GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Norman MANEA – Shtypje mbytëse në tregun e kulturës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Norman MANEA – Shtypje mbytëse në tregun e kulturës

By
GazetaTjeter
28/11/2020
7 Min Read
Share
SHARE

Ç’vend zë letërsia sot, në një shoqëri ku kultura masive, e manipuluar me zell e me fitim, afërmendsh që e fiton garën dhe kërcënon të gëlltisë kulturën në vetvete? Nuk e teprojmë po të themi se letërsia është e rrezikuar në kulm.

Në një kohë kur figura pamore ka pushtet të plotë e kur komunikimi bëhet me shpejtësi ultra të lartë, për të matur peshën vendimtare të krizës, nuk është më as e nevojshme të kërkojmë armiqtë tradicionalë të leximit. Po të jetë fjala për skandalin e përdhunimit më të fundit, për shpërdorimin financiar më të fundit, për bujën më të fundit në sport, në veprimet e policisë apo në jetën e shoqërisë mondane, serialët televizivë mediokër mbarëbotërorë shndërrohen brenda natës në “libra” e përpihen nga po ai lexues masiv, që nuk bën më dallim midis prozës artistike dhe “romanit” të jetës së gjallë. Harbutëria duket se është njëra nga shenjat-simbol të çlirimit nga rregullat, që kufizojnë mendimin e sjelljen dhe për shumë vetë duket se është shprehje e “lirisë” absolute e themelore.

A është e vërtetë që shija e ulët, pra mendimi i cekët, shpie në veprime kriminale, sikundër e parashikonte Stendali me ironi pa të keq? Lipset pranuar se karakteri i ndërlikuar mahnitës i shumë prej këtyre kriminelëve, nganjëherë na emocionon me rrëfime për botën e fundërrinave: për vetminë dhe të fshehtat e saj, shtytjet e errëta të brendshme, nevojën e ngutshme traumatike për kënaqësi, e parë kjo si konfirmim terapeutik kalimtar i personalitetit; ose me rrëfime për jetën e natës, për lokalet e bodrumeve pa barriera e rregulla standarte, botë që kërkon ose sajon prova minimale, sado të çuditshme e tuhafe të realitetit, qenies, jetës.

***

Lexo më shumë

Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…

Nuk është për t’u habitur që demokracia, duke shpallur të drejtat e patjetërsueshme të individit e duke i respektuar ato, mund të bëjë fare pak për të paralajmëruar zgjidhjet e këqija, qoftë në pikëpamje të shijes së ulët në dukje të padëmshme, qoftë në pikëpamje të nevojës së nëmur për të vrarë tjetrin.

Mjeshtëria e depërtimit artistik në të thellat e këtij universi, artificial po dhe aq njerëzor, mund të jetë herë-herë mahnitëse. Nuk janë për t’u lavdëruar vetëm përpjekjet e shkrimtarëve të njimendtë, por edhe të fondacioneve, shtëpive botuese, universiteteve e bibliotekave për t’i bërë ballë shtypjes mbytëse e vazhdimisht në rritje të tregut të kulturës. Libra me vlerë të lartë shkruhen ende në Amerikë, ku sot janë banorë të saj pesë fitues të Çmimit Nobel për letërsi (i gjashti ka lënë bunkerin e vet në Vermont dhe është kthyer në Rusi, atdheu i shenjtë i tij), ku larmia tematike, gjuhësore dhe e risive mbetet burim bukurie të rrallë e ku shija e vërtetë e famës u përket autorëve të çdo kalibri.

Shkrimtarët, natyrisht, reagojnë ndaj ngacmimeve aspak të këndshme të shoqërisë që i rrethon, gjendjes së nderë të sa e sa tragjedive njerëzore, dhe këtë punë e bëjnë në pajtim me talentin, me idetë e madje me moshën e tyre. Synimet letrare e mjeshtëria e penës janë të ndryshme te Saul Bellow ( i cili del rregullisht me libra të rinj të nivelit të lartë) dhe te më i riu, William T.Vollman, i cili përvit boton romane me njëfarë origjinaliteti e ndërkaq po shkruan në mijëra e mijëra faqe edhe një sagë të historisë së Amerikës, të rindërtuar me syrin e romancierit.

Kriza e letërsisë nuk është aspak befasuese, po të kemi parasysh krizën më të thellë e më të gjithanshme të njeriut e të shoqërisë së sotme, sizmograf i së cilës është letërsia. Në fund të fundit, nuk është kalimi i letërsisë në vend anësor ajo çka është më skandaloze. Pak a shumë, ne jemi mësuar me këtë gjë dhe ndonjë përmirësim tepër i madh do të na ngjallte dyshime. Vetëm sistemet totalitare, duke ndaluar qarkullimin e lirë të ideve e njerëzve, i jepnin letërsisë në mënyrë artificiale një prestigj shoqëror të fryrë.

Në jetën “normale” të shoqërive të hapura, letërsia zë një vend më modest e të qetë. Prozatorë të mëdhenj, si Kafka, Proust, Musil, Joyce, Faulkner, nuk janë më të pëlqyer sot kur kanë hyrë në tekstet e shkollave, nga ç’ishin kur dolën për herë të parë me ndikim të paktë në botën e letrave. Skandaloze është që kjo botë e letrave sot duket se po mbledh forcat për provën madhore të shpëtimit e të mbetjes gjallë.

Tonet dramatike ndoshta pikërisht këtu e kanë zanafillën, në qëndrimin me sa duket ndaj rrethanave kufizuese. Sot Europa Lindore ndodhet midis dy prirjeve të kundërta: integrimi sa më i shpejtë në modernitet (ecja “përpara” me nervozizmin, gabimet e vështirësitë e vetvetishme të periudhës postkomuniste) dhe nevoja për të marrë veten (lëvizja “mbrapsht”, për të rifituar të kaluarën parakomuniste, deri vonë të lënë në errësirë, të manipuluar, të falsifikuar e madje të ndaluar).

Zhgënjimet e ardhura nga këto dy prirje, për të mos folur për konfliktin midis tyre, po ndërrojnë drejtimin e po shndërrohen në një furi e çmenduri postkomuniste të thjeshtëzuar dhe aktualisht komode, ose në të kundërtën e saj, në nostalgji prokomuniste, sidoqoftë, në një lloj procesi çlirimi nga faji e hakmarrja, gjatë të cilit “dalja e shpejtë nga zjarri” shmang çdo analizë të imët të asaj çka realisht ka ndodhur pas luftës në dhjetëvjeçarët e demagogjisë, degradimit dhe shpersonalizimit.

Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Zija ÇELA – Na u thaftë goja, kur …
Zija ÇELA – Në pikën e qejfit, shpirtrat e mëdhenj hapen si horizonti …
Zija ÇELA – Në pikën e qejfit, shpirtrat e mëdhenj hapen si horizonti…
Nga Kim MEHMETI – ‘Laureat i vitit’ dhe ‘Turpi i shekullit’!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Armando A. RODRIGEZ – Sulm i dyfishtë
Next Article Italo CALVINO – Shpirti i komunikimit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?