GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Skerdjan DHULI – A duhet lejuar eutanazia?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shëndet

Nga Skerdjan DHULI – A duhet lejuar eutanazia?

By
GazetaTjeter
24/02/2024
4 Min Read
Share
SHARE

A duhet lejuar eutanazia?

18 gushtin e 2023 kur neurokirurgu më konfirmoi se ime më nuk kishte më shpëtim dhe zgjidhje mjekësore, e kuptova se ajo do ikte shpejtë. Padyshim asaj nuk i thashë asgjë të tillë deri kur doktoresha e saj ja komunikoi mosshpëtimin në një formë gjysmëtroç e gjysmë të moderuar.

Kur po ikja për tek doktori, ime më porositi:

Thuaj doktorit nëse nuk bëhem të qëndroj të paktën në karrocë, më mirë të më bëjë një gjëlpërë të vdes, se nuk dua të vuaj e paralizuar”.

Normale që porosinë nuk ja mbarova…

Kur im at torturohej në dhimbjet e dridhjet e pashoqe që jep sëmundja e Parkinsonit, shpesh më thoshte “më jep ilaç të vdes se nuk duroj dot më”.

I mora këto dy raste të mijat si referencë të pyetjes:

A duhet lejuar eutanazia, në rastet kur mjekët nuk japin dot zgjidhje?

A e ka njeriu të drejtën e jetës së tij?

A duhet pranuar ai të jetë pronar i jetës së tij?

Apo Zoti është pronari real i jetës, dhe njeriu është thjeshtë konsumatori i saj?

Patjetër që nëse njeriu do jetë në këmbë, e kryen vetë aktin e vetëflijimit si përgjegjësi e jetës së tij por momenti që ai mbetet i paralizuar e ka të pamundur këtë akt.

Akti i vetëflijimit është padyshim jo vetëm më i forti që merr njeriu ndaj vetes por edhe tejet i diskutueshëm në raport me Zotin.  Kjo temë diskutimi natyrisht që gjen kundërshtimin e fortë të religjonit i cili e sheh jetën si kontratë përdorimi dhe jo pronësi por të tjerë mendojnë se e drejta e jetës është pronë e atij që ja jep Zoti e ky i fundit nuk bën klering e as huadhënie ku çka jepet sot, merret në një moment të dytë.

Shpesh e më shpesh dëgjohet ngushëllimi “shpëtoi nga vuajtjet e dhimbjet” kur familjari ka ikur me sfida të rënda shëndetësore anipse nuk merret shumë parasysh fakti që fëmija nuk është kurrë gati për ikjen e prindit ndërsa të tjerë thonë që kjo ishte sfidë e Zotit.

Një tjetër linjë përplasje është fakti se ne kur i drejtohemi spitalit për shërim, e bëjmë për shkak se besojmë tek shkenca. Pra besojmë tek aftësia profesionale e mjekut dhe reagimi i medikamenteve të duhura për shërim.

Nëse ndodh kjo, atëherë kur mjeku thotë se nuk ka më shpëtim, a duhet të ekzistojë e drejta sipërore mbi të tjerat, eutanazia?

Nga ana tjetër padyshim që edhe kur janë në spital, njerëzit i luten Zotit.

Kjo tregon se edhe aty ekziszon miksimi mes shkencës dhe besimit në zot.

Përplasja e këtyre linjave mendimi më ka bërë shpesh këto muaj tja ribëj pyetjen vetes:

A duhet lejuar eutanazia?

A duhet hapur diskutimi mes mjekëve, psikologëve dhe socialogëve e patjetër edhe teologëve?

Të humbësh 1 kg në javë pa shumë kërkesa: përsërite këtë skemë derisa të bëhet zakon
Revolucioni i Shikimit: Shkenca zbulon çelësin për rigjenerimin e qelizave të syrit
Alzheimer, si të mbrojmë trurin: mjafton një gjest i thjeshtë, i përditshëm, për të ulur ndjeshëm rrezikun nga sëmundja e tmerrshme
5 shkaqe të zakonshme të shtimit të peshës papritur dhe të pashpjegueshme
Rregulli 7-11-4: për një zemër të fortë dhe jetë të gjatë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kush ishte në të vërtetë Juda Iskarioti?
Next Article Nga Kim MEHMETI – Aty ku të gjithë majmen nga varfëria e popullit!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?