GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Një robot me katër këmbë për të gjithë: në shitje për $ 75,000
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Mytech

Një robot me katër këmbë për të gjithë: në shitje për $ 75,000

By
GazetaTjeter
18/06/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Tani edhe kompanitë dhe individët do të jenë në gjendje të blejnë ‘qenin’ Spot të Boston Dynamics, me kusht që të mos jenë të armatosur apo të përdoren kundër dikujt

Një robot me katër këmbë për mik, për sa kohë që nuk dëmton njeri. Përdorimi “për bamirësi” është kushti i vendosur në SHBA për blerjen e një Spot, një “qen” droid i Boston Dynamics. Edhe pse jo për xhepat e gjithkujt: kushton 75 mijë dollarë (çmimi bazë që rritet me bateri shtesë dhe komponentë të tjerë si webcam dhe Lidar), për t’u porositur në internet.

“Në Boston Dynamics për dekada kemi krijuar dhe përsosur robotë të lëvizshëm, të pajisur me inteligjencë të avancuar sepse besojmë se robotet autonomë e të shkathët shkathët mund të zgjidhin një gamë të gjerë problemesh në botën e vërtetë. Kombinimi i softuerit të sofistikuar të Spot dhe dizajnit mekanik me performancë të lartë i mundëson robotit të ndihmojë njerëzit nëpër punë të vështira ose të rrezikshme”, tha Michael Perry, zv/presidenti për zhvillim i kompanisë. Qëllimi është të fitojmë besimin për robotët, shpjegon kompania që ka zhvilluar makinën inteligjente në gjente të vrapojë, kërcejë, të ngjisë shkallët, të hapë dyert dhe të kalojë pengesat. Këtyre i shtohet një aftësi llogaritëse që i mundëson Spot të marrë dhe përpunojë të dhëna, për shembull duke krijuar harta 3D në kantieret e ndërtimit ose duke identifikuar prishje të makinerisë nëse përdoren në fushën e industrisë.

Në të vërtetë, roboti u krijua për të ndihmuar në raste emergjencash, për shembull në rast tërmetesh apo katastrofash të tjera. Por rreziku i përdorimit të gabuar apo që ve në rrezik shëndetin e të tjerëve, i pranishëm tëk të gjithë robotët, ka kufizuar gjithmonë përhapjen e tij. Deri më tani, Boston Dynamics (një kompani e themeluar në 1992 dhe e marrë nën kontroll nga Google në 2013, më pas nga Softbank) është preokupuar gjithnjë duke kufizuar në lançimin e tij në zona të kontrolluara rreptësisht, në mënyrë që të shmangë më të keqen. “Ka nga ata që do të donin të përdorin robotë për shtëpinë fantazmë”, – ka qartësuar Perry, për Associated Press, vetëm për të dhënë një shembull – “Por ne refuzuam, sepse nuk do të ishte përdorimi i duhur”.

Por është e vështirë të mendosh që mund të garantosh që përdorimi i një makinerie kaq inteligjente dhe të shkathët, edhe pse e programuar nga njerëzit, të jetë i kufizuar në një mjedis të dobishëm. Edhe me qëllimet më të mira. Mjafton të shohësh polemikat e shpërthyera vitin e kaluar për miratimin e Spot nga policia Mass Masst, një provë në të cilin Aclu (American civil liberties union) së pari vërente rrezikun e një skenari alla RoboCop. Deri atëherë, bëhej fjalë për blerje të kufizuara nga business to business.

Por tani Boston Dynamics ka vendosur të dalë zbuluar, duke besuar se është koha e duhur që të gjithë të kenë një qen robot, duke ua shitur edhe privatëve që mund të kenë kështu qenin e tyre robot, për sa kohë që ata deklarojnë të mos e nxisin kundër dikujt tjetër duke e përdorur si armë.

Në fakt, aftësitë e Spot të implementuara ndër vite kanë arritur deri në atë pikë sa që tani mund të mendohet t’i besohen detyra nga më të larmishme. Nëpër videot demonstratave më të fundit, mund ta shihet madje duke ruajtur një tufë delesh, nëpër terrene të ashpra, duke i drejtuar dele siç mund të bënte një qen pastor i vërtetë.

Në kohët e lockdown nga koronavirusi, u pa duke edhe duke shëtitur në parkun qytetës të Singaporit për t’u kujtuar qytetarëve, me mesazhe zanore, që të marrin masa e detyrueshme për emergjencën Covid-19 në vende publike, siç janë distancimi dhe përdorimi i maska.

Sipas David Inggs, CEO i Rocos, “epoka e robotëve autonome është pothuajse në derë. Ne jemi duke punuar me kompani si Boston Dynamics për të përshpejtuar procesin e adoptimit të këtyre sistemeve. Duke i lidhur me platforma cloud, ne mund t’i lejojmë ata të integrohen më mirë me softuerin, për të marrë të dhënat që na nevojitet në të gjitha ato procese fizike që shpesh janë të mërzitshme dhe të rrezikshme”.

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë
Alarmi i telefonatave mashtruese: mënyrat më të sigurta për të dalluar thirrjet e rrezikshme dhe për të mbrojtur veten nga spam-i telefonik
Si të krijosh një fjalëkalim perfekt për pajisjet e tua? Ja truket për të mos e harruar
Si të rrisësh ndjekësit në Instagram – Strategjia reale dhe falas për vitin 2025
Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Dieta Sirtfood: Si të humbni 45 kilogramë
Next Article Eurostat/ Shqipëria, vendi më i varfër në Europë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?