GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – Histeria absurde kundër Opozitës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – Histeria absurde kundër Opozitës

By
Red VARAKU
01/06/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Ka një sulm të orkestruar kundër opozitës menjëherë pas zgjedhjeve të 25 prillit, i cili sado i sofistikuar qoftë, nuk e maskon dot qëllimin që fshihet pas tij dhe ligësinë e frymëzuesve të tij.

Argumenti kryesor i këtij sulmi është dështimi i opozitës për rrëzimin e kësaj qeverie.

Siç është argumentuar rëndom edhe këto ditë nga zëra shumë seriozë, kjo qasje do të ishte krejt normale në një vend me demokraci funksionale ku zgjedhjet janë një mekanizëm vetërregullues i problemeve të shoqërisë.

Në këtë rast qytetarët janë në të drejtën e tyre ta kthejnë shënjestrën tek opozita me qëllim përmirësimin dhe fuqizimin e kësaj të fundit, sepse një opozitë e shëndetshme prodhon një qeverisje të shëndetshme.

Por, a është ky rasti i opozitës shqiptare? A është ajo e pafuqishme të realizojë ndryshimin e shumëpritur apo mos jemi përballë një skenari që po tenton asgjësimin e saj për arsye nga më të ndryshmet?

Nëse është e vërtetë e kundërta dhe për këtë ka prova që i di çdo shqiptar, pra që jemi aktualisht përballë skenarit të asgjësimit të saj dhe instalimit të një regjimi, atëherë nuk ka akt më të pabesë dhe antishqiptar se të sulmosh sot opozitën.

Sigurisht, analiza për dështimin nuk duhet të mungojë si mënyrë për ndreqjen e gabimeve dhe fuqizimin e saj, por kur të gjithë janë të bindur përfshi këtu dhe institucione ndërkombëtare si ODHIR, që shteti u bë njësh me partinë dhe bandat për të blerë zgjedhjet ,atëherë të gjitha akuzat bien në çast.

Cila opozitë në botë mund t’ia dalë përballë një makinerie të tillë shtetërore që tenton likujdimin e saj!?

Për pasojë çdo sulm nën brez kundër saj duhet të ndalet menjëherë, ose duhet konsideruar si një sulm që bëhet qëllimisht për dobësimin e saj dhe kushdo që e bën nuk i shërben kurrsesi PD, por i shërben vetëm këtij regjimi.

Sepse, me sulmet kundër opozitës jo vetëm nuk ndihmohet shoqëria të kapërcejë këtë moment të rëndë për vendin, por përmes tyre e shkatërrojmë plotësisht fibrën e demokracisë së brishtë shqiptare.

Opozita shqiptare është treguar luajale dhe korrekte në qëndrimet e saj duke ofruar konsensus për reformën në drejtësi dhe konsensus për reformën zgjedhore, reforma ku ajo bashkëpunoi në mirëbesim, sepse patën si garant pikërisht faktorin ndërkombëtar, por që u shkelën me të dyja këmbët nga kryeministri Rama. Këtu detyra e saj konsiderohet e përfunduar!

Tani i takon faktorit ndërkombëtar si garant i ekuilibrave politikë në Shqipëri që përmes institucioneve ndërkombëtare të njohë dhe pranojë pretendimet e opozitës, të cilat u nëpërkēmbën hapur nën dritën e diellit dhe bashkë me çertifikimin e pretendimeve të opozitës të ofrojë një zgjidhje të re të krizës shqiptare para se të jetë shumë vonë .

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Dy fytyra e Francës
Next Article Nga Kim MEHMETI – Listat e zeza të DASH-it dhe ‘delet’ e mbikëqyrura nga ‘sigurimsat’ e ‘Rilindjes’!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?