GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Një ekip i ri i madh futbolli në Paris?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Futboll

Një ekip i ri i madh futbolli në Paris?

By
Dardan MITROVICA
28/07/2020
5 Min Read
Share
SHARE

Paris Saint-Germain në pronësi të Katarit së shpejti mund të arrihet nga Paris FC, që tani mbështetet nga fondi sovran i Bahreinit

Para ardhjes në 2012 të Qatar Sports Investment, pjesa sportive e fondit sovran kombëtar të shtetit të Gjirit, futbolli në Paris ishte një çështje dytësore: Lioni, Marseja, Bordoja dhe Sent-Etien ishin qytetet që luftonin më shumë për titullin e Ligue 1, liga kryesore e kampionatit francez të futbollit. Por gjatë dekadës së fundit skenari i vjetër është ndryshuar plotësisht nga Paris Saint-Germain, skuadra kryeqytetase e cila falë investimeve monumentale të katariotëve është bërë gjigandi që mungonte në Francë.

Por, përveç Paris Saint-Germain, në Paris janë edhe dy ekipe të tjera që luajnë në divizione më të vogla. Një nga këto, Paris FC, kohët e fundit ia ka shitur 20 përqind të aksioneve të tij fondin sovran të investimeve të Bahreinit. Operacioni u përcaktua si fillimi i një bashkëpunimi strategjik që synon ta rikthejë ekipin në Ligue 1 pas plot 40 vjetësh mungesë. Falë fondeve të garantuara nga Bahreini, enti turistik i të cilit do të bëhet sponsori i ri i përgjithshëm, Paris FC do të prezantohet sezonin e ardhshëm të Ligue 2 me një nga buxhetet më të larta të kampionatit.

Dhe në varësi të rezultateve të arritura, vitet e ardhshme fondi mund edhe të mendojë për të blerë shumicën e aksioneve të klubit, i cili që nga viti 2012 zotërohet nga Pierre Ferracci, menaxher, familja e të cilit besohet të jetë afër Presidentit Emmanuel Macron. Në këtë rast, Paris FC mund të ringjallë rivalitetin e vjetër me bashkëqytetarët e PSG dhe jo vetëm në aspektin sportiv, duke pasur parasysh marrëdhëniet e këqija që kanë sovranët e Katarit dhe Bahreinit, me këtë të fundit në mesin e mbështetësve të embargos së imponuar në 2018.

Të dy ekipet kanë një histori të gjatë të përbashkët që daton nga vitet ’60, kur një grup sipërmarrësish dhe njerëzish të famshëm (përfshirë aktorin Jean-Paul Belmondo) themeluan Klubin e Futbollit të Parisit (Paris Football Club), në përpjekje për të rilançuar futbollin në kryeqytet. Kohët e para, mes viteve gjashtëdhjetë dhe shtatëdhjetë, klubi i ri arriti të krijojë entuziazëm dhe pritshmëri, mjaftueshëm për të arritur mbi 18,000 tifozë për ndeshje, një turmë që në Paris nuk ishte parë prej vitesh.

Stadiumi Charlety

Për të marrë pjesë në kampionatin e divizionit të dytë, pronarët vendosën të bashkohen me me Stade Saint-Germain, një klub i vogël i themeluar në fillim të shekullit XX në komunën e Saint-Germain-en-Laye. Skuadra e re mori emrin e Paris Saint-Germain dhe fitoi menjëherë promovimin. Sidoqoftë, bashkimi nuk zgjati shumë. Në 1972 këshilli komunal i Parisit, i përfshirë në projekt dhe jo i kënaqur me emrin e dhënë ekipit, votoi në favor të kthimit në emërtimin Paris Football Club, duke e kërcënuar klubin se do të bllokojë subvencionet nëse nuk e modifikonte atë. Anëtarët e klubit, të lidhur me Saint-Germain, kundërshtuan dhe vendosën ta anulojnë bashkimin.

Të dy klubet vijuan të ekzistojnë për hesap të tyre. Stade Saint-Germain mbajti emrin Paris Saint-Germain, rifilloi nga kategoria e tretë dhe humbi statusin e një kompanie profesionale. Ndërsa Paris FC mbeti në divizionin e parë dhe fitoi gjithashtu një qëndrimin në Parc des Princes, i cili sapo ishte ndërtuar dhe shndërruar nga një velodrom i vogël në objektin më të madh të futbollit në qytet. Historia e dy klubeve, megjithatë, u kryqëzua përsëri dy sezone më vonë, kur Paris FC ra në divizionin e dytë dhe Paris Saint-Germain ia arriti të ngjitet në të parën: të forcuar forcuar nga hapi gjigand i bërë, Paris Saint-Germain blen Parc des Princes, “duke i dëbuar” rivalët dhe duke përfituar nga vështirësitë e tyre.

Sulmuesi më i mirë në botë, Lionel Messi, zgjedh trajnerin e tij më të mirë: “Për mua, është unik”
Njëmbëdhjetëshja e Legjendave: Skuadra më e madhe që ka parë bota ndonjëherë…
Manchester United zgjedh midis gjashtë mesfushorëve
Endrik e ka vendosur: ja klubi ku dëshiron të transferohet nga Real Madridi
Rashford: ja si do ta fitojmë El Clasico-n
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Enrico RUGGERI – Transgresioni është një art që duhet paguar personalisht
Next Article Kujdes me lekët falas

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?