GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – Një përpjekje për ta lexuar politikisht atë që po ndodh brenda PD
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – Një përpjekje për ta lexuar politikisht atë që po ndodh brenda PD

By
Red VARAKU
18/09/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Sali Berisha nuk e ka konsideruar aktin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD si produkt të presionit amerikan mbi kryetarin e PD, por e ka konsideruar atë si gjest personal të Lul Bashes, i cili sipas tij e ka ndërmarrë këtë hap për interesa të pastra personale.

Gjithashtu, ai e ka akuzuar atë si vegël qorre te Edi Ramës në Partinë Demokratike që duhet larguar sa më parë dhe njëkohësisht ka pretenduar që kjo nuk është ajo që duan shumica e demokratëve.

Ky i fundit një pretendim krejt legjitim duke marrë parasysh peshën dhe rolin e tij si njeriu që shembi komunizmin , qeverisi vendin duke realizuar arritje të jashtëzakonshme dhe avancoi dukshëm proceset e integrimit.

Për të materializuar këtë qëndrim ai ka nisur një levizje përmes së cilës kërkon të vërtetojë pretendimet që ka dhe deri këtu nuk ka asnjë problem, madje kjo është në të drejtën e kujtdo, e jo më liderit historik të PD.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Pjesa tjetër e partisë që përfaqësohet nga lidershipi aktual mendon se pavarësisht gjithçkaje PD mbetet një parti në aleancë dhe partneritet të padiskutueshëm me SHBA dhe se kjo aleancë duhet të mbetet e pacënueshme pavarësisht gjithçkaje.

Për pasojë dhe vendimin e vështirë të përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar nuk e shikon si vendim kundër Berishës, por si një vendim të domosdoshëm për të ruajtur partneritetin me SHBA.

Pra, tashmë aktualisht kemi dy qëndrime të forta brenda PD.

Njëri i përfaqësuar nga pothuajse të gjitha autoritetet zyrtare të PD dhe tjetri i përfaqësuar nga lideri historik Sali Berisha, i cili thotë se ka mbështetjen e shumicës së demokratëve.

Qëndrime që do të materializohen dhe po materializohen fare qartësisht  bashkë me mbështetësit e tyre dhe kjo nuk është ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme në politikë, sepse ne njohim pafund individë që kanë sfiduar lidershipin e një partie për interesa politike të ideve që ata përfaqësojnë.

Pra, duhet të pranojmë që në thelb kjo është një betejë e pastër politike që lidhet me qëndrimin që duhet të mbajnë demokratët në lidhje me aleatin e tyre historik SHBA dhe natyrshëm secila palë kërkon të ketë sa më shumë mbështetës që të arrijë që të imponojë qëndrimin e saj.

Kështu të gjitha palët janë angazhuar në mbrojtje të qëndrimeve të tyre edhe pse shpesh të egzagjeruara dhe këtu nuk ka asgjë jopolitike. Kjo betejë do të vazhdojë në terma të egzagjeruar deri sa të bëhet e qartë forca reale dhe mbështetja aktuale për gjithësecilin.

Ajo që unë shoh si problematike në kuptimin e të ardhmes dhe peshës politike të PD, është se çfarë do të ndodhë me këtë lëvizje që ka nisur z. Berisha nëse nuk arrin të largojë lidershipin aktual?

Kjo sepse nga përvoja askush deri tani nuk ka arritur të sfidojë partinë e tij deri në pikën sa të krijojë një lëvizje që të ndryshojë status quo-në e lidershipit të partisë dhe kjo jo për shkak të pafuqisë, por për shkak të statutit të kopsitur dinakërisht në favor të lidershipit të këtyre partive.

Më i suksesshmi deri tani që ka arritur t’i imponohet skenës politike përmes një lëvizje të tillë ka qenë vetëm Ilir Meta, por edhe ai e materializoi qëndrimin e tij në një parti politike, e cila e ktheu skenën shqiptare në trepolare.

Pra, a do të ndalet kjo lëvizje nëse nuk e arrin objektivin për të larguar lidershipin aktual të PD apo do të ketë fatin e të gjitha lëvizjeve të tilla, të cilat më pas shndërrohen në parti politike?

Ne opinionin tim në rast se kjo lëvizje nuk e arrin objektivin e saj dhe vendos të mbetet thjesht një fraksion brenda PD , ajo aktualisht po i bën një shërbim të jashtëzakonshëm PD.

Por nëse ajo nuk ndalet dhe vendos të kthehet në parti politike, ajo do ta kërcënonte seriozisht objektivin e PD për të ardhur në pushtet dhe do t’i bënte një shërbim të jashtëzakonshëm kësaj mazhorance dhe një dëm të pallogaritshëm vetë PD.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Edi DELIU – Kriza e vërtetë është humbja e vlerave njerëzore
Next Article Nga Erl KODRA – Masa kritike
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?