GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga s*ksi në zyrë, tek kokaina, kryebashkiakët e Ramës të përfshirë në skandale
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Nga s*ksi në zyrë, tek kokaina, kryebashkiakët e Ramës të përfshirë në skandale

By
GazetaTjeter
16/06/2023
6 Min Read
Share
SHARE

Qeveria është përfshirë në skandale të njëpasnjëshme që nga 2013 kur ka ardhur në pushtet. Skandali i sotëm me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin i ka vendosur kapakun.

Kudo në rrjet qarkulloi videoja ku në ambientet e bashkisë, Gjici kryen s*ks me një grua.

Skandal seksual jo vetëm Gjici, por edhe Xhelili

Kjo është një histori e hershme për kryebashkiakët socialistë, që përfshin edhe emrin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili.

Shukri Xhelili u arrestua më 15 maj 2015 në Tiranë me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

 Ai u denoncua nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune. Si provë kundër Shukri Xhelilit ishte një videoregjistrim ku e implikonte atë në aferën seksuale në këmbim të punësimit.

Vetëm një ditë pas publikimit të video-skandalit, kryeministri Edi Rama firmosi shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Bashkisë së Dibrës, ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi ish-kryebashkiakun me 4 vite burg.

Ai përfitoi ulje dënimi nga gjykimi i shkurtuar dhe video-skandali i kushtoi Xhelilit 2.8 vite heqje lirie.

Rasti i Elvis Roshit

Edi Rama u detyrua në vitin 2017 t’i ndërpresë në mes mandatin në krye të Bashkisë së Kavajës edhe Elvis Roshit. Ai u arrestua me urdhër të gjykatës, pasi u akuzua se ka fshehur të shkuarën e tij kriminale në formularin e vetëdeklarimit.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se Rroshi ka fshehur një dënim për përdhunim në Itali, dy dëbime nga Italia dhe Zvicra përgjatë viteve 1993-1995 dhe një arrestim të dytë në Zvicër në vitin 1997, me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut.

Hetimi i thelluar i Prokurorisë së Tiranës zbuloi skedën e zezë të ish-kryebashkiakut të Kavajës, si edhe faktin se Elvis Roshi ka përdorur pesë emra të ndryshëm në disa vende të Evropës.

Shkarkimi i Fatos Tushes

Në vitin 2021, një tjetër kryebashkiak socialist u arrestua për t’u përballur me drejtësinë. Fjala është për Fatos Tushen, asokohe kryetar i Bashkisë së Lushnjes. Ai u arrestua me urdhër të SPAK, si i akuzuar për disa raste korrupsioni. Tenderi, për të cilin SPAK nisi hetimet dhe vendosi të arrestonte kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, është i vitit 2020.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 24 milionë lekë të reja për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethem dhe Bitaj, në njësinë administrative Kolonjë.

Tushe akuzohet se ka favorizuar një nga kompanitë, që ka marrë pjesë në tender. Përveçse akuzohet për shkeljen e barazisë në tendera, pasi ka skualifikuar kompanitë e tjera, sipas SPAK dyshohet se ka përfituar dhe para, bashkë me të arrestuarit e tjerë në Bashkinë e Lushnjës.

Abuzim me tendera, dhe Lefter Alla

Akuza për abuzim me tenderat publikë nuk është ngritur vetëm ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe. Edhe Lefter Alla u shkarkua vetëm pak muaj më parë nga posti i kryetarit të Bashkisë së Bulqizës për shkelje të rënda. Me urdhër të SPAK, Alla u arrestua më 16 mars, bashkë me 10 persona të tjerë.

Zyrtarisht, Prokuroria e Posaçme thotë se i bazuar në prova, kryebashkiaku i Bulqizës ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën. Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

Rasti i Pjetrit

Valdrin Pjetri është një tjetër emër që Partia Socialiste e kishte zgjedhur për të drejtuar një prej bashkive më të rëndësishme të vendit, atë të Shkodrës, në vitin 2019. Por pas denoncimeve të Partisë Demokratike, Pjetri, pasi siguroi mandatin drejtues në procesin zgjedhor pa garë sepse opozita nuk mori pjesë në zgjedhje, u detyrua të dorëhiqet pa bërë dot betimin si kryetar i Bashkisë së Shkodrës. Arsyeja? Ai nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit se ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Rasti i Agim Kajmakut

As Agim Kajmaku, i zgjedhur në krye të Bashkisë së Vorës, nuk e çoi dot mandatin deri në fund. Ai u zgjodh pa garë në vitin 2019, por më pas, vetëm një vit më vonë, u shpall në kërkim për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Kajmaku kishte gënjyer formularin e dekriminalizimit, ndërsa drejtësia italiane më pas ngriti akuzë edhe për trafik të 20 kg kokainë.

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand SHKULLAKU – Safet Gjici, një nga të rënët e organizatës
Next Article Po tani ku do shkojnë deputetët që u përjashtuan nga partia e vulës?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?