GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Sebastian ZONJA – Tirana, Prishtina, Rama, Kurti dhe dilemat false të Buzhalës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Sebastian ZONJA – Tirana, Prishtina, Rama, Kurti dhe dilemat false të Buzhalës

Në thelb, Kosova është vend Mesdhetar, siç është Shqipëria, sepse Adriatiku dhe Joni janë të dibranit sa ç’janë të pejanit. Tirana dhe Prishtina janë të dyja qytete shqiptare. Nuk janë sisteme armiqësore si sovjetikët me perëndimorët. Shumë kosovarë që investojnë dhe jetojnë pjesërisht në Tiranë, siç bën me të drejtë Berati, veprojnë duke forcuar lidhjet ekonomike, jo nën suazën e "tradhtisë". Është bashkëpunim, jo hipokrizi...

By
Sebastian ZONJA
01/01/2026
3 Min Read
Share
SHARE

Gazetari Berat Buzhala më kishte ftuar me jetu në Prishtinë. Kishte shkruar se ne që themi se Albin Kurti qeveris më mirë se Edi Rama duhet të shkojmë me jetu në Prishtinë, ose ta ndërtojmë jetën mes Prishtinës dhe Tiranës.

Mora në telefon dikë në Kukës me e pyt sa prizrenli kishin ardh me u furnizu në Kukës për fundvit. Filloi me qesh. Gjysma e Kukësit shkon në Prizren me punu dhe me u furnizu me ushqime dhe me karburant.

Për me përforcu argumentin e vet kishte bërë një ndarje interesante, duke na e paraqitur Prishtinën si Berlini lindor dhe Tiranën si Boni. Teknikisht, në komunikmin strategjik kjo përdoret shpesh si metodë dhe quhet “false dilemma”. Shembujt janë të pafundëm – je me Ramën apo me Kurtin; është bardh apo zi; me mua apo me armikun; kapitalist apo komunist?

Logjika e përdorur në këtë rast është gabimi klasik që vjen gjithnjë në debatin publik, duke na thënë se duhet ta lavdërojmë vendin ku jetojmë, ose të jetojmë në vendin që lavdërojmë, ose të mos flasim fare. Nëse mua më pëlqen Italia, por jetoj në Tiranë, duhet me shku me jetu atje.

Logjika e biznesit na tregon se Tirana ofron mundësi më të mira për zgjerim biznesi (treg më i madh, më dinamik, me akses në det për 30 minuta dhe me turizëm në rritje). A mos duhet me sjell detin në Prishtinë Kurti?

Shkrirja e bizneseve mes Tiranës dhe Prishtinës është më se e mirëpritur. Përkundrazi, pikërisht këta që quhen biznesmenë e oligarkë e pengojnë. Secili do bajrakun e vet. Nëse qytetarët lëvizin lirshëm, martohen e dashurohen, po kapitali pse ka pengesa në traun e Kastratit në Kalimash?

Nuk është tradhti e njërës palë apo tjetrës. Në thelb, Kosova është vend Mesdhetar, siç është Shqipëria, sepse Adriatiku dhe Joni janë të dibranit sa ç’janë të pejanit. Tirana dhe Prishtina janë të dyja qytete shqiptare. Nuk janë sisteme armiqësore si sovjetikët me perëndimorët. Shumë kosovarë që investojnë dhe jetojnë pjesërisht në Tiranë, siç bën me të drejtë Berati, veprojnë duke forcuar lidhjet ekonomike, jo nën suazën e “tradhtisë”. Është bashkëpunim, jo hipokrizi.

Duke qenë se shumë kosovarë duan që Prishtina të jetë qendër e rëndësishme rajonale, por realiteti ekonomik i tërheq drejt Tiranës, ndoshta zgjidhja është ta bëjmë Prishtinën më atraktive, jo të fajësojmë ata që kërkojnë alternativa. Rama në Prishtinë ka sjellë po aq probleme për qytetin sa Rama jonë në Tiranë. 

Berat, bjeri në krye problemit, mos devijo temën.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Alzheimer, si të mbrojmë trurin: mjafton një gjest i thjeshtë, i përditshëm, për të ulur ndjeshëm rrezikun nga sëmundja e tmerrshme
Next Article Revolucioni i Shikimit: Shkenca zbulon çelësin për rigjenerimin e qelizave të syrit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?