GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Sebastian ZONJA – Ndryshimi i narrativës në Ballkan – shovinistët që po i blejmë për pro-evropianë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Sebastian ZONJA – Ndryshimi i narrativës në Ballkan – shovinistët që po i blejmë për pro-evropianë

By
Sebastian ZONJA
13/04/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Sot, në Ballkan, lufta po zhvillohet jo më me armë, por në sferën e luftës së ideve, mohimit të historisë, ndryshimit të fakteve historike apo interpretimit të tyre sipas midesë së liderëve dhe organizatave pas tyre.

Masakra e tmerrshme që ndodhi në Bosnje dhe Hercegovinë sot ka nisur të shihet ndryshe. Mjafton një çarje e vogël, një konspiracionist që del në emisionet qëndrore, një mohim i gjenocidit dhe bëhesh i klikuar. Dikush sheh aty një të çmendur, i çmenduri sheh famë, shovinistët shohin një shans të artë.

Për shembull, prej vitesh, një pjesë e shovinistëve serbë e ka legjitimuar ndërhyrjen në Bosnje se ata ishin myslimanë dhe, si të tillë, duheshin zhdukur nga Ballkani, duke i dhënë qasjen e luftës së shenjtë; një pjesë tjetër thotë se vetëm kufijtë etnikë i zgjidhin problemet në Ballkan, duke propaganduar idetë ruse në këtë rajon, për të hequr paralele me Krimenë apo rajonet e tjera të pushtuara në Ukrainë. Ndërkohë, ka edhe një pjesë konspiracionistësh që flasin me të njëjtat terma si mohimi i Holokaustit, duke thënë se në këtë rast po flasim për inskenim. 

Ish-Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, Vesko Garçeviq, ka vënë gishtin drejtëpërdrejtë për ndryshimin e kësaj narrative te Kisha Ortodokse Serbe. Sipas tij, ajo është shumë e përfshirë në të gjitha këto narrativa, sidomos kur flasim për Bosnjën, apo për luftërat në territorin e ish-Jugosllavisë, dhe ka mbështetur politikat e Millosheviçit dhe të ndryshimit të kufijve për krijimin e Serbisë së Madhe.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Rreziku për shqiptarët është në horizont. Me gjyqin në Hagë, po tenton të ndërrohet narrativa për UÇK-në. Deri dje, me propagandë serbe na kanë stigmatizuar si myslimanë, duke përdorur të njëjtën retorikë si në Bosnjë. Zëdhënës të kësaj teze ka me qindra ndër shqiptarë. Kjo propagandë ka zënë vend tashmë. Është punuar gjatë në këtë pikë duke rekrutuar hoxhallarë dhe intelektualë për t’i dhënë zë.

Faza e dytë, me shumë gjasë, është ajo që kërkon kryeminstri Edi Rama, implementimin e statusit special të Kishës Serbe brenda në Kosovë. Ndër historianët serbë të atashuar pranë Kishës Serbe, Dushan Batakoviç, shkruan se ka mbi 1500 objekte kulti të ndërtuara në Kosovë, dhe, po të shohësh me kujdes, është si të jenë vënë me dorë për të përçarë vendin, njësoj si kolonizimi ndër dekada.

Në fund, ashtu si po ndodh me Bosnjen, Kisha Serbe dhe zëdhënësit e saj do të shtyjnë përpara përçarjen më të fortë në vend. Njëra palë do të amplifikojë luftën e shenjtë për çlirimin nga zgjedha shqiptare dhe shqiptarët do të mbajnë lart UÇK-në.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Wall Street Journal: Prokurori i Nju Jorkut është në shërbim të demokratëve, që duan ta përdorin Trumpin për të fshehur dështimet e Bidenit
Next Article Nga Kim Mehmeti – I dituri i moralshëm gjithmonë e mat vetveten, mendjelehti i paturpshëm peshon vetëm të tjerët!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?