GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Një websit ku mund blesh mesazhe video të personalizuara nga njerëz të famshëm
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mytech

Një websit ku mund blesh mesazhe video të personalizuara nga njerëz të famshëm

By
GazetaTjeter
10/05/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Laura DANI – Quhet Cameo, ka çmime të përballueshme dhe muajin e fundit janë regjistruar shumë persona të famshëm

Çfarë po bëjnë aktorët, këngëtarët, sportistët dhe influencer në këto ditë karantinë brenda shtëpisë? Sipas Steven Galanis, “qëndrojnë në shtëpi të ulur në divan ashtu si ti dhe unë”, pra kanë mjaft kohë të lirë. Për të përdorur si? Këtu hyn në lojë Galanis, që është themeluesi dhe CEO i Cameo, një marketplace i lindur në 2018 për ti mundësuar gjithkujt që të blejë një mesazh video të personalizuar nga një person i famshëm (e në këtë mënyrë, nga ana tjetër, i famshmi që mund të përcaktonim “jo shumë të famshëm” që të fitojë me lehtësi me imazhin e tij). Galanis i tha ‘Refinery29’ se gjatë muajit të fundit “talentet” në Cameo janë shtuar me 78 përqind dhe shitjet janë dyfishuar.

Cameo funksionon kështu: zgjidhet personi nga i cili dëshironi të blini mesazhin video, dhe i dërgohen disa udhëzime. Për shembull, mund t’i kërkohet që të urojë nënën e tuaj për ditëlindjen e tij (ose Ditën e Nënës), të përgëzojë një mik që sapo ka mbaruar studimin, ose të flasë shpejt, siç bëri gazetarja Amanda Hess për të testuar raportin për një artikull në New York Times. Disa i përdorin videot vetëm si “kartolina urimi”, të tjerët i mbajnë për vete ose i publikojnë në rrjetet sociale me shpresën që t’i bëjnë virale. Për ta çuar deri në fund kërkesën duhet të shkruani detajet e kartës së kreditit për pagesën, por shuma nuk tërhiqet menjëherë: personi i famshëm mund të vendosë nëse do ta aprovojë kërkesën ose jo. Nëse e aprovon, ka keni shtatë ditë për ta dërguar mesazhin video tek kërkuesi, të cilit vetëm pas kësaj do të tërhiqet shuma që duhet të paguhet. Platforma fiton para duke mbajtur 25 përqind të centit të çdo transaksioni.

Për momentin njerëzit e famshëm në Cameo janë kryesisht amerikanë dhe flasin në anglisht, por nëse dëshironi mund të provoni t’i kërkoni të thotë një fjali edhe në shqip dhe të shihni nëse do e pranojnë kërkesën. Për ata që po mendojnë të shfrytëzojnë Cameo për t’i bërë një dhuratë dixhitale dikujt që jeton larg, zgjedhja është e gjerë: veçanërisht nëse marrësi është një nostalgjik i serive televizive të disa viteve më parë, si Dawson’s Creek, 7th Heaven, Will & Grace apo Gilmore Girls. Por janë edhe Locke nga seriali Lost, aktorja pornografike Stormy Daniels (e cila ka patur një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump), ish zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Sot personat e famshëm të regjistruar në Cameo janë rreth 30 mijë: më i kërkuari për momentin është Jarry Harris, cheerleader i dokuserisë së Netflix Cheers, që doli në janar. Ndër të rinjtë e javëve të fundit janë disa pjestarë të kastit të Tiger King, show televiziv i Netflix që është bërë një lloj çështjeje: në veçanti, Galanis ka thënë që Kelci Saffery, e ashtuquajtura Saff, një nga punonjësit e zoo në seri, po fiton dhjetëra mijëra dollarë në javë falë Cameo.

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë
Alarmi i telefonatave mashtruese: mënyrat më të sigurta për të dalluar thirrjet e rrezikshme dhe për të mbrojtur veten nga spam-i telefonik
Si të krijosh një fjalëkalim perfekt për pajisjet e tua? Ja truket për të mos e harruar
Si të rrisësh ndjekësit në Instagram – Strategjia reale dhe falas për vitin 2025
Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Fatos KOLA – Kulturat perandorake dhe kultura kombëtare (Triptik, pjesa 3)
Next Article Një futboll ndryshe, futbolli në Brentford

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?