GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Vehap KOLA – A ulen çmimet nga ulja e taksave?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Vehap KOLA – A ulen çmimet nga ulja e taksave?

By
Vehap KOLA
12/10/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Në ekonominë e tregut, çmimet i përcakton konkurrenca ndërmjet kompanive për të fituar klientin. Duke konkurruar, bizneset ulin çmimin ose rrisin cilësinë. Në marketing themi se konkurrenca përmirëson raportin cilësi-çmim.

Po deri ku zbresin çmimet? Çmimet nuk ulen pafundësisht. Në kapitalizëm nuk ka drekë falas (në komunizëm ti paguan edhe kur nuk ha). Ato ulen për aq kohë sa nuk e humbasin aftësinë për të motivuar prodhuesit dhe tregtarët që të vazhdojnë të prodhojnë dhe të shesin.

Pra, në një ekonomi konkurruese, pa monopole dhe oligopole, çmimet në treg ofrojnë një incentivë mininale për të vazhduar biznesin. Këto çmime zakonisht mbulojnë kostot dhe lënë një marzh fitimi të arsyeshëm për sipërmarrësit.

Nëse çmimi i një prej lëndëve të para ulet, disa konkurrentë do ta ulin çmimin e shitjes së produktit sepse duan të tërheqin klientët e të tjerëve. Pas disa ditësh apo javësh, pasi kanë humbur disa klientë, edhe të tjerët do ta ulin çmimin. Pra, rezultati final është se çmimi bie në të gjithë tregun.

A ka raste kur ulja e kostove nuk reflektohet në çmimin e shitjes së produktit? Po! Kur tregu kontrollohet nga një shitës i vetëm (monopol). Ky është rasti i energjisë elektrike, naftës dhe gazit në Shqipëri. Edhe pse çmimet e naftës dhe gazit bien në bursë, në Shqipëri ato thuajse nuk bien kurrë.

Një rast tjetër është kur disa prodhues/shitës të mëdhenj të produktit/shërbimit bëjnë marrëveshje të fshehtë për të mbajtur çmimet lart. Ky është oligopoli, ose tregu me pak operatorë. Tregje të tilla janë tregu i telefonisë, bankingu, prdhimi i miellit dhe vajit, importi i orizit, sheqerit, makaronave dhe farmaceutikeve. Nga një marrëveshje e tillë e fshehtë u rrut edhe çmimi i miellit në shtator.

Heqja apo ulja e një tatimi që prek të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit në një treg me konkurrencë, e ul çmimin e shitjes së mallit apo shërbimit të atij tregu. Ndërsa në një treg monopolistik apo ologopolistik, ulja e taksave nuk përkthehet në ulje çmimesh.

Nëse qeveria thotë se heqja e TVSh-së nuk do të sjellë uljen e çmimit të bukës, ajo po ju thotë se importi i grurit dhe prodhimi i miellit janë tregje monopolistikë ose funksionojnë sipas një marrëveshjeje të fshehtë dhe të paligjshme, dmth kartel.

Në 8 vite, Edi Rama kishte kohën dhe të gjithë pushtetin e pakufizuar për të luftuar monopolet dhe marrëveshjet e fshehta. Ligje të reja, hetime administrative, agjensi anti-monopol, fuqizim të Autoritetit të Konkurrencës, apo instrumenta të tjera mund të ishin përdorur. E kundërta ka ndodhur: Rama ka fuqizuar monopolet duke financuar me para dhe punë publike ose PPP pikërisht oligarkët.

Prandaj, sot regjimi nënqesh me cinizëm kur opozita propozon që të hiqet TVSh mbi miellin dhe bukën. Njësoj siç nënqeshte me cinizëm kur propozonte rritjen e taksave mbi karburantin për të përmirëduar shëndrtin e shqiptarëve që eckërkan pak dhe blikan bukën me benz.

Ndërsa premtoi heqjen e TVSh-së mbi bukën, regjimi i Edi Ramës çimentoi monopolet e oligarkëve. Sot, që prej majë plehut të padrejtësisë, ai këndon këngën që pëlqejnë të dëgjojnë veshët e atyre me të cilët ndan paratë, duke i shtuar turp dhimbjes së barkut të atyre që ai u merr paratë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erl KODRA-Një letër ambasadores Kim
Next Article 10 makinat më të mira hibride plug-in, modeli më i mirë dhe sa kushtojnë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?