GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Sebastian ZONJA – “Kur fryu një erë”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Sebastian ZONJA – “Kur fryu një erë”

By
Sebastian ZONJA
09/06/2021
5 Min Read
Share
SHARE

“Tregtar flamujsh” është një përmbledhje me gjashtëmbëdhjetë novela e shkrimtarit Ernest Koliqi, botuar për herë të parë më 1935-ën. Dita ditës vërejmë se karakteret që përshkruan Koliqi në ato novela janë bashkëbiseduesit tanë sot. E trishtë kur e mendon se s’ka ndryshuar fare mendësia. Asokohe kur shkruante Koliqi donin me ngulm Italinë fashiste. Pastaj e ndërruan Italinë me Jugosllavinë komuniste. Pastaj e ndërruan me Rusinë sovjetike. Pastaj me Kinën maoiste. Sot me Amerikën demokratike. Ata që ndërronin përditë flamujt s’u bënë ndonjëherë fashistë, as komunistë, as demokratë, veçse gëzonin përditë e më shumë privilegjet e “perandorive“.

Kur fryu një erë e fortë nga Lindja, u çuan e vranë gjithë familjet e para të krahinave të tyre. Disa me plan, e disa për plaçkë.

Ky mekanizëm terrori i bëri të pare, e prej kësaj lindi shprehja “E di Partia”, se këta ishin Partia dhe Paria.

Kokalarët ishin busull orientimi për dekada të tëra. U fshinë. Këlcyrajt ishin busull orientimi për dekada të tëra. U fshinë. Vlorajt ishin busull orientimi për dekada të tëra. U fshinë. Markagjonët ishin busull orientimi për dekada të tëra. U fshinë. Mirakajt, Jakajt, Vërlacët, Vrionët, Bajraktarët… u fshinë.

Por për t’i fshirë këta duhej të ndryshohej flamuri. E tentuan me flamurin fashist e s’u eci. E tentuan me atë revolucionar leninist më herët e s’u eci. E tentuan me atë serb pastaj, dhe u eci. E kuptuan që në krye të herës se me flamur serb e grek mund të bësh përpara në atdheun e shqiptarëve. Vunë re më pas se ka edhe flamuj turq, gjermanë, francezë, amerikanë. Për çdo herë ngrenë e ulin nga një flamur. Tani duhet të hyjmë në Bashkimin Europian dhe duhet të zgjidhen veç flamuj të BE-së. Kur  të fuqizohet edhe ca Kina, do gjejmë flamuj vietnamez, kongolez, kirgiz, kinez etj. 

Por duhet të lexoni Koliqin, miq! Këtë e bën mirë Koliqi kur e lexon –  e zhvirgjëron këtë racë.

E keni parë se si fryhet si gjel nëpër studio Avokati? E zhvirgjëron Koliqi me një të rënë lapsi kur i thotë se ti je thjesht një tregtar flamujsh.

Po ata që mbajnë flamurin e antikomunizmit, i keni parë? Të kenë gjë në dorë bëhen më katila se diktatori. Edhe këta i zhvirgjëron Koliqi.

Po ata që mbajnë flamurin e MiniShengenit a i keni parë? Edhe këta i zhvigjëron Koliqi.

E ka të thjeshtë mjeshtri ta bëjë një gjë të tillë, sepse Koliqi fliste nga pozitat e dashurisë për atdheun e vet.

Ju ftoj ta lexoni librin! Vëndin e maleve shekullore dhe kodrave të Naimit, e zë syri kritik i Koliqit që nxjerr në pah se tregtari që vetëm shet dhe blen, kthen në mall edhe vetë simbolin e vendit të tij, flamurin. Shqiponjën me dy krena e bën me një, mjaft që t’i thonë! Ja heq bishtin. Ja mbyll gojën. Ja heq puplat. E lë pa ngrënë. E fut në ujë të valuar. I prish strofullën. Ça s’i bën për pak para dhe pushtet asaj shqiponje!

Ja një pjesë e shkurtër nga “Tregtar flamujsh”:

U afrue edhe ma tepër e pëshpëriti si në nji fishkullimë:

– U shitne a s’u shitne flamujt, qëndroi a s’qëndroi Shqipnija, un kam mjaft, shyqyr, me jetue: a more vesht? e tash, jashtë…

– Kadalë… ia priti djaloshi me t’egër e sytë i vetuen: – dal vetë, s’ashtë nevoja me më qitë jashtë ti. Por edhe një fjalë due me t’a thanë e të lutem vire ne vesh si at këshillë qi më dhae para në dugajë.

Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit të të gjallëve qyshse je ndry në kët dugajë mbushë me mall. Ky asht vorri i yt. E sa për Shqipni po të siguroj un se ka me qindrue.

Prandej mos ban merak se edhe flamujt kanë me t’u shitë krejt. Por rueje shpirtin t’and mos t’ia shtish dreqit.

E Hilush Vilza doli, lehtësue në zemër nga ai shfrim, me thithë ajr të kulluet n’udhë sepse era e asaj dugaje i mirrte frymën.

Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Erl KODRA – Një letër patetike për Ambasadoren Kim
Next Article Luftërat dhe shoqëritë sekrete: bazat ezoterike pas nacional-socializmit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Lutfi DERVISHI
19/06/2025
5 Min Read
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Lutfi DERVISHI
Lutfi DERVISHI
19/06/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?