GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Sebastian ZONJA – Atdheu “kushton” sa një rrogë në fund të muajit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Sebastian ZONJA – Atdheu “kushton” sa një rrogë në fund të muajit

By
Sebastian ZONJA
01/08/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Në vitet ’90 nuk e kthyen pronën. Duke mos e kthyer nuk i vunë vlerë asaj. E duke mos pas vlerë prona, nuk pati vlerë as kontrata. Thuajse gjithë shteti i së drejtës në Perëndim është krijuar mbi pronën private dhe zbatimin e kontratës.

Sot, ndërsa pronat janë gjullurdi e madhe, ku secili merr truall në bregdet e kudo, si ta ketë për mbarë, jemi të lidhur me atdheun vetëm nga rroga.

Pra, jemi rrogëtarë në atdheun tonë të përbashkët. Jemi rrogëtarë. Me atdheun na lidh rroga. Ec e gjeje tani se si do të rrijnë shqiptarët në këto troje – fshatrat zbrazen, qytetet zbrazen, shkollat zbrazen, universitetet zbrazen.

Kur e mendon, çfarë ndryshimi mund të ketë një nga këta investitorët strategjikë të sotëm që porosisin vrasje me mesazhe nga ai pashai apo beu që përshkruan Mitrush Kuteli te “Vjeshta e Xheladin beut”.

1 shekull shtet dhe kemi parë veç ndryshime klimatike, se asgjë tjetër nuk na ka ngrohur apo ftohur.

E nisim historinë tonë si shtet me një klasë politike që ngjan se i mbeti në dorë ky territor. Një klasë politike që shpall pavarësinë mbi një procesverbal mbledhjeje. Klasë politike dhe intelektuale që nuk diti të hartojë një tekst pavarësie.

Klasë politike i thënçin. 

Pasi foli Ismail beu, ne ramë dakord që…

Kjo është pavarësia jonë. Kështu është deklarata jonë një paragrafëshe.

A nuk vijon kështu historia:

Pasi foli Mbreti, ne ramë dakord

Pasi foli Diktatori, ne ramë dakord

Pasi foli Berisha, Nano, Rama… ne ramë dakord…

E paratha pavarësia. Të gjithë duke firmosur me gisht ku na thotë kryetari.

Po si na humbin të gjitha letrat e rëndësishme neve?!

Humb letra e fletores ku u shpall pavarësia. Humb ajo e themelimit të Partisë Komuniste. Humb edhe ajo e PD-së në vitet ’90.

Unë mendoj se nuk humbin letrat, por i kanë grisur këta burrat e mëdhenj. Njëri donte të fuste xhaxhain në letrën e pavarësisë; tjetri e ka sjellë demokracinë çdo vit me persona të ndryshëm; njëri luftoi me tradhtarët, se të tillë i shpalli gjithë partizanët e ballistët; e njëri, më herët në histori, fillon e flet për Shqipërinë vetëm muajt e fundit në kujtimet e veta…

Rri e rri e mendohem dhe ndër të vetmit me kandar të saktë dhe mendje në vend del Lasgush Poradeci. Thosh shpeshherë në biseda “kur e vramë Vinçenc Prenushin”. Thonë se një herë ja tha Malos. Malo Kadareja sa nuk vdiq. Ca thonë se desh u mbyt në liqer, e ca thonë se nuk e vuri ujt në zjarr fare se nuk e kuptoi ç’po thosh Lasgushi.

Mendohem – çfarë e lidhte Lasgushin me priftin? Pse mbante përgjegjësi poeti i madh për vdekjen e klerikut fisnik? Kam kaq kohë që e mendoj pse s’kemi deklaratë pavarësie, pse s’kemi deklaratë demokracie, pse na lidh rroga me atdheun, pse i tha ashtu Lasgushi Malos?

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Duhet ndryshim! Sa më parë!
Next Article Pronarët u “gjendën”. Inceneratori i Tiranës u sekuestrua. Veliaj në telashe!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?