GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – Një raport transparent për grabitjen e zgjedhjeve të 25 prillit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – Një raport transparent për grabitjen e zgjedhjeve të 25 prillit

By
Red VARAKU
27/07/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Raporti i OSBE- ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, ishte i plotë,  realist dhe me integritet profesional. Konkluzionet e këtij raporti janë më të qartat dhe më të drejtpërdrejtat e viteve të fundit.

Për sa i përket vërejtjeve që lidhen me garantimin e votës së lirë dhe me cënimin e votës së zgjedhësve , ky raport është mbase ndër më voluminozët në rajon dhe përfshin një listë të gjatë konstatimesh, që evidentojnë shkelje shumë të rënda që e delegjitimojnë tërësisht produktin e këtyre zgjedhjeve .

Ky raport evidenton qartë blerjen masive të votave, dëshmon presionin ndaj votuesve përmes perdorimit të grupeve kriminale si dhe konstaton shkrirjen në një e partisë në pushtet me shtetin.

Ai njëkohësisht vëren dhe përdorimin e aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet dhe abuzimin masiv me pushtetin dhe funksionet publike.

Ky raport , gjithashtu nxjerr në pah rritjen e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale, presionin mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet dhe përdorimin e fondeve të rindërtimit për të orientuar votën si dhe legalizimet në këmbim të votës.

Por, ato që duken më problematike për raportin janë perdorimi i të dhënave private dhe personale, ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve dhe dhe ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Tani kush kërkon prova të tjera ose është naiv, ose kërkon të krijojë ambiguitet dhe kakofoni rreth raportit dhe qartësisë së tij kundër masakrës zgjedhore me qëllim shfokusimin nga e vërteta e madhe që ky raport denoncon.

Përfundim më të qartë se ky raport për grabitjen e zgjedhjeve  nuk mund të ketë. Do të mjaftonte vetëm njëri nga këto konstatime, për të hedhur në erë realisht procesin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe për të legjitimuar pretendimet e opozitës.

Për fat zgjedhjet ishin aq transparente, sa nuk kishte nevojë të ishe ekspert për vlerësimin e tyre si masakër e pastër zgjedhore.

Pas këtij raporti për këdo është e qartë që këto zgjedhje nuk ishin absolutisht si zgjedhjet e tjera që kanë kaluar, por ishin një betejë e pastër antiopozitare që kishte një objektiv të qartë, egzekutimin politik të opozitës dhe demokracisë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Të ribëhen zgjedhjet! Basha t’’i drejtojë shqiptarët në betejën e fundit
Next Article Nga Erl KODRA – Fundi i Edi Ramës – sa ç’është këmisha veshur

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?