GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: “Now and Then”, magjia e këngës së fundit të Beatles
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Muzikë

“Now and Then”, magjia e këngës së fundit të Beatles

By
Dardan MITROVICA
03/11/2023
5 Min Read
Share
SHARE

E shkruar nga Lennon, e mbaruar nga Paul e Ringo duke menduar për Harrison

Pritja mbaroi: dje, në orën 15:00, u publikua në mbarë botën “Now And then”, kënga më e fundit e Beatles, e shkruar dhe kënduar prej John Lennon, e zhvilluar në mesin e viteve ’90 nga Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr dhe tani, pas mbi 40 vjetësh, e përfunduara më në fund nga Paul dhe Ringo.

Teksa e dëgjon të vjen të thuash se ndoshta nuk është kënga perfekte, megjithatë, është magji e pastër të dëgjosh zërin e John Lennon që hap ato 4 minuta e 9 sekonda muzikë që kanë mundur, falë magjisë së inteligjencës artificiale, të ribashkojnë Fab Four edhe për një herë të fundit, edhe pse nga larg.

Është një histori e gjatë, në fakt, ajo e këngës së fundit të panjohur të Beatles, e regjistruar si një provë shtëpiake në fund të viteve ’70 nga John Lennon në Dakota Building në Nju Jork. “Më kujtohet – thotë djali i tij Sean, në dokumentarin që shoqëron publikimin e këngës – kur jetoja në Dakota me babanë dhe mamanë. Është kjo ideja që babai im rreshti së bëri muzikë për një kohë për të më rritur, për të cilën mendoj se është pjesërisht e vërtetë, duke qenë nuk shkonte nëpër turne dhe nuk kishte ndonjë detyrim të madh ndaj shtëpisë diskografike. Por këndonte gjithmonë nëpër shtëpi. Regjistronte demo gjatë gjithë kohës, dhe mbaj mend që përdorte ato regjistratorët me kaseta. Mamaja kishte një tufë këngësh që babai nuk i kishte mbaruar dhe ua dha Beatles-ave të tjerë”.

Në ato kaseta të panjohura – dorëzuar nga Yoko Ono tek McCartney më 1994 – ishte shkruar thjesht ‘Për Paul’.

Brenda kishte demo të tjera të John, ‘Free As A Bird’ dhe ‘Real Love’, më pas të përfunduara dhe të publikuara si këngë të reja të Beatles. Ndërsa, për ‘Now and Then’, teknologjitë e asaj kohe ishin shumë të kufizuara dhe pas dy ditësh në studio, tre Beatles e atëhershëm të mbijetuar vendosën ta linin mënjanë.

Pas vdekjes së George Harrison, më 2001, dukej se kishte marrë fund gjithçka, por më 2021 vjen kthesa falë serialit dokumentar “The Beatles: Get Back”, me regji të regjisorit Peter Jackson, ku për hera e parë u eksperimentua teknologjia ekzakte për të ndarë zërin dhe pianon. Dhe është prekëse deri në lot të dëgjosh, në dokumentar, zërin e kristaltë të Lennon-it, që duket se kapërcen kohën dhe hapësirën për të mbërritur deri tek ne, sot. Dhe ndodhi kështu që, më së fundi, gati për t’u bërë diçka më shumë se një provë shtëpiake, më 2022 Paul dhe Ringo futën kitarën elektrike dhe akustike të regjistruar më 1995 nga George, një pjesë e re në bateri nga Ringo dhe basin, kitarën dhe pianon nga Paul, të akorduar në zëri origjinal i John. Paul ka shtuar edhe një pjesëz me kitarë si një ndërim për George dhe ka realizuar zërat vokalë mbështetës me Ringo.

Në Capitol Studios të Los Angeles, McCartney ka mbikëqyrur edhe një seancë regjistrimi top sekret – ku muzikantët nuk e dinin se po punonin për këngën më të fundit të Fab Four – për një përditësim nostalgjik, të stilit Beatles, shkruar nga Giles Martin, Paul dhe Ben Foster. Paul dhe Giles më në fund kanë shtuar backing vocals nga regjistrimet origjinale të ‘Here, There And Everywhere’, ‘Eleanor Rigby’ dhe ‘Because’, të ndërthurrura në këngën e re, një kapsulë kohore që i risjell Beatles së bashku. Një akt dashurie për njëri-tjetrin nga të kuarteti i Liverpooli-t, që nga njëra anë rikujton ‘Woman’, një nga këngët më të mira solo të Lennon, nga ana tjetër ka shijen e momenteve të tyre më të mira së bashku, në një ekuilibër të vështirë të mbajtur së bashku nga magjia e muzikës, vërtetë e aftë – kësaj here – për të kapërcyer kufijtë e kohës për t’u hapur drejt magjisë. Siç thotë Sean Ono Lennon, ‘Now and Then’ “është si një kapsulë në kohë dhe është sikur gjithçka ishte e paracaktuar për të qenë kështu”.

Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Cila ka qenë kënga më e famshme në vitet Gjashtëdhjetë?
Nga Denion Ndrenika, Nju Xhersi – Lamtumirë!”, them i Pari”…
Këto këngë, do të bëjnë të ndihesh i lumtur (e thotë shkenca)
Nga Denion NDRENIKA – “Rebeli” i jazz-it, Ermal Rodi
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Rezistenca antikomuniste/ Si u torturua Riza Dani dhe grupi i tij: “Në çorape gjenim thonj të shkulur”
Next Article A është SPAK nën kontrollin e Ramës?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?