GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Një kontinent i mobilizuar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Ndërkombëtare

Një kontinent i mobilizuar

By
Dardan MITROVICA
05/04/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Nuk protestohet vetëm në Francë. Protestohet edhe në pjesën tjetër të Evropës. Për shembull në Spanjë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani

Ludovic Lamant, Mediapart, Francë

Contents
Nuk protestohet vetëm në Francë. Protestohet edhe në pjesën tjetër të Evropës. Për shembull në Spanjë, në Mbretërinë e Bashkuar dhe GjermaniNë mbrojtje të shëndetit publik

Për të justifikuar reformën e pensioneve, qeveria franceze këmbëngul të përdorë të njëjtin argument: në Evropë francezët janë të privilegjuar, në shumë vende mosha e daljes në pension është mbi 64 vjeç. Presidenti Emmanuel Macron u ndje i detyruar, gjatë një interviste televizive, të komentonte mbi një tabelë të gazetës Le Parisien që shkonte në atë drejtim. Por nuk është e thënë që loja e krahasimeve europiane të përforcojë fjalët e tij. Prej muajsh në të gjithë kontinentin janë shumëfishuar kërkesat për paga të lidhura me inflacionin, për shembull gjatë grevës së 27 marsit në Gjermani. Por jo të gjitha qeveritë evropiane, përfshirë ato të djathta, reagojnë në të njëjtën mënyrë. Nuk tregojnë të njëjtën kundërshti ndaj kompromisit të Elysee kur thirren në kauzë nga lëvizjet shoqërore. Mobilizimet e fundit sindikaliste i kanë dhënë frytet e tyre. E dëshmojnë shembujt e ndryshëm.

Në mbrojtje të shëndetit publik

Në Spanjë, mjekët e përgjithshëm dhe pediatër dolën në grevë në mbrojtje të shëndetit publik. Protestat, duke përfshirë edhe një në shkurt, mbushën rrugët e Madridit. Rajonet, të cilat menaxhojnë shërbimet shëndetësore dhe drejtohen kryesisht nga e djathta, më në fund u hapën për negociata. Në mes të marsit u firmos një marrëveshje në komunitetin autonom të Madridit, të qeverisur nga konservatorja Isabel Díaz Ayuso, e cila parashikon një rritje prej 450 euro në muaj për punonjësit e shëndetësisë dhe një tavan për numrin e konsultimeve ditore. Edhe dhjetë rajone të tjera kanë arritur marrëveshje të ngjashme.

Situata është më komplekse në Mbretërinë e Bashkuar, e cila që nga vera e 2022 po përjeton valën më të madhe të grevave në pesëdhjetë vitet e fundit. Mobilizimet përfshijnë kategori të ndryshme punëtorësh, ndër të cilët punëtorët e hekurudhave, infermierët dhe postierët. “Për shkak se shumë nga këto sulme mbështeten nga opinioni publik, kryeministri konservator Rishi Sunak po fiton mbështetje duke zgjedhur dialogun në vend të konfrontimit”, ka shkruar New York Times.

Janë duke u zhvilluar negociata me punonjësit e postës, mësuesit, shoferët e ambulancave dhe infermierët, të cilët kërkojnë që pagat e tyre të përshtaten me inflacionin. E njëjta gjë vlen edhe për sektorin e transportit. Në atë shëndetësor, qeveria propozon rritje me 5 për qind nga prilli, si dhe disa bonuse për periudhën e mëparshme: një shifër ende më e ulët se norma e inflacionit (mbi 11 për qind në fund të 2022), por që dukej e pranueshme pasi ka shenja të ngadalësimit të rritjes së çmimeve.

Gjermania është shembulli i tretë. Në nëntor, sindikata e metalpunuesve IG Metall përfundoi një akord që parashikon një rritje pagash prej 8.5 për qind në dy vjet për 3.9 milionë të punësuarit në sektorin elektrometalurgjik. Nga ana tjetër, më të ndërlikuara duken diskutimet për shërbimet dhe transportin, të nisura që në janar. Sindikata e shërbimeve (Ver. di) dhe ajo e punonjësve publikë (Dbb) kërkojnë rritje prej të paktën 10.5 për qind për 2.5 milionë punonjës publikë. Sindikata e punëtorëve të hekurudhave (EVG) kërkon një përmirësim prej 12 për qind për 180,000 punëtorët e Deutsche Bahn, kompania shtetërore e hekurudhave.

Ky kuadër është larg të qenit shterrues. Në Portugali po zhvillohen mobilizime, veçanti për të drejtën e strehimit. Krahasimet ndonjëherë janë të rrezikshme, por besojmë se mund të thuhet se gjendja e dialogut social, e ndërprerë në Francë, është shumë më e gjallë në vendet e tjera evropiane.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Luani i Amerikës
Gjermani, fillon epoka Merz, rruga midis revoltës së periferive dhe SHBA-të për të përmbajtur
Nga Sebastian ZONJA – Siguria në kontinentin e vjetër • Teoria e lojës për të shpjeguar bisedimet në Riad (II)
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Agim XHAFKA – Rama na mbush me rrena, tragetet mbushen me familje që ikin…
Next Article Opinioni i gjobave në sulm mbi mediat online
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?