grupit Parlamentar të PD-së tentuan të duken heronj. Japin votën në këmbim të një fotoje me ambasadorët e akredituar në Tiranë, veçanërish nga dy “kyekontrollorët”, Yuri Kim dhe Luigi Soreca.  Lëpijnë mbi atë që vetë pështynë. Kryedemokrati me vulë Lulzim Basha prej kohësh e ka cilësuar drejtësinë e re si të kapur nga Rama, teksa e votoi që ajo jo vetëm të kapet, por edhe të shtrydhet si organ, në orgjinë e pandashme pushtet-drejtësi, ku kërkon të futet edhe vetë Basha me të tijët.

Qoftë edhe për një foto me ambasadorë në ikje Basha legalizoi drejtësinë e re, ku të gjithë “katet” e ngritura i ka me lejen e Ramës. Kryeministri  rri e sheh nga lart, teksa dëgjon kacafytjen e të të njëllojtëve në bindje, por të pamoralshëm në qëndrime të cilët betejën nuk e kanë më me kundërshtarin politik, por me kundërshtarin brenda partisë.

Vetë Basha: “Jam me ndërkombëtarët”- thotë, paçka se të njëjtët ndërkombëtarë deri dje i akuzonte se bashkë me pushtetin po shkatërrojnë Reformën në Drejtësi. Tashmë me ndihmën e Bashës, Rilindja do të ketë një kartë më shumë në duar, duke ia tundur në çdo rast kreut me vule të opozitës votën pro që i dhanë.

Enigma nuk ka më! Basha dhe Rama janë një, pa kushte, pa politikë në mes, por në iteresin e vogël që po shitet si “interes kombëtar”. Dikush quhet “kalorës antikorrupsion” dhe mban në qafë një medalje të porositur nga “argjendaria Sorosiane”, po ai që i hipën gomarit i veshur me kostum shik dhe me flokët me xhel si quhet?

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand MAHO – Pse Basha po braktis e betejën pa filluar akoma!
Next Article Adami dhe Eva pa fajin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?