GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Vehap KOLA – Shpërthimi i kontrolluar i zemërimit që nuk prek thelbin e regjimit oligarkik
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Vehap KOLA – Shpërthimi i kontrolluar i zemërimit që nuk prek thelbin e regjimit oligarkik

By
Vehap KOLA
11/03/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Sektori i hidrokarbureve është një oligopol i qartë. Dmth, 3 apo 4 operatoeë importojnë naftë, benzinë dhe gaz dhe imponojnë çmimin më të lartë në Europë, jo vetëm tani por edhe para krizës. Gjatë këtyre ditëve, oligopoli i hidrokarbureve na dhuroi edhe rritjen më të madhe në botë të çmimit të karburantit.

Fitimet e shtuara të këtyre ditëve në arkat dhe llogaritë e oligopolistëve janë me dhjetëra miliona euro. Këto dhjetëra miliona u janë zhvatur shqiptarëve mbi zhvatjen e përditshme me çmimin më të lartë të Europës që aplikojnë prej vitesh oligopolistët.

Ndërkohë që sektori i hidrokarbureve është oligopol, sektoei i ushqimoreve është krejtësisht monopol. Për secilin artikull ushqimor si mielli, orizi, vaji, sheqeri, makaronat etj, ka vetëm një importues kryesor.

Të guxojë ndonjë sipërmarrës të sjellë grurë, miell, vaj, oriz, sheqer apo makarona. E para ia kalbin mallin në doganë, sepse monopoli ka ortak qeverinë në qesenë që mbush nga  çmimet e larta dhe qeveria punon si agjent i monopolit në doganë. E dyta, të vjen anonimja që të jep një shans të fundit për të kuptuar gabimin dhe për të hequr dorë nga importi.

Agjensitë shtetërore si AKU, tatime, dogana e Inspektoriati Teknik janë tërësisht në shërbim të këtyre skemave. Inspektorët të mësyjnë në biznes ditën që ke shkelur në kallon e monopolistëve. Dhe të falimentojnë me gjoba ose zarfa.

Po ilaçet? Përveç se të papërballueshme, ilaçet tona janë të pasigurta. Një pjesë prodhohen në vend, një pjesë importohen nga vende të pasigurta përmes skemash bashkëpunimi qeveri-importues. Sa jetë njerëzish, sa shpirtra fëmijësh na kanë kushtuar këto krime? Asnjëherë nuk do ta marrim vesh.

Monopolistët e hidrokarbureve, ushqimeve, ilaçeve e gjithfarlloj importeve mbajnë me para politikanë, parti, media, gazetarë, funksionarë të lartë etj. Janë këta që e kanë shndërruar funkarallëkun në subjekt të teatrit bosh në Parlament apo në emisionet e mbrëmjes. Emrat e tyre nuk guxon t’i përmendë askush, ata sikur nuk ekzistojnë.

Siç kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë, ilaçet më të pasigurta, kemi edhe ushqimet më të shtrenjta në Europë. Shkodra, Malësia e Madhe, Tropoja, Hasi, Kukësi, Pogradeci, e shpeshherë Korça, Gjirokastra e Delvina e bëjnë pazarin përtej kufirit. Makinat i mbushin me karburant po andej kufirit. Madje, edhe dasmat u bie më lirë t’i bëjnë andej.

Këta që na zhdukin rrogat dhe pensionet me çmimet më të shtrenjta, që na shkatërrojnë shëndetin dhe na marrin jetën me ushqime e ilaçe të skaduara e të rrezikshme, këta janë skeleti, mishi dhe damarët e regjimit oligarkik të Shqipërisë. Ndryshimet politike deri sot kanë qenë vetëm ndërrim i teshave dhe makiazhit të kësaj monstre. Ata nuk mund të lejojnë që as zemërimi ynë ndaj tyre të shpërthejë në mënyrë të pakontrolluar.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BEJTJA – T’i kërkosh tregtarëve katarsis është si t’i kërkosh Lulit dorëheqjen
Next Article Nga Andi BUSHATI – Kjo nuk është një protestë anti perëndim

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?