GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – I vetmi plan që ka qeveria, është plani për të shpëtuar veten
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – I vetmi plan që ka qeveria, është plani për të shpëtuar veten

By
Red VARAKU
29/03/2020
4 Min Read
Share
SHARE

Kur prezantoi planin e tij për daljen nga kjo situatë në Opinion, Rama i siguroi shqiptarët, që nuk kishte vetëm një plan A, por kishte edhe një plan B, C deri dhe D. Me një vetësiguri arrogante, ai përcolli disa shifra për të cilat ende sot nuk ka një shpjegim, ku të përcaktohet me detaje strategjia për realizimin e k?tij plani.

Deri tani kaq dimë për atë plan me shtatë pika. Në fakt më shumë se plan, ajo ishte një lëvizje propagandistike, për t’ia kundërvënë planit të Opozitës, e cila që në fillim e akuzoi qeverinë për mosmarrje të masave për mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Që qeveria e ka një plan për të dalë nga kjo situatë kjo është e qartë, por që ky plan nuk synon të shpëtojë aspak jetën e qytetarëve, por synon të shpëtojë jetën dhe fytyrën e kësaj qeverie, kjo është edhe më e qartë.

Është e qartë që vendimet e kësaj qeverie në lidhje me situatën janë vendime të atypëratyshme dhe krejt të pamenduara, ashtu siç është e qartë që të gjtha vendimet e kryeministrit nuk synojnë t’i vijnë në ndihmë qytetarëve, por synojnë të mbulojnë dështimet spektakolare të kësaj qeverie.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në fakt është pikërisht mungesa e këtij plani që shpjegon dështimin e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe kaosin që ka përfshirë qeverisjen shqiptare, ku gjithçka duket e paorganizuar, sepse njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit.

Kuptohet që ky kaos shpjegohet vetëm me faktin që qeveria nuk ka asnjë plan real, transparent dhe të detajuar me prioritete të fiksuara dhe synime të qarta, ku të gjithë aktorët përkatës të bëjnë detyrën e tyre, ndaj ka vendosur të shpërndajë vetëm pasiguri dhe panik.

Ajo nuk ka asnjë plan që synon të minimizojë dëmin, që do të shkaktojë virusi dhe depresioni ekonomik. Nuk ka asnjë plan që të na tregojë se si mund të kufizojmë numrin e të infektuarve dhe vdekjeve, por njëkohësisht si të maksimizojmë shpejtësinë e rindezjes së motorrave të ekonomisë tonë bazuar në mendimin e ekspertëve më të mirë.

Sigurisht, që ankthit të qytetarëve nuk mund t’i japë fund thjesht një plan , por kur gjërat bëhen transparente në bazë të një plani të detajuar, ku përcaktohen me detaje se kur dhe sa do të paguhen qytetarët që kanë humbur punën për shkak të koronavirusit, ku përcaktohet se çfarë do të ndodhë me punën e tyre, me biznesin e tyre apo me qeratë e tyre, ku përcaktohet se çfarë do të bëhet me kreditë që kanë në bankë, ku përcaktohet se kur do të mund të rikthehen në punë, qytetarët kanë mundësi të bëjnë disa llogari për të ardhmen dhe do të mund të marrin frymë lirisht.

Vetëm me një plan transparent dhe një stategji shtetërore për realizimin e këtij plani do të jetë shumë më e lehtë të binden dhe qetësohen të gjithë qytetarët, ndryshe nëse vazhdohet me propagandë boshe pasojat do të jenë mjaft të rënda, deri edhe të parikuperueshme për jetën dhe pasurinë e qytetarëve .

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Show i anti KÇK/ A luftohet krimi pa hetuar lejet e Veliajt në Tiranë?
Next Article At Zef PLLUMI – Kur komunistët hynë në Shkodër flamujt jugosllavë valaviteshin në çdo rrugë, jehonte kënga “Ide druzhe Tito preko Albanie”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?