GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Një histori mes pasaportash të rreme, arrestimesh dhe një ndeshjeje mitike në burg
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Një histori mes pasaportash të rreme, arrestimesh dhe një ndeshjeje mitike në burg

By
Dardan MITROVICA
07/10/2020
15 Min Read
Share
SHARE

…ose Ronaldinho, historia e ditëve të fundit

Por, pak para se Ronaldinjo dhe vëllai i tij të merrnin rrugën e kthimit për në Brazil, policia i ndaloi sërish dhe i çon në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje për herë të dytë. Këtë herë gjyqtari, të cilit i është besuar çështja, vendos të konsiderojë të rregullt arrestimin, duke i përcaktuar veprimet e vëllezërve si “ekstremisht naive”. Ende nuk është e qartë se pse Ronaldinjo dhe vëllai i tij kanë preferuar të tregonin një pasaportë të sapomarrë nga pronari i një kazinoje, sesa dokumenten e tyre, edhe pse për qytetarët brazilianë në Paraguai është e mjaftueshme një kartë identiteti.

Ronaldinho and his brother have been arrested for entering Paraguay with fake passports.

His fake passport shows his correct name, birthplace, and birthdate, but it falsely suggests that he’s a naturalized Paragauay citizen. [@Santula] pic.twitter.com/qOVEi7xPmi

— Zach Lowy (@ZachLowy) March 5, 2020

Ronaldinjo në burg

Në vitin 2015 ai ka qenë akuzuar për krime mjedisore në Liqenin Guaíba, afër Porto Alegre, ku kishte ndërtuar një platformë peshkimi pa lejet e nevojshme. Pas kësaj akuze, pasaporta e tij ishte konfiskuar. Ndërsa pak muaj më parë, është hetuar për shkak të lidhjeve të tij të pretenduara me një kompani kriptovalutash të quajtur 18k Ronaldinjo, e cila premtoi fitime të majme, por që në të vërtetë doli të ishte një lloj skeme piramidale.

Nuk është hera e parë që ka probleme gjyqësore, por kurrë më parë ai kishte përfunduar në burg. Videoja e arrestimit të tij nuk është aspak miqësore: Ronaldinjo është thuajse i panjohshëm, ai i tërheq këmbët zvarrë zhurmshëm përgjatë një korridori plot me njerëz me kyçet e mbuluara nga një lloj pëlhure rozë, ka të veshura pantallona të zeza qesharake dhe një bluzë të bardhë XXXL. Në kokë mban një kapelë Kangol, një lloj berete sportive që e kemi parë të veshur vetëm prej tij dhe Samuel Lee Jackson nga fillimi i viteve 2000, ku ai ka fshehur flokët e gjatë kaçurrelë që përcaktojnë imazhin e tij publik. Shikimi duket i shuar, pamja e shurdhër, buzët e mbyllura fshehin dhëmbët e famshëm të dalë. Pas tij vëllai duket si versioni i dizajnuar keq, më i shkurtër dhe më i rrumbullakët.

Të dy dërgohen në “Cuadrilatero”, një sektor i burgut të Asuncion i cili strehon kryesisht oficerë policie dhe politikanë të akuzuar për korrupsion, por edhe trafikantë droge (ata gjenden në katin e parë, trafikantët në katin e mëposhtëm). Janë në paraburgim për të shmangur një arratisje në Brazil, brenda gjashtë muajve duhet të zhvillohet një proces për të sqaruar rolin e tyre në aferë. Gazeta paraguajane ABC Color ka shkruar për “një akuzë si të dyshuar për pastrim parash” kundër Ronaldinjo, vëllait të tij Roberto dhe sipërmarrësit vendas Dalia Lopez, por për momentin duket se akuzohen vetëm për dokumente false.

Thjesht vetëm ideja që Ronaldinjo gjendet në burg është thjesht absurde, në kundërshtim me gjithçka që mendojmë për të. Si mund të mbyllet Ronaldinjo gjë të cilën nuk e ka arritur as Guardiola? Nuk po flasim vetëm për atë që ka qenë futbollisti më i mirë në botë për të paktën dy sezone, por për simbolin e një futbolli të lirë dhe të lumtur, të çmendur dhe artistik, për futbollin e fëmijëve dhe artdashësve. Ndoshta edhe për këtë arsye narracioni rreth ndalimit të tij është i mbushur me nuanca ironike.

Ronaldinjo duke shërbyer në lokalin e burgut, duke hedhur me precizion disqe të bëra me brumë buke; Ronaldinjo që e kap në ajër me thembër sapunin e rënë në dush; njerëz që organizohen për ta liruar nga burgu, sepse hej, Ronaldinjo nuk mund të mbahet në burg. Dikush më kritik e krahason foton – e supozuar – e Ronaldinjos, duke pozuar me policin që e arrestoi, me të tjera arrestimesh shumë më të dhunshme nga policia. Pikërisht sepse është Ronaldinjo, me kalimin e ditëve kanë filluar të dalin lajme gjithnjë e më shumë imagjinare, deri tek ajo sipas të cilës Lionel Messi është gati të paguajë të gjitha borxhet e ish-partnerit, si dhe të harxhojë 4 milion euro për ta nxjerrë atë nga burgu ( lajm ky i mohuar nga enturazhi i vetë lojtarit).

Diego Armando Maradona ka postuar në Instagram një fotografi teksa përqafon Ronaldinjon, me shkrimin: “Forca shoku im. E vërteta ia del gjithmonë mbanë. Një përqafim të madh, kampion”. Dhe disa ditë më parë (më 8 Mars) ishte pesëmbëdhjetëvjetori i një prej golave të tij më ikonike, gjuajtja nga një goditje dënimi kundër Chelsea, thjesht për të kompensuar foton e parë nga burgu të Ronaldinjos (të shpërndarë nga gazetari Hernan Rodriguez), ku ai tregon edhe një herë buzëqeshjen e pagabueshme në të cilën ka veshur një kanotjere vjollcë të njollosur nga djersa (këto ditë temperaturat në Asuncion arrijnë në 40 gradë). Flokët i duken të yndyrshëm, të pista, kanë sy të fryrë.

Futbollisti më i fortë në botë… midis atyre që janë në burg

Në pamje të parë, Ronaldinjo duket në gjendje ta ndryshojë realitetin që e rrethon sipas dëshirave të tij, ndoshta sepse ai është lojtari që më shumë se të gjithë iu afrua fare pranë ndryshimit të ligjeve të fizikës me vullnetin e tij dhe … me sensin e humorit?

Një aftësi që padyshim i ka mbetur edhe në burg: si të shpjegohet ndryshe koincidenca midis arrestimit të tij dhe mbajtjes së një turneu futbolli me pesë vetë – Copa Cárcel Agrupación Especializada de Asunción – brenda burgut?

Turneu është bërë, por si në një roman të Gabriel Garcia Marquez, lajmet dhe legjendat mbi pjesëmarrjen e tij filluan të përzihen me mençuri, duke krijuar një histori që nuk mund të anashkalohet nga përkufizimi i abuzuar i realizmit magjik.

👏⚽️ El debut de #Ronaldinho en el torneo de presos de la Agrupación Especializa.

📺 Los detalles en #CrimenYCastigo por #ABCTVpy. pic.twitter.com/YOS3hSkRAr

— ABC TV Paraguay (@ABCTVpy) March 13, 2020

Këtu, për shembull, gazetari Iván Leguizamón tregon se ndërsa ndërsa Ronaldinjo po shëtiste me një polic, një top shumë i lartë në formë harku do të mbërrinte nga fusha aty pranë dhe ish-Barcelona do ta ndalonte atë me qafë duke u kthyer rreth vetes pa e lënë të bjerë.

Me sa duket, Ronaldinjo ka hyrë në një treg të ndezur mes ekipeve që duan të rrëmbejnë shfaqjet e tij. Nga ana tjetër, në kontekstin e një turneu të rezervuar për moshat mbi 35 vjeçe, Ronaldinjo është një lloj glitch-i: nëse nuk kemi qenë në gjendje t’i japim një çmim Messit më të mirë, si mund t’ia japim Ronaldinjos në një turne amator midis të të burgosurve, edhe pse është si të thuash pak si jashtë forme? Ronaldinjo, që luan minifutboll në burg, duket si versioni grotesk i reklamave të Nike në të cilat, në një moshë të re, ngjallte panik në parketin e fushave të tij të para në futboll.

Nuk e dimë se si kanë shkuar negociatat, ne mundet vetëm të hipotezojmë përpjekjen e skuadrave me emra të pamundshëm si Pira Guasu, Chacarita, Sport Espada, Sport Pitufo dhe Negro Cumbiero për të pasur futbollistin më të mirë në botë (ndër ata që janë në burg) në skuadër. Pastaj, të luash me Ronaldinjon jo vetëm që shërben për të fituar çmimin përfundimtar – 16 kile mish derri të pjekur – por do të thotë gjithashtu edhe të luash me Ronaldinjon. Një mundësi ekuivalente me, s’e di…, të kërcesh me Xhon Travoltën, apo të pish e të bëhesh tapë me Ernest Heminguein!?

https://youtu.be/7_v7jCOCvNk

Dhe është skuadra e ngritur nga ish presidenti i Sportman Luqueno, Gonzalez Karjallo, ose Pira Guasu, fituese. Por për të mirën e demokracisë në burg ata kanë vendosur të shtojnë edhe një rregull: Ronaldinjo nuk mund të shënojë gol, por vetëm të japë asiste. Edhe këtu jemi përballë diçkaje që duket se bën pjesë vetëm në një univers imagjinar Ronaldinjo, në të cilin nevoja algjebrike e golit qëllimit shkon në favor të përqendrimit të plotë drejt prekjes, gjestit, driblimit vizionar që krijon mitin.

Ronaldinjo, pra, do të luante me atlete sporti të përshtatshme (ose këpucë të thjeshta, në versione të tjera të historisë) të huazuara nga një roje burgu. Unë them “do” sepse në arritur këtë pikë realiteti dhe fantazia janë tërësisht të përziera: në një epokë të mbushur me fakenews duhet të përpiqemi të jetë rigorozë, por në këtë rrethanë precize a ja vlen vërtet?

Nga ajo që mund të themi është se turneu përfshin 194 të burgosur, të ndarë në 10 ekipe. Një numër i madh i skuadrash, ku do të duheshin shumë ndeshje, por gjithçka që ka mbërritur në mediat evropiane (dhe jo vetëm) është se ka pasur një finale, dhe se skuadra e Ronaldinjos do të kishte fituar me 11-2.

Thuhet se ai ka shënuar 5 gola dhe ka shërbyer 6 asistime, praktikisht duke e mbyllur i vetëm ndeshjen (kur ishte ende fëmijë, qarkullonte një legjendë urbane sipas së cilës kishte shënuar të 23 golat në një ndeshje që kishte përfunduar 23-0). Për më tepër, duke respektuar karakterin e tij djaloshar, Ronaldinjo do të kishte thyer rregullin e vetëm të vendosur ndaj tij, atë të mosshënimit të golave.

Një shkelje që në një ndeshje të fituar me një goli diferencë – mbase i vetmi i shënuar po nga ai – do të kishte qenë gjithashtu epike, për të treguar se si në futboll nuk mund të vendosen limite individuale, por vetëm rregulla kolektive; por që në atë mënyrë – në një ndeshje të përfunduar me 9 gola diferencë – bëhet paksa disi qesharake.

Dhe, ka shumë pika të errëta në këtë histori: a ka luajtur Ronaldinjo ndeshjet e mëparshme? Nuk u ankua askush për shkeljen e rregullit? Asnjë apel? Pse askush nuk u kujdes për vëllain e tij, gjithashtu me një të kaluar të njohur si lojtar?

“Media” të tjera tregojnë se si u zhvillua finalja midis Negro Cumbiero dhe Villa Real (pra jo skuadra e brazilianit) dhe përfundoi 8-2. Ronaldinjo, në këto versione, paskësh luajtur vetëm në njërën pjesë të lojës, më shumë për arsye argëtimi (nëse nuk mund të luani me Ronaldinjon, të paktën përpiqu ta shohësh Ronaldinjo të luajë).

Por duke qenë se nuk ka pamje të vërteta të ngjarjes dhe, duke qenë se janë zhvilluar në një burg, ku nuk ka vend të rezervuar për shtypin, ne nuk do ta dimë kurrë. Por ka shumë mundësi të ketë shkuar në këtë mënyrë: siç thuhet (duke perifrazuar shprehjen e disa njerëzve të ditur) “kurrë mos e prish një histori të bukur me të vërtetën”.

Ronaldinho fue tentado por los diferentes reclusos y policías que participan de un torneo de fútbol y disputó su primer partido en la Agrupación Especializada donde se encuentra recluido.
🔴EN VIVO: https://t.co/t6FnHMTGqX #TelefuturoPy #LaLupaPy pic.twitter.com/mXyrmlcbAG

— Telefuturo Informa (@TelefuturoInfo) March 14, 2020

Në imagjinatën tonë, turnetë (të çfarëdolloj sporti) në burg kanë gjithmonë një karakter heroik: nga loja Escape deri tek fitorja e më tutje. Metafora e sportit si një formë lirie nuk mund të jetë më e saktë. Duke patur një ton dramatik, si loja në Sleepers dhe ato rreth të cilit rrotullohet goli i fundit i ndeshjes: janë të gjitha lojëra që rrotullohen rreth një topos hollivudian shumë klasik, atë të luftës për shpagim, atë të përplasjes mes ngadhnjyesve dhe të të përulurve.

Dy javët e fundit të Ronaldinjo -së, edhe nëse duket se janë pjesë e një skenari të madh, nuk kanë asgjë heroike, edhe pse i përshtaten disi personazhit. Pa hyrë në detajet e akuzës, Ronaldinjo që ishte në qendër të një komploti merkatoje, që stopoi një top që fluturonte nga qielli, që luajti një finale duke shënuar 5 gola dhe bërë 6 asiste, duke shkelur të vetmin rregull që i kishin vënë, ndërsa ishte në burg.

Të gjitha histori që mund të jenë të vërteta ose të rreme, pikërisht si loja e tij e cila kishte edhe pjesën e pakuptueshme dhe anomale të saj, e pamundur të tregohet me saktësi. E gjithë çfarë dimë është se – kjo duket e sigurt – në fund të lojës, një derrkuc u sakrifikua për futbollin.

Përgatiti Dardan MITROVICA

Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Maradona, vetëm i treti në listën e më të mirëve në histori. Ja më mëdhenjtë e futbollit botëror
Real Madrid, formacioni ideal me kampionët e të gjitha kohërave: Legjendat e Santiago Bernabéu-t
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Një histori nga historia/ Larja e hesapeve mes Maradonës e Goikoeçea
Next Article Dieta e dimrit, ja 10 ushqimet e stinës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Enver BYTYÇI
12/06/2025
9 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?