GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Operacionet e Wagner-it në Afrikë: ku lëviz dhe objektivat reale të Grupit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Hija e Grupit Wagner

Operacionet e Wagner-it në Afrikë: ku lëviz dhe objektivat reale të Grupit

By
Dardan MITROVICA
06/01/2024
10 Min Read
Share
SHARE

INDEKSI I DOSSIERIT

1) Wagner dhe contractors-ët e tjerë: galaktika e mercenarëve rusë
2) Të gjitha fushatat e Grupit Wagner në Ukrainë
3) Operacionet e Grupit Wagner në Afrikë: ku po lëviz dhe cilat janë objektivat reale
4) Si stërviten dhe çfarë bëjnë milicët e Grupit Wagner
5) Jo vetëm Wagner: cilët janë mercenarët e Uraleve që sfidojnë Grupin Wagner

Botsvana, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Sudani, Komoret, Kongo, Guinea Ekuatoriale dhe Bisau, Libia, Mali, Madagaskari, Mozambiku, Nigeria dhe Angola janë vetëm disa nga shtetet në të cilat është vënë re prania e tashmë “mercenarëve” famëkeq rusë. Mirëpo Grupi Wagner, i bërë i njohur në të gjithë botën pas pushtimit rus të Ukrainës, është thjesht maja e ajsbergut. Në Afrikë dhe në botë, operojnë shumë PMSC të tjera ruse, sigurisht me një profil më të matur, por që sidoqoftë u shërbejnë interesave të Moskës.

Contents
INDEKSI I DOSSIERIT1) Wagner dhe contractors-ët e tjerë: galaktika e mercenarëve rusë2) Të gjitha fushatat e Grupit Wagner në Ukrainë3) Operacionet e Grupit Wagner në Afrikë: ku po lëviz dhe cilat janë objektivat reale4) Si stërviten dhe çfarë bëjnë milicët e Grupit Wagner5) Jo vetëm Wagner: cilët janë mercenarët e Uraleve që sfidojnë Grupin Wagner

Nëse Wagner është një PMSC sui generis, siç tregon përdorimi i tij masiv në teatrin ukrainas, grupet Anti-terror, Rossiskie System Bezopasnosti (RSB), Mar, Enot dhe Patriot vazhdojnë të veprojnë pothuajse të patrazuar. Këto grupe janë bërë një element qendror i strategjisë së depërtimit rus në Afrikë: aty ku Federata propozon marrëveshje tregtare dhe eksporton armatime, këta aktorë ofrojnë kryesisht shërbime ushtarake dhe inteligjente (shoqërim personal VIP, siguri detare, dezinformim dhe fushata propagandistike e madje edhe kundër-operacionet kryengritëse).

Kështu, politika e jashtme afrikane e Kremlinit është dybinarëshe, pasi përveç marrëdhënieve të zakonshme bilaterale, ajo kryesisht mbështetet në një pjesë të madhe në aktorë nominalisht privatë, të cilët i garantojnë një të ashtuquajtur “plausible deniability” Moskës dhe për këtë arsye janë të lirë të veprojnë në shkelje të qartë të normave ndërkombëtare dhe ligjeve të luftës. Nëse kjo strategji ka arritur disa suksese (Siri, Republika e Afrikës Qendrore, Sudan), ajo ka edhe plot dështime – të mëdha. Kështu, përshenmbull, në Madagaskar, përpjekja për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 përfundoi praktikisht në thjesht asgjë.

Gjithnjë në vitin 2019, kësaj here në Mozambik, PMSC Wagner thirret për të “zgjidhur” kryengritjen në provincën e Cabo Delgado, në pjesën veriore të vendit. Mirëpo, contractors-ët rezultuan jo vetëm të papërgatitur për këtë lloj misioni dhe të paaftë për të bashkëpunuar me forcat e armatosura vendase, por të paaftë madje edhe për të komunikuar për shkak të mungesës së aftësive gjuhësore. Viktima e kurtheve të ndryshme, pra, pësuan rregullisht humbje dhe nuk arritën të marrin rezultate në terren, deri në atë pikë sa qeveria e Presidentit Nyusi do të detyrohet të ndërpresë kontratën me PMSC-në, duke shkaktuar largimin e saj. Por, pavarësisht këtyre dështime që zbulojnë mangësi strukturore në politikën afrikane të Moskës, hija e Wagnerit ka vazhduar të qëndrojë pezull mbi kontinent e madje mesa duket edhe e gatshme të zgjerohej. Të jetë e vërtetë? Dhe mbi të gjitha, sa e qëndrueshme është prania e Wagner në Afrikë në terma afatgjatë?

RCA: një bankoprovë

Nëse politika afrikane e Rusisë u përshkrua gjatë Samitit të Soçi 2019, Republika e Afrikës Qendrore përbën bankoprovën e asaj strategjie, e cila mbështetet në aktorë gjysmë (apo pseudo) privatë. Edhe pse disa burime raportuan rritje të pakënaqësisë së popullsisë ndaj contractors-ëve rusë për shkak të veprimeve të përsëritura kundër të civilëve dhe akuzave të ndryshme për përdhunim, kjo çështje sigurisht që mund të konsiderohet një sukses për Kremlinin.

Rusët, në fakt, që nga viti 2017 mbyllën një akord me qeverinë e Bangui në lidhje me eksportin e armëve dhe materialeve ushtarake. Menjëherë pas kësaj, “instruktorët ushtarakë” të Wagner-it hyjnë në vend. Duke kombinuar një fushatë mjaft të egër kundër kryengritësve që solli shpejt rezultate në terren me një shërbim më të gjerë konsulence politike të bazuar në propagandë dhe dezinformim, “agjentët e posaçëm” të Moskës arrijnë të pushtojnë vendin.

Një nga njerëzit e tyre bëhet këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit, mercenarët nisin të patrullojnë rrugët dhe mbrojnë detyrën më të lartë të vendit me një lloj roje pretoriane. Madje contractors-ët arrijnë – për një periudhë të shkurtër – të menaxhojnë edhe doganat e këtij vendi të vogël që nuk ka dalje në det. Dhe jo vetëm kaq: duke shfrytëzuar dobësitë e sektorit të sigurisë së Afrikës Qendrore, njerëzit e Wagner marrin kontrollin e të paktën dy batalioneve të Forcave të Armatosura afrikanoqendrore, të stërvitura më parë nga një mision evropian (EUTM-RCA).

Mali: një “hap më i madh se këmba?”

Afrika Qendrore është një nga shtetet afrikane më të vogla për sa i përket shtrirjes territoriale, e pasur me burime natyrore (në veçanti ar dhe uranium). Wagner pra mund të vetëfinancojë praninë e tij në vend përmes nxjerrjes së këtyre burimeve përmes kompanisë Lobaye Invest, pronësia e së cilës shkon në mënyrë indirekte në tashmë të ndjerin Yevgeniy Prigozhin. Përsa i përket Malit, çështja është ndryshe. Ai është vendi i 24-të në botë për nga shtrirja territoriale dhe ka një teatër operacional të mbipopulluar: ekziston, faktikisht, edhe një mision i OKB-së (Minusma) i cili ka në përbërje të tij një komponent të fortë evropian, një mision stërvitjeje i BE-së (Eutm-Mali), me forcat rajonale të G5 Sahel (Fc-G5S) dhe deri pak kohë më parë edhe operacioni francez Barkhane i ndihmuar nga task-forca Takuba.

Pra, hyrja e Wagner-it në këtë teatër operacional i përgjigjet një objektivi më të gjerë, pikërisht atij të shtrirjes së ndikimit të Moskës në një zonë me interes strategjik për Evropën dhe në veçanti për Francën. Nga ky këndvështrim, misioni mund të konsiderohet i suksesshëm, pasi shkaktoi tensione të papajtueshme mes Parisit dhe Bamakos, të cilat kanë pasur pasoja mbi trupat franceze, të ndjekura nga afër prej atyre të vendeve të tjera evropiane që nisën të largohen gradualisht nga vendi. Megjithatë, lindën dyshime të rëndësishme përsa i përket qëndrueshmërisë së pranisë së Wagner-it në Mali në planin afatgjatë. “Contractors”-ët  rusë për këtë skenë nuk disponojnë mbështetje të mirë logjistike, janë të paktë (sidomos në krahasim me numrin e rëndësishëm të francezëve) për një zonë kaq të gjerë dhe duhet të mbështeten në aftësitë logjistike të ushtrisë maliane (Fama).

Nuk është e qartë se sa i kushton grupi Wagner qeverisë së Bamako (supozohet rreth 10 milionë dollarë në muaj) dhe se si ky i fundit arrin ta financojë, aq më tepër që vendi afrikan nuk ka burime të rëndësishme natyrore. Për më tepër, asnjë kompani ruse deri më sot nuk ka arritur të fitojë ndonjë të drejtë për nxjerrjen e arit në veri të vendit (koncesioni në fakt i mbetet një kompanie kanadeze). Ndërkohë që në një këndvështrim thjesht ushtarak, është e vështirë të mendohet se një grusht njerëzish mund të kenë sukses aty ku ushtria franceze substancialisht ka dështuar. Nëse operacioni Peacekeeping “i fuqishëm” i dëshiruar nga Parisi nuk arriti të zgjidhte kryengritjen xhihadiste në veri dhe në qendër të vendit, është e pamendueshme që rusët të mund të kenë sukses.

Në fakt, që kur rusët kanë hyrë në Mali, metodat brutale të përdorura për të neutralizuar grupet kryengritëse vetëm sa kanë rritur pakënaqësinë popullore (veçanërisht të etnisë Fulani), duke shtuar rradhët e rebelëve. Që nga tërheqja e trupave franceze, sulmet nga grupet me orientim islamik vetëm janë shtuar, ashtu si edhe veprimet e qeverisë kundër popullsisë civile. Një përzierje e rrezikshme që kontribuon në përkeqësimin e situatës për nga pikëpamja e respektimit të të drejtave të njeriut. Në qarqet qeveritare sot flitet për zëvendësimin e contractors-ëve rusë drejtpërdrejt me mjete ushtarake, nëpërmjet përdorimit kirurgjikal të dronëve, në veçanti atyre turq Bayraktar TB2.

Objektivi Burkina Faso

Junta në pushtet në Burkina Faso prej disa kohësh duket se është po “përkëdhelet” prej rusëve. Në fakt, tensionet me Parisin janë rritur dhe ka zëra për një ndërhyrje të mundshme nga Grupi Wagner. Sidoqoftë, zyrtarisht nuk ka përfunduar ende asnjë marrëveshje dhe ka të ngjarë që përkeqësimi i kushteve të sigurisë në Mali të ngadalësojë udhëheqësit Ouagadougou.

Nëse ishte e pamundur që politika afrikane e Moskës të arrinte suksese të rëndësishme atje ku Perëndimi ka dështuar, rreziku i një “overstretch” (zgjerimi të tepruar) të Grupit Wagner në Afrikë është padyshim i lartë. Nëse impenjimi në këta skenarë të shumtë e të ndryshëm do të përfundonte me dështim, politika afrikane e Moskës, e përqëndruar në furnizimin me suksese ushtarake brenda në një kohe të shkurtër, do të pësonte kësisoj një goditje serioze imazhi.

Përgatiti për gazetatjeter.net: Dardan MITROVICA

Të gjitha fushatat e Grupit Wagner në Ukrainë
Wagner dhe contractors-ët e tjerë: galaktika e mercenarëve rusë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Sonila MEÇO – Gjithë fajin e ka TikTok-u???
Next Article Inteligjenca Artificiale në duart e Rilindasve safi
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?