GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Një futboll ndryshe, futbolli në Brentford
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Një futboll ndryshe, futbolli në Brentford

By
GazetaTjeter
10/05/2020
12 Min Read
Share
SHARE

Pasi ka qenë në pararojë të përdorimit të statistikave, skuadra periferike e Londrës po i afrohet Premier League

Fundjavën e kaluar skuadra e futbollit anglez Brentford do të duhej të luante për herë të fundit në Griffin Park të Londrës, stadium që ka mirëpritur ndeshjet e tij për 116 vjet. Griffin Park është një stadium tipik periferik anglez që në mbi një shekull të historisë nuk ka humbur hijeshinë dhe veçantitë e tij, ashtu sikurse edhe pabet në katër qoshet e tij. Përkundër kësaj, nuk është më i përshtatshëm për nevojat dhe ambiciet e klubit, i cili së shpejti do të transferohet në të riun Community Stadium.

Në dhjetë vitet e fundit, i vogli dhe pak i njohuri Brentford ia ka arritur në fakt të ngjisë nivelet e kampionatit anglez duke luajtur një futboll ndryshe nga të tjerët, falë zgjedhjeve kurajoze dhe antikonformiste. Në pronësinë aktuale, Brentford është bërë pararoja e futbollit të planifikuar me metoda të reja të analizës statistikore, një praktikë e cila është përhapur më pas në të gjithë kontinentin.

Ndoshta dikujt mund t’i kujtohet Midtjylland, skuadra e re daneze që në vitin 2016 ia arriti të mundë Manchester United në raundin e 32 UEFA Europa League pasi pati fituar për herë të parë titullin e kampionit në kampionatin danez, dhe që pakkush e kishte parë ndonjëherë. Që atëherë Midtjylland ishte në pronësi të Matthew Benham, i konsideruari si alter ego i Billy Beane, menaxheri i përgjithshëm i Atletikës Oakland, vizioni novator i të cilit për baseball-in përmes statistikave i detyroi të gjithë ekipet e tjera të rishikojnë metodat e tyre të vlerësimit (dhe që më pas frymëzoi një libër hit dhe filmin Moneyball).

Dy vjet para se të blinte Midtjylland për t’ia besuar më pas Rasmus Ankersen, një ish-futbollist danez i cili ishte edhe një ekspert i statistikave sportive, Benham kishte blerë Brentford, skuadrën për të cilën bënte tifozllëk që kur ishte fëmijë. Sidoqoftë, ai vinte nga një dimension krejtësisht tjetër nga ai futbollistik: ishte diplomuar në fizikë në Oksford, në universitetin më të vjetër anglo-sakson, në fillim të viteve nëntëdhjetë, pasi pati punuar në financë, ai u bë njëri prej zëvendëspresidentëve të Bank of America.

Nga financa, në vitet 2000 ai kaloi në sektorin britanik të lojërave të fatit, si si një bastexhi profesionist ashtu dhe edhe si një sipërmarrës. Fillimisht punoi për grupin Premier Bet të Tony Bloom, me shumë mundësi bastexhiu më i famshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe pronari aktual i Brighton Albion. Pasi fitoi më shumë familjaritet në këtë sektor – disa madje flasin për marrëdhënie të këqija me Bloom – Benham u largua nga Bet dhe themeloi SmartOdds, një firmë konsulence për bastexhinjtë profesionistë. Sipas bilancit të fundit, SmartOdds ka një xhiro vjetore prej rreth 12 milion.

Benham është i pranishëm në të gjitha nivelet e botës së lojërave të fatit: jep këshilla për bastexhinjtë profesionistë, ai vetë është një bastexhi profesionist dhe që nga viti 2011 menaxhon agjencinë e basteve Matchbook. Sasia e punëve të kompanisë të tij është e njohur, por sigurisht formulat dhe strategjitë që i bëjnë ata dy biznese të suksesshme nuk njihen, as nuk dihen të ardhurat e tij si një bastexhi privat. Përshkruhet si një nga biznesmenët më të suksesshëm në Mbretërinë e Bashkuar, por është gjithashtu edhe shumë i rezervuar, siç shihet nga intervistat e rralla që ai jep.

Pasi punoi në financa dhe u pasurua me lojërat e fatit, Benham pa mundësi në futboll dhe gradualisht hyri në të. Në vitin 2006 ishte ndër investitorët që shpëtuan Brentford nga falimentimi. Në vitet në vijim mbështeti klubin midis divizioneve të fundit profesionale dhe amatorëve, deri në 2012, vit kur u bë aksionisti i shumicës. Në sezonin e tij të parë si pronar, Brentford u kthye në divizionin e dytë për herë të parë në njëzet vjet. Performanca e mirë e skuadrës vazhdoi edhe në sezonin vijues, në një kategori më lart, e përfundoi me eliminimin në play-off për promovim në Premier League.

Përdorimi i statistikave nuk është i ri në futbollin e sotëm, dhe nuk ishte as dhjetë vjet më parë. Janë modelet statistikore të aplikuara për menaxhimin e një skuadre që kanë përfaqësuar risi të vërtetë. Benham ishte ndër të parët që vuri në jetë këtë lloj menaxhimi të ri, kryesisht për arsye të domosdoshmërisë. Duke mos qenë në gjendje të konkurrojë ekonomikisht me shumë nga skuadrat me të cilat bashkëjeton ose me ata që do të donte të ndante objektivat, identifikoi disa të meta në sistem, siç është joefikasiteti i tregut të lojtarëve, duke përftuar një avantazh ndaj të tjerëve.

Ndër themelet e strategjisë së Brentford është një mënyrë e ndryshme për të vendosur marrëdhëniet midis ekipeve dhe lojtarëve, të papërcaktuara nga indekset e zakonshme dhe jo shumë të sakta siç janë rezultatet përfundimtare i aksionit dhe ndeshjeve, por nga indekset si Expected Goals (sigla xG), një model i zhvilluar për hokejin në Shtetet e Bashkuara dhe i përhapur në Evropë nga futbolli anglez që kërkon të zvogëlojë potencialin sulmues të një skuadre në një statistikë të vetme. Expected Goals nxjerrin renditje të ndryshme në krahasim me renditjen në kampionat, veçanërisht në fillim të sezonit, kur raportet e forcës nuk kanë dalë ende në pah nga rezultatet e ndeshjeve apo nga golat e shënuar dhe pësuar.

Skuadrat në pronësi të Benhamit janë ndërtohen ende edhe sot e kësaj dite sipas modeleve të reja statistikore, arsyeja se pse rezultatet e tyre të para tërheqin vëmendje. Duke përdorur Expected Goals kur të tjerët pak e bënin, Brentford dhe Midtjylland gjenin lojtarë gjysmë të panjohur dhe pak të kërkuar por performues dhe që i përshtateshin stileve të tyre të lojës. Shembulli më i mirë ishte mesfushori finlandez Tim Sparv, i cili përfundoi nën vëzhgimin e Midtjylland sepse skuadra e tij e mëparshme, Greuther Fürth, ishte ndër skuadrat më të mëdha evropiane në klasifikimet kompleksive të Expected Goals. Menaxhmenti danez e vlerësoi skuadrën në detaje dhe vuri re që Sparv kishte indekse performante të ngjashme me ato të një lojtari të një kampionati të madh: e bleu, ai rezultoi të ishte thelbësor në fitoret e mëpasme dhe u bë kapiteni i kombëtares së parë finlandeze të kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Falë të njejtave metoda, në pesë vitet e fundit Brentford ka gjeneruar 120 milion stërlina nga shitja e lojtarëve të tij pa ndjerë asnjë pasojë në renditje, gjë që është e rrallë për një ekip të Championship – divizioni i dytë i futbollit anglez – dhe shumë e rrallë për një klub që nuk ka një sektor të rinjsh. Në vitin 2016, në fakt, klubi përfitoi nga reforma e kritikuar e akademive angleze për ta hequr nga klubi (sektorin e të rinjve), duke konsideruar përfitimet skarco të mbajtjes së një sektori rinor në futbollin e tejmbushur dhe konkurrues lokal të Londrës.

Pa shpenzime për mbajtjen e një akademie, kompania forcoi ekipin rezervë me një strategji preçize: edhe në atë drejtim, faktikisht, nuk mund të konkurronte me klubet më të pasura për të angazhuar lojtarët më interesantë. Prandaj u vendos që të përqendrohej vëzhgimi midis lojtarëve të moshës 17 – 20 vjeç të skartuar nga rezervat e klubeve të mëdha angleze dhe në disa kampionate të huaj të nënvlerësuar, me qëllim formimin çdo vit të një ekipi të aftë për të siguruar zëvendësues të denjë për skuadrën e parë. Për t’i mbajtur vazhdimisht lojtarët në gjendje të mirë dhe për të fituar përvojë, në harkun e një sezoni rezervat e Brentford luajnë rreth tridhjetë miqësore kundër rezervave të klubeve të mëdha evropiane, nga Manchester City tek Bayern Munich.

Kjo strategji rezultoi të ishte efikase, duke qenë se përkundër shitjeve të shumta që kompania kryen çdo vit, për pesë sezone me rradhë Brentford e ka përfunduar kampionatin midis pozitës së nëntë dhe të dhjetë. Kërkimet e përqendruara tek lojtarët më pak të konsideruar nga skuadrat e tjera kanë mundësuar blerjen me kosto të ulët të lojtarëve që më pas u bënë themelorë, siç është anësori spanjoll Sergi Canos, i rritur tek Barcelona dhe i skartuar nga ekipi i të rinjve të Liverpool, ose francezi Neal Maupay, i skartuar nga Paris Saint-Étienne, i blerë për 2 milion euro në 2017 dhe i shitur vitin e kaluar te Brighton për 22 milion pasi ishte golashënuesi më i mirë në kampionat.

Në kohën e pezullimit të sezonit aktual, ai ishte në vendin e katërt, në zonën e play off-it dhe dhjetë pikë nga promovimi i drejtpërdrejtë, midis skuadrave shumë më të pasura si Fulham dhe West Bromwich. Duke parë rezultatet dhe stilin e agresiv dhe spektakolar të lojës që konsiderohet i ngjashëm me atë të Liverpool, shumë presin që ta shohin shumë shpejt Brentford në Premier League.

Por Benham është i bezdisur nga krahasimi që i bëjnë me Billy Beane dhe me filmin Moneyball, sipas tij abuzues dhe keqkuptues: “Shpesh dëgjoj që në Moneyball është ky tipi që vjen dhe aplikon përdorimin e statistikave në baseball, por faktikisht baseballi ka qenë gjithmonë i fiksuar pas statistikave. Ideja e identifikuar si “Moneyball” nuk kishte të bënte thjesht me përdorimin e statistikave të vjetra, por për ushtrimin akademik dhe shkencor për të parë se cili prej tyre në të vërtetë ndihmonte në parashikimin e gjërave. Etiketa “Moneyball” mund të ngatërrojë, sepse shumë njerëz mendojnë se unë jam duke përdorur çdo lloj statistikeqë më del para syve, dhe jo që unë po përpiqem t’i përdor ato në mënyrë shkencore”.

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Një websit ku mund blesh mesazhe video të personalizuara nga njerëz të famshëm
Next Article Industria ushqimore po mbahet, tani për tani
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
07/07/2025
8 Min Read
Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja

GazetaTjeter
GazetaTjeter
07/07/2025
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki

Basir ÇOLLAKU
Basir ÇOLLAKU
07/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?