GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Sali BERISHA – Open Ballkan pati fundin e merituar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Sali BERISHA – Open Ballkan pati fundin e merituar

By
Sali BERISHA
02/07/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Pas dështimit të projektit të Serbomadhisë të ndarjes së Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë, serbomadhi Aleksandër Vuçiç i mbështetur nga Sergey Lavrov, shpalosi projektin e vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon.

Ai inauguroi këtë projekt në Novi Sad me firmosjen e traktatit të Novi Sadit me dy vasalët e tij, Edi Rama dhe Zoran Zaev dhe me kumbar Alexis Soros. Për të maskuar qëllimet, projektin e pagëzuan “Minishengeni Ballkanit”, por pas reagimit të fuqishëm të BE ndaj tij e pagëzuan me emrin e ri “Ballkani i Hapur” duke marrë këtë term hua nga një artikull me këtë titull, i shkruar në vitin 1991 nga George Soros. Fill pas firmosjes së traktatit në Novi Sad, ideatori i tij Aleksandër Vuçiç deklaroi haptas se qëllimin më kryesor të këtij projekti të serbomadhisë ishte: themelimi i Jugosllavisë së Re plus Shqipërinë.

Trojka famëkeqe paraqiti në Novi Sad dhe hartën e Minishengenit Ballkanik (më vonë Ballkani i Hapur) hartë në të cilën Kosova zhdukej si shtet i pavarur dhe paraqitej si pjesë integrale e Serbisë së Madhe. Kjo hartë do të postohej në faqen zyrtare të facebook të Edi Ramës. Sipas kësaj harte tani nuk bëhej më fjalë për ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë, por gllabërimin e saj nga Serbia me bekimin e Shqipërisë, njëlloj si në vitin 1945.

Qëllim tjetër madhor i Ballkanit të Hapur ishte të kundërshtonte Procesin e Berlinit të BE. Ky i fundit krejt ndryshe nga Ballkani i Hapur, që stabilitetin e Ballkanit e bazonte në parimin e vjetër të hegjemonizmit serb në rajon, konsideron të domosdoshëm për stabilitetin e rajonit bashkëpunim rajonal të shteteve sovrane dhe të barabarta të tij. Ballkani i Hapur u mbështet që në fillim fort nga Lavrov, i cili me urrejtje e quante nismën e Berlinit si Ballkani i mbyllur i Brukselit dhe nxiste fuqishëm trojkën Vuçiç-Rama- Zaev të zëvendësonin Procesin e Berlinit të BE me projektin e hegjemonisë serbe dhe nëpërmjet saj, asaj ruse në rajon. Por projekti i vendosjes së hegjemonisë serbe u mbështet fuqishëm edhe nga Alexander Soros, i cili në çdo takim të aleancës trelaterale destabilizuese paraqitej si padrino i takimit dhe lobonte fuqishëm në vendin e tij, por edhe në vende të tjera për mbështetjen e Ballkanit të Hapur në kundërshtim me interesat perëndimore në rajon.

E vërteta është se ky projekt antieuropian u kundërshtua që në fillim në mënyrë të prerë nga Kosova dhe më pas nga Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi, duke bërë që projekti të mbetet gjysmak dhe përçarës dhe të mos realizojë qëllimet e tij. Ballkani i Hapur u kundershtua fuqishëm nga opozita shqiptare në tërësi dhe PD në veçanti e cila organizoi protesta të fuqishme kundër Samitit në Durrës të Aleancës trelaterale, de facto Vuçiç – Rama – Zaev si projekti më përçarës në rajon më antishqiptar dhe antieuropian dhe që kishte si qëllim zëvendësimin e integrimit në Bashkimin Evropian me integrimin në Jugosllavinë e Re dhe ombrellën ruse në Ballkan.

Por në emër të këtij projekti Edi Rama, kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, mbronte me fanatizëm refuzimin e Bogradit për zbatimin e sanksioneve të BE dhe NATO ndaj Rusisë dhe kthimin e Serbisë në prapavijë të Rusisë agresore e Ukrainës, domethënë shndërrimin e saj në Rusinë e Vogël në Ballkan.

Por projekti i Ballkanit të Hapur u kundërshtua në mënyrë të prerë nga Brukseli Boni si një projekt antieuropian.

Pas kundërshtimit të prere nga BE, Ballkani i Hapur perfundoi së fundmi në arkivat e historisë kurse Vuçiç – Rama – Zaev që u përpoqën të zëvendësojnë të ardhmen evropiane të rajonit me të shkuarën jugosllave të tij, mbeten si Don Kishoti me Sançon dhe Rosinanti, por jo në Mancha dhe në shekullin e Rilindjes të Spanjës, por në Ballkan dhe në shekullin e 21-të.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Dalje nga Ballkani i hapur apo hapje për copëtimin e Kosovës
Next Article Shkëndija, protestat, gabimet e Makron: 5 arsyet e kaosit në Francë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?