GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Rudyard KIPLING – Nëse…
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Letra

Nga Rudyard KIPLING – Nëse…

By
GazetaTjeter
20/05/2025
2 Min Read
Share
SHARE

Në mund ta ruash mendjen kur gjindja përreth,
E humbet e për këtë të fajëson ty,
Në mund t’i besosh vetes kur të dyshojnë,
Veç dyshimin e tyre parasysh ta kesh,
Në di të presësh pa u lodhur sadopak,
Ose kur të gënjejnë ti vetë mos gënjesh,
Ose kur të urrejnë urrejtje s’përdor,
Pa dukje tepër të mirë pa folur si orator.

Në mund ta duash ëndrrën jo si padron,
Në mund të mendosh pa e bërë këtë qëllim,
Në mund të përshkosh Triumf e Rrënim,
Duke i trajtuar këta gjarpërinj njëlloj,
Në mund të dëgjosh të vërtetën që the vetë,
Të shfytyruar nga laro në gracka për lolo,
Ose kur shikon të thyhen gjërat që u dhe jetë,
Të kërrusesh e me vegla të vjetra t’i ringresh.

Në mund me gjithë fitimet të bësh një pirg,
E t’i hedhësh rishtas njëherësh në kumar,
T’i humbësh e të nisësh prapë si në fillim,
E për humbjen mos të pipëtish një fjalë,
Në mund t’i detyrosh zemrën, nerva e pejza,
Të shërbejnë ty pasi të kenë lënë ato,
Të mbahesh kur është shembur në ty gjithçka,
Veç Frymës që të thotë, “Qëndro”!

Në ruan virtytin dhe me turmat në kuvend,
Ose përkrah mbretit ti mbetesh po ai,
Nëse armiq e miq të cënojnë s’kanë fuqi,
Në e çmon njeriun për aq sa ka mend,
Nëse di ta mbushësh minutën që nuk fal,
Si gjashtëdhjetë sekondat distanca në vrapim,
Atëherë e jotja është Toka e çdo gjë që ajo mban
E më shumë se kaq, do të jesh një Njeri – biri im.

Përkthyer nga Çlirim Kokonozi

Nga Agim XHAFKA – Krevati dopjo…
Nga Dardan MITROVICA – Gabriel García Márquez, gjeniu i përjetshëm i Aracataca-Macondo
Charles Baudelaire, një histori mes poezisë, dashurisë dhe varësive
Zija ÇELA – Fytyrë gruaje në gjumë…
Migjeni, mes engjëjve, histerisë e skizofrenisë
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Klima, sa gradë do të jetë normaliteti i së ardhmes?
Next Article Shqipëri, merr formë parlamenti i dalë nga ‘Treni Bullgar”: ja kush janë 140 deputetët që do futen në Kuvend – LISTA E PLOTË ME EMRAT

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?