GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: O Çuç, aman, mos puno kaq mirë!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

O Çuç, aman, mos puno kaq mirë!

By
GazetaTjeter
30/03/2023
4 Min Read
Share
SHARE

“E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi”. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Balla këtë të Premte, pas një aktiviteti në Kuvend.

Deklarata erdhi në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, të cilët i kujtuan kryetarit të grupit socialist ngjarjet kriminale të ndodhura javët e fundit.

Orët e para të Hënës një breshëri plumbash u derdh mbi godinën e “Top Channel”, duke lënë të vdekur rojën që punonte pranë televizionit, 60-vjeçarin Pal Koka, baba i tre fëmijëve. Ky i fundit me shumë gjasë s’ka asnjë lidhje me konfliktin e mundshëm mes urdhëruesve të atentatit dhe pronarëve. Policia gjeti një makinë të djegur tip “Range Rover” që dyshohet se u përdor në ngjarje, ndërsa autorët, siç ndodh rëndom, u arratisën në drejtim të paditur për policinë.

Krimi tronditës erdhi në vazhdën e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë shokuar kryeqytetin javët e fundit. Vrasja e tre grave nga Dan Hutra dhe plagosja e dy të tjerave ishte një tjetër gjëmë për banorët kryeqytetas dhe jo vetëm. Pas ekzekutimeve, Hutra endej rrugëve të Tiranës me synimin, siç do të shprehej në dëshminë e tij më pas, për të ekzekutuar objektivin tjetër. Arrestimi erdhi vetëm falë telefonatës në polici të një qytetari që arriti ta identifikojë dhe të njoftojë autoritetet. “Inteligjenca informative” – togfjalësh që policia e përdor rëndom në njoftimet për mediat, në këtë rast rezultoi në pozicion jashtë loje. Ekspertë të sigurisë ngritën pikëpyetje se ku ishin satelitët e propaganduar me aq zell nga kryeministri Edi Rama.

E njëjta pyetje u bë edhe kur u vra 60-vjeçarja Mimoza Paja, në atentatin po të stilit mafioz si në rastin ndaj TCH, në një lokal në “Don Bosko”. Sipas hetimeve, autorët qëlluan me breshëri ndaj lokalit të Fation Muratit, duke vrarë banakieren Mimoza dhe plagosur disa të tjerë, dogjën makinën e përdorur në atentatit dhe u larguan, sigurisht… në drejtim të paditur.

Plumba u derdhën sërish dje në Lushnje, duke plagosur një grua, ndërsa familjarët e saj hodhën akuza ndaj policisë. “Policia nuk ka marrë asnjë masë”, tha i vëllai i plagosurës duke shpjeguar më tej se mes familjes së tyre dhe autorëve të dyshuar ka një hasmëri që dy vite më parë shkaktoi një tjetër vrasje.

Kavaja po ashtu u trondit nga një vrasje e dyfishtë pas një konflikti mes dy personave të cilët qëlluan njeri-tjetrin me thikë e armë zjarri. Njëri prej fatkeqëve u vra në sy të fëmijës së mitur. Për mediat, banorët do të shprehnin se ndiheshin të frikësuar për jetën. “Ndihem 800% i pasiguritë”, tha një qytetar.

Një adoleshent u plagos dje me mjet prerës në një shkollë 9-vjeçare në Paskuqan, një i ri u qëllua me thikë mbrëmjen e së Mërkurës në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.

Shpërthimet e fuqishme me tritol si në Sarandë dhe Arrameras të Fushë-Krujës trembin ende banorët.

Lista vijon dhe është e gjatë.

Krimi sundon në mënyrë brutale! Por nëse kjo për Edi Ramën nënkupton se “situata e rendit s’ka qenë kurrë më mirë” dhe për Taulant Ballën përkthehet një punë e mirë e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, atëherë një kërkesë me përulësi: O Çuç, aman, mos puno kaq mirë!

Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Hija e Soros pas prokurorit anti-Trump: çfarë zbulojnë donacionet
Next Article Trump do presidencën: ja pse aktakuza nuk do ta ndalojë atë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?