GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Sebastian ZONJA – Si fshihet propaganda serbe pas portaleve “nacionaliste” shqiptare
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Sebastian ZONJA – Si fshihet propaganda serbe pas portaleve “nacionaliste” shqiptare

By
Sebastian ZONJA
17/03/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Kur ndodhën tërmetet tragjike në Turqi dhe Siri pati jehonë nëpër shumë portale se mbrapa kësaj katastrofe ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me programin HAARP. Medie të rëndësishme në Serbi e shpërndanë këtë lajm: televizioni “Prva” dhe “B92-shi” apo gazetat “Informer” dhe “Vecernje Novosti”. Sipas shumë ekspertëve të komunikimit publik, ky lajm u prodhua në kuzhinën ruse dhe u servir në Ballkan nga mediet serbe.

Një lajm tjetër që e marrim shpesh nga mediet serbe është se “zëri i arsyes” në Bashkimin Evropian qënkesh ai i kryeministrit hungarez Viktor Orban. Analiza të ndryshme shfaqen përditë se si Orbani po mban qëndrimin e duhur përball amerikanëve dhe evropianëve, elitave të cilësuara të degjeneruara dhe se si këto elita duan të rrënojnë kombin hungarez dhe serb.

Vëmendje qendrore ka gjithashtu edhe analiza se fajin për luftën në Ukrainë e ka Amerika, sepse rusët po luftojnë kundër nazistëve në vendin fqinj.  “Denazifikimi” pranohet gjerësisht në Serbi, ndërsa në Shqipëri ka ardhur në këtë mënyrë: nuk ka masakra në Ukrainë, sepse janë amerikanët që i kanë stisur me mediet e veta. Për shembull, shumë besojnë se masakra e Buchas në Ukrainë është kinematografi. A nuk thanë serbët të njëjtën gjë për Reçakun dhe masakra të tjera në Kosovë?

Gjithashtu, duke qenë se përputhet narrativa, serbët fajësojnë NATO-n për luftën. Në Shqipëri kjo narrativë përkthehet se amerikanët janë shkaktarë.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në Serbi, televizioni “Pink” së bashku me televizionin “Happy”, konsiderohen si mediet më ekstreme në vend dhe që përhapin teori të çuditshme dhe konspirative – që nga shtrigat dhe shtriganët, deri te përpunimet më të mprehta të KGB-së për pandeminë dhe situatën ndërkombëtare financiare dhe gjeopolitike.

Por pyetja është si mbërrijnë këto lajme kaq thjeshtë ndër shqiptarë?

Gjithnjë më ka ardhur habi se si shumë medie dhe portale shqiptare kanë emra binjak me ata serb!!! Mjaft të bësh një kërkim në internet dhe e gjen. Shqiptarët e Shqipërisë, në masë, dinë italisht apo greqisht, anglisht apo gjermanisht, por, për çudi, emrat e portaleve i kanë serbe. Koinçidencë shumë e çuditshme!

Ndërkohë, burimi qëndror i dezinformimit në shqip, duket se vjen nga Kosova. Ka shumë portale në Kosovë që ngjajnë se janë duke shkruar lajme për çështje të rëndësishme historike apo dialogun Prishtinë – Beograd, dhe në sfond gjithnjë gjen nga një lajm të rremë. Për shembull, portale me tituj bombastikë si “Kombi”, “Bashkimi Kombëtar”, “Shqipëria Etnike” e të tjerë, janë burimi kryesor në Facebook për të përhapur narrativën shoviniste serbe edhe ndër shqiptarë.

Si të ruhesh prej tyre? Mundohu të lexosh artikuj seriozë dhe të kopsitur. Artikuj të tillë janë, në shumicën e rasteve, autorialë. Mediet e rëndësishme ruhen prej padive, ndaj edhe duhet t’i kenë sa më të qarta dhe të kuptueshme lajmet.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Meri LIKA – Pa brirë ti je mbret, pa brirë je pasha!
Next Article Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër arresti për Putinin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?