GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Niue: Vendi me qiellin më të errët në botë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Travel

Niue: Vendi me qiellin më të errët në botë

By
GazetaTjeter
23/06/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Me mijëra yje ndriçojnë ishullin e vogël të Paqësorit. Qielli nuk ka qenë kurrë kaq i bukur

I vogël dhe magjik është ishulli i Niue. Pak i njohur, dhe jo shumë i madh, ai shtrihet me të gjithë bukurinë e tij në Oqeanin Paqësor, i mbrojtur nga brigjet gëlqerore që përqafohen me gumën e mrekullueshme koralore. Këtu nuk ka ende shumë turistë që shkojnë, por ata që e bëjnë këtë janë magjepsur nga guroret dhe shpellat e ujërave të smeraldta.

Ta shohësh nga lart, Niue është me të vërtetë një thesar i vogël i çmuar për t’u zbuluar, ashtu si vlera e madhe e qiellit të tij. Kështu, kur bie nata, yjet ndriçojnë të gjithë ishullin, në një mënyrë të fuqishme dhe primordiale, sepse ky vend është një rezervat i qiellit të errët.

Shteti i Niue së fundmi është njohur si Dark sky place, prej International dark sky association, një shoqatë që ka për qëllim të vlerësojë qiellin dhe ta mbrojë atë nga urbanizimi dhe ndotja e ndritshme.

Ky ishull, i mbrojtur nga Oqeani Paqësor dhe nga më të njohurit Tonga, Samoa dhe Zelanda e Re, fsheh dhe ruan një parajsë të vërtetë tropikale të paprekur. Këtu qielli merr pamjen e një lumi me pluhur të ndritshëm që shkrihet, kur perëndon dielli, me oqeanin, duke i dhënë të gjithëve një përvojë fantastike dhe primitive.

Qeveria e ishullit është zotuar të bëjë që kjo të ndodhë, duke zëvendësuar llambat e rrugëve publike dhe duke minimizuar pikat e ndriçimit, si në qendrat e banuara ashtu edhe në shtëpitë private, në mënyrë që të ruajnë të gjithë zonën nga ndotja e ndritshme. Rezultati është rizbulimi i bukurisë së qiellit të qëndisur me yje.

Aktualisht, janë rreth 130, në të gjithë botën, vendet e njohura nga Dark sky association, midis tyre parqe, zona dhe faltoreve të lashta e të largëta, qindra kilometra larg qendrave urbane, ndërsa Niue ishte kombi i parë në botë.

Kështu, ky Shtet i zhytur në qiellin e errët ofron një nga panoramat më të bukura të paprekura të botës. Një trashëgimi, ajo qiellore, që duhet mbrojtur, ku hëna, yjet dhe planetët shfaqen në shkëlqimin e tyre maksimal falë mungesës së ndotjes së shndritshme.

Vendet më të vizituara në planet dhe surpriza shqiptare në klasifikimin botëror
Evropa e mbingarkuar nga turizmi masiv: 30 qytete ikonë për t’u shmangur dhe alternativat surprizë që ofrojnë bukuri, histori dhe qetësi larg stresit
Londra, Bali, Dubai: pse ishin ndër destinacionet më të njohura në botë?
Një udhëtim në Planetin e Ëndrrave: nga metropolet futuristike te natyra e paprekur, ja shtetet që po çmendin banorët e botës, sipas 200 mijë udhëtarëve
Është aeroporti më i shtrenjtë në botë, një birrë kushton aq sa një vakt luksoz
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Një perlë historike e Alfa Romeos shkëlqen përsëri
Next Article Të flesh në një hotel pa mure, në Zvicër

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?