GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Romir SARAÇI – Biznesi me vdekjen! Ministrja e neveritshme!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Romir SARAÇI – Biznesi me vdekjen! Ministrja e neveritshme!

By
Romir SARAÇI
26/06/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Pas skandalit, ministrja e Shëndetësise, Albana Koçiu, nxitoi të justifikojë “Biznesin e Vdekjes” në QSUT, duke distancuar veten e duke bërë të paditurën për realitetin me të cilin përballen qytetaret çdo ditë në dyert e këtij spitali!

Në vend të dorëheqjes, ministrja përdori fjalën “neveri”, duke qarë ditën, atë që ajo dhe paraardhësit e saj kishin pushkatuar natën!

Sa herë është denoncuar në media nxjerrja jashtë funksioni e pajisjeve të Onkologjikut? Sa herë KLSH ju kërkoi ndërhyrje urgjente për mjekët-matrapazë e drejtuesit-matrapazë të QSUT?

Sa herë keni parë në media njerëz me vdekjen në trup, që qanin dyerve të Onkologjikut se nuk kishin lekë të blinin ilaçet që ju duhet t’ia jepnit falas? Sa e sa shërbime të tjera funksionojnë me të njëjtën skemë në QSUT? Nëse nuk i di zonja e neveritur, mjafton të numërosh ambulancat e spitaleve private që hyjnë e dalin çdo ditë në spitalin tuaj të neveritshëm!

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Mjekët që kishit në krahë para 2 ditësh, kur pozonit për rihapjen e urgjencës janë po aq të neveritshëm, se çdo i sëmurë me zemër nëse nuk u jep atyre me të cilët ju pozuat pushimet në Maldive, përfundon në morg ose me 5-fishin e Maldiveve në monopolin privat të shërbimeve kardiologjike!

Neveri?! Neveri që Shefi i “Spitalit nr.5” në QSUT siç quhet rëndom, ka hapur departament paralel në një prej spitaleve private e çdo fatkeq me trombozë, pasi peshkohet në shtretërit tuaj, çohet për ndërhyrje te privati?

A e dini sa e sa pajisje të tjera keni jashtë funksioni ne QSUT? Neveri? Të neveritshëm jeni ju që bëni sikur vini nga një botë paralele e nuk i dini vuajtjet e qytetarëve dyerve të spitaleve! Edhe mund të mos i dini, sepse kur zv. Ministres tuaj i ra sëmundja në trup, nuk kishte besim të kurohej në spitalet që vetë drejtoni, por e dërguat për kurim jashtë vendit! Nuk janë këta Hipokritët e vdekjes neveri! Por jeni ju, që pasi të vrisni natën, dilni ditën e të qani në dyert e Onkologjikut!

Kursejuni talljen familjeve që humbën të afërmit për shkak të mungesës së shërbimit, apo atyre që vijojnë të lëngojnë me vdekjen në trup!

PS: Sa për efekt dufi! Qëllimi i këtij hetimi nuk ishte goditja e “biznesit të vdekjes”, se po të ishte ky, këta fëlliqësira do të ishin në qeli, por qëllimi ishte goditja e konkurrencës, pasi kjo skemë është minore përballë skemave të tjera në QSUT, apo skemës qe ju vetë keni ndërtuar!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Armand MAHO – Rëndësia jetike e rrëzimit të Ramës
Next Article Nga Andi BUSHATI – Tregëtarët e vdekjes nuk lindën nga hiçi
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?