GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Sebastian ZONJA – Kthim djathtas kah konservatorizmit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Sebastian ZONJA – Kthim djathtas kah konservatorizmit

By
Sebastian ZONJA
12/10/2021
5 Min Read
Share
SHARE

“Grupi i intelektualëve të rinj “burrat duhet të sillen si gratë, dhe gratë si burrat” në aksion”

Çfarë është liberalfashizimi që po ndërtohet në Shqipëri? – Keqkuptimi se jo të gjithë jemi komunistë, dhe jo të gjithë jemi intelektula si ata me kurse partie dikur, apo ata që sot janë intelektula me kurset e ojq-izmit.

Koreografi Albi Nako i tha në një nga edicionet e baletit të fëmijëve njërës prej vogëlusheve që po kërcente se baleti është profesion dhe duhej të mbante dietë të fortë, të binte disa kilogramë, ta kishte pasion kërcimin, për t’u bërë balerinë. Këtë e thotë një profesionist për lëminë e vet. E thotë çdo profesionist për lëminë e vet. E thoshte Saraçi, Kaçinari apo Ciko përherë kur ishin “Ethet e së premtes”

Por, pas shumë trajnimeve perëndimorizuese nëpër OJQ, janë revoltuar disa faqe në Facebook dhe qindra ojq-ista se nuk i flitet fëmijës ashtu. Do bëjnë padira, po shkulin flokët pse i thotë fëmijës se nuk bën për balerinë, pse i thotë se balerina duhet të jetë shumë e dobët, pse i thotë se duhet dietë…

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Ky reagim është njësoj si ta çojmë fëmijën në shkollë, ta pyesi mësuesi për Luftën e Parë Botërore, ai apo ajo të flas për pushimet verore në Sarandë, dhe fajin e ka mësuesi sepse nuk duhet ta stresojë fëmijën të mësojë rreth Luftës së Parë Botërore.

Ojq-izmi masiv, ku kultura demokratike merret me fonde dhe trajnime shoqatash, do na çojë në pikën ku të gjithë do të duan vetëm vendin e parë, si ai autobuzi i Kuçit, dhe t’i thuash tjetrit se nuk bën për filan gjë, do cilësohet racizëm dhe fashizëm, plus ato emërtesat e tjera. Janë ky grupi i intelektualëve të rinj që kanë fiksim të shprehen se burrat duhet të sillen si gratë, dhe gratë duhet të sillen si burrat.

S’ka më garë, ka vetëm barazi, madje, do të barazojmë edhe talentet. Çdo dallim është i keq. Madje, po vure në pah dallimin, je menjëherë fashist i shpallur me të madhe. Duhet të flasësh vetëm politikisht korrekt, dhe të mos i thuash tjetrit se nuk bën për këtë punë, por të gjesh një preteks me kuota gjinore, racore, aliene… dhe ta mbash aty, t’i bësh qejfin dhe ta përkëdhelësh me llafe të bukura.

Kjo është rruga ku po na çon kjo bota e re që e mbjell farën e demokracisë me projekte 1 javore ku mësohet demokracia, kuotat gjinore, transhumanizmi, multikulturalizmi, feminizmi…

Për të gjithë qytetarët e përgjegjshëm dhe që duan t’i rrisin fëmijët mirë, gjithnjë sugjerohet sporti – sepse ai të mëson disiplinën, punën në grup dhe konkurencën individuale. Kaq i mirë është sporti. I pazëvëndësueshëm. Fëmijët sot nuk kanë fusha sporti në Tiranë. As kënde lojërash. Kemi inceneratorë, pallate, lokale dasmash… por jo fusha sporti.

Prindërit, të cilët mbajnë përgjegjësi për këtë shuarje të ambjenteve sportive, dhe se si shkatërrohet qyteti përpara syve të tyre, protestojnë për fjalën e Albi Nakos, për notën e keqe që vë mëuesja, për pedagogun, për trajnerin… por jo për lejet e shkatërrimit të Tiranës. I ka bërë lali Eri si vetja shumë nga këta komunistët e rinj, lej fenistë me tru ojq-shë.

Për cilindo që është i interesuar për ta kuptuar se çfarë është ky lloj mentaliteti, sa i cekët dhe sa i dëmshëm, do t’i sugjeroja një botim të mirë që ka qenë për një kohë të gjatë libër shumë i shitur, apo siç quhen ndryshe në anglisht “bestseller”, në gazetën “New York Times” – Liberal Fascism: The Secret History of the American Left, from Mussolini to the Politics of Meaning nga Jonah Goldberg.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article 10 makinat më të mira hibride plug-in, modeli më i mirë dhe sa kushtojnë
Next Article “Magjia e një përqafimi”: Një poezi e mrekullueshme e Pablo Nerudës që të gjithë duhet ta lexojnë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?