GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ylli MANJANI – Pa Tiranën, demokracia nuk ia del dot! Le ta vëmë në provë Belindin!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Ylli MANJANI – Pa Tiranën, demokracia nuk ia del dot! Le ta vëmë në provë Belindin!

By
Ylli MANJANI
17/01/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Belind Këlliçi qenka i dashuruar me vajzën e Artan Shkrelit. Si gjithë të rinjtë sot të dashuruarit rrinë bashkë edhe me familjet përkatëse dhe mirë e bëjnë.

Mirëpo, për shkak se Belindi është në garë për bashkinë e Tiranës, për shumë teoricienë facebook-u, kjo quhet njollë në biografi. Për disa të tjerë “shitje loje” se medemek martesa me ata të ish-fesë tjetër (batutë nga filmi “Çifti i Lumtur”) është lojë e humbur.

Ja kjo është teoria, teoria “e dhëndrrit tonë” pra, që e ka artikuluar Erion Veliaj i pari. Problemi nuk është çfarë thotë Erioni, se ai dihet që s’ka as ide dhe asnjë projekt politik të vetin. Ai bën ç’i thotë Edi, ndaj është aty ku është.

“Dhëndrri” Belind po prezantohet si problem edhe tek opozitarë dhe njerëz pa parti.

Po mirë mo, ja është dhëndrri i Tan Shkrelit, e ça pastaj?! Kush është për t’u mundur, Tani apo Rama-Veliaj?! Nuk e di, por kaq e pamundur qenka për njerëzinë që të mendojnë me mendtë e veta dhe jo me të Kinostudios “Rilindja e Re”?!

Fjala vjen, a duhet një ndryshim në bashkinë e Tiranës? Mos ndoshta duhet ndihmuar Erioni të largohet nga bashkia dhe të punojë për të marrë Partinë?!

Pse nuk u dashka ndëshkuar një gënjeshtar kronik, një mbajtës detyre publike pa asnjë projekt, vizion apo ide?! Madje edhe pa vota. Ai nuk është votuar kurrë si politikan, por është i emëruar nga Edi Rama.

Pse Tirana qenka e dënuar që të shërbejë si trampolinë politike e individëve dhe jo qyteti ku jetojnë njerëz?!

Mos ndoshta i bën më mirë qytetit më të madh në vend të stopojë pak vetvarrosjen e tij nga dhuna politike e pushtetit absolut?!

Mos ndoshta i bëhet mirë Shqipërisë që Tirana të bëhet një qendër opozitarizmi dhe e rivendosjes së pluralizmit politik?!

Ja, në këto terma mendimi gjykoj se secili mund të japë një kontribut të madh politik . Teoria e “dhëndrrit” çon ujë në mullirin e pushtetit dhe jo të qytetit.

Miq, kaq sa kemi mbetur në këtë vend jemi padyshim kushërinj e krushq. Jemi aq pak sa edhe kur s’jemi gjë, prapë biem diçka. Ndaj mirë është t’i ndajmë gjëra personale të secilit nga interesi publik. Mendoj se interesi publik kërkon sot e gjithë ditën rotacion politik, Tiranën si nukël anti-monizëm dhe pro-pluralizëm.

Pa Tiranën, demokracia nuk ia del dot!

Në këtë kuptim, nuk më duhet hiç dhëndrri i kujt është kush, por thjesht dua të di e bën dot që interesi publik dhe demokracia të triumfojë?! Kushdo që ka dyshim për Belindin, i sugjeroj ta vërë në provë, ta pyesë e djersë t’i nxjerrë. Për këtë punë është fushata. Por mos na nxirrni konkluzione idiote me teori dhëndrrash.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Kur krimi shpall monitorimin e policisë
Next Article Nga Andi BUSHATI – Pse opozita nuk fiton dot (atë që kërkon)

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?