GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ylli MANJANI – Operacioni ishte i suksesshëm, pacienti vdiq
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Ylli MANJANI – Operacioni ishte i suksesshëm, pacienti vdiq

By
Ylli MANJANI
18/08/2024
3 Min Read
Share
SHARE

E vërteta është që vettingu ishte operacion i thellë dhe largoi goxha tumor nga sistemi.

Është gjithashtu e vërtetë që bashkë me tumorin, ky operacion largoi edhe inde të shëndetshme të organeve vitale të sistemit. U larguan pa asnjë motiv bindës, kushtetues jo e jo, gjykatës e prokurorë që nuk ishin tumori i sistemit.

Kjo e ka dëmtuar shumë sistemin dhe besueshmërinë e vettingut e të reformës.

Ç’është më e keqja fare, operacioni i vetting ka lënë në sistem me vendim të formës së prerë ende qeliza metastatike nga tumori i vjetër. Këto qeliza janë të pangopshme deri sa të saturohen e të bëhen tumor i madh sa ai që hoqëm. (Ka drejtësi por është pak e shtrenjtë – tha dikush).

Pra ku vajtëm?

Hiçgjëkundi.

Ç’reformë bëmë?

Një vërrë në ujë.

Sa iu nxihet jeta njerëzve kot për të pritur pafundësisht për një vendim.

***

Jam, pa asnjë dyshim, i mendimit se ligjet e administrimit të sistemit duhen riparë sa më shpejt.

I duhet hapur rruga rivitalizimit të tij. Ka dosje pa fund që presin të gjykohen. Njerëz në rradha të gjata dhe në kundërgarë edhe me jetën që presin….

Gjykatësit e prokurorët që u larguan nga detyra pa iu vlerësuar pasuria sipas kriterit kushtetues të dyfishit të pasurisë, duhen rikthyer në detyrë.

Duhet vendosur në zbatim një kriter i dakordësuar në Kushtetutë, në fund të fundit. Përse kasapët e operacionit të vettingut qenkan mbi Kushtetutën?!

Sistemit i duhen burime njerëzore jo deklarata politike e populiste. As ëndrralla aleatësh, ambasadorësh apo ekspertësht pa emër.

As shkolla e magistraturës nuk i plotëson dot nevojat emergjente të sistemit për njerëz. Jo vetëm në numër burimesh njerëzore, por edhe në përvojën jetësore e profesionale. Drejtësia ka nevojë shumë për këtë të fundit.

Më në fund, siç edhe e pamë, a u luftua korrupsioni apo u thellua pas vetting-ut?! Edhe raportet e shtetit të ambasadorëve “reformatorë” thonë se korrupsioni u shtua!!! Ja pra që duhet terapi tjetër dhe jo ndërhyrje kasapësh politikë.

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Shkëlqimi dhe rënia e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës
Next Article Nga Kim MEHMETI – Sa më të dobët janë shqiptarët, aq më e fortë është Maqedonia?!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?