GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Sali Berisha – Dy Luigjët!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Politike

Nga Sali Berisha – Dy Luigjët!

By
GazetaTjeter
27/03/2020
3 Min Read
Share
SHARE

Çdo njeri që do të lexojë këtë titull do të kujtojë se vërtet e kam fjalën për dy persona të ndryshëm, që kanë të përbashkët emrin Luigj. Por çdo njeri që mendon kështu gabon, në këtë rast kemi të bëjmë vetëm me një person, por një Huomo Duplex.

Konkretisht njeri është shkëlqesia e tij, zoti Luigji Soreca, i cili në ushtrim të detyrës së tij si Ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë vendos në rrjetin e tij social Twitter, njoftimin e Komisionerit të BE për Zgjerimin, Olivier, në të cilin ai njoftonte se kishte zhvilluar një bisedë me shefin e Opozitës shqiptare, z. Lulzim Basha, lidhur me vendimin e BE për negociatat me Shqipërinë dhe gjendjen e COVID-9.

Kurse tjetri është Luigji, ish-luftëtar i vendosur i Mafies italiane, por tani për të ardhur keq si viktimë e narko-mafies qeveritare, të narko-shtetit të vetëm në Europë.

Ky Luigj, heq pas dy orësh nga Twitter i tij, njoftimin për bisedën e zhvilluar midis Komisionerit dhe zotit Basha, që vetë e kishte vendosur. Ai e bën këtë pa dhënë asnjë shpjegim dhe pa u merakosur fare se ai është një akt lëndues për të gjithë ata që përfaqëson shefi i Opozitës së një vendi.

Lexo më shumë

U lirua pas 9 muajsh, si u montua procesi që burgosi deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji
Si u rrit PS më shumë se në zgjedhjet e para katër viteve
Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT
Zgjedhjet në Shqipëri, BE: Nuk u zhvilluan në kushte të barabarta
ME EMËR E MBIEMËR: ja rrjeti i patronazhistëve që punojnë për blerjen e votës! Drejtorë, zyrtarë dhe banditë në aksion. ‘Rama në krye të skemës!’

Përveç kësaj, ky është Luigji, i cili ditën e dhënies së dënimit qesharak për Sajmir Tahirin, i pyetur nga mediat për një koment, ai i zënë ngushtë, por duke akuzuar veten për shumëçka përgjigjet “se para se të flas, do të shoh dosjen, sepse jam prokuror”.

Kështu, Luigji ambasador foli sikur të ishte i akredituar si prokuror tek Edvin Mafia apo Don Agaçio. Ndërkohë deri sot prokuror Luigji nuk ka pasur kohë të shqyrtojë dosjen dhe t’ju flasë shqiptarëve si prokuror.

Luigji tjetër është përfolur për gjëra që unë i quaj zero, por shtoj këtu se ai është Luigji për të cilin Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vendit, njëlloj si për narko-mafien qeveritare të narko-shtetit të vetëm në Europë, të kryesuar nga Edvin Mafia dhe Don Agaçio, nuk ekzistojnë para vullnetit të këtyre dy të fundit.

Kështu, kur Edvin Mafia dhe Don Agaçio miratuan ligjin antikushtetues KÇK, ligj të cilin në vitin 2015 Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë si ligj antikushtetues, prokuror Luigji në mbështetje të këtij akti kushtetues, de facto të binomit mafioz Edvin Mafia – Don Agaçio, duke deklaruar se ai, prokurori, do vëzhgojë nga afër ligjin KÇK që dhunon Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut në dy nene, Kushtetutën së paku në tre nene, Kodin e Procedurës Penale në disa nene.

Pra miq, dy Luigjët, siç ju njoftova që në krye të radhës, janë një Luigj, por Duplex!

Nuk kemi ç’të themi, edhe shqiponjën e kemi me dy koka!

Akti i katërt i Ramës: Mes Brukselit dhe Mafias
Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin
Veliaj i tradhëtuar, çfarë tregon Facebooku i Lalit
Nga 115, në “jo më pak se 71 mandate”, si u zbeh deliri i Ramës për 11 Majin
Kush e tradhëtoi Erion Veliajn? Çfarë tregojnë përgjimet në burg të ish kryebashkiakut
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kastriot DERVISHI – Disa fakte rreth themelimit të partisë së Miladinit, e lindur në një fshat kolonësh
Next Article Për shqiptarët ke ‘vdekur’ me kohë, shyqyr që ka opozitë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?