GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – Disa mesazhe që duhen lexuar nga vota e demokratëve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – Disa mesazhe që duhen lexuar nga vota e demokratëve

By
Red VARAKU
14/06/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Vota unanime e demokratëve për Lulzim Bashën, pjesëmarrja masive dhe diferenca e madhe me kandidatët e tjerë dëshmon se Lulzim Basha mbetet një personalitet i pakonkurueshëm brenda PD .

Pavarësisht pretendimeve , kjo votë është provë shumë kokëfortë që demokratët besojnë fort tek Lulzim Basha dhe vizioni i tij. Kjo votë  njëkohësisht dëshmon që demokratët janë të bindur dhe të bashkuar rreth faktit që 25 prilli ishte një masakër zgjedhore.

Kësisoj demokratët i kanë dhënë një përgjigje të prerë çdo lloj dileme në lidhje me qëndrimet që PD duhet të mbajë dhe çdo lloj dileme në lidhje me liderin e tyre.

Leximi me shumë përgjegjësi i rezultatit të këtyre zgjedhjeve është me rëndësi historike për Partinë Demokratike, sepse ky mesazh përcakton dhe rrugën që PD duhet të ndjekë për rrëzimin e këtij regjimi dhe rikthimin e demokracisë në vend.

Sfida e PD është shumë e madhe , sepse ajo duhet të punojë në disa fronte njëkohësisht.

Fillimisht pretendimet e saj kanë nevojë për një rikonfirmim të qartë ndërkombëtar. Bindja  e faktorit ndërkombëtar përmes provave dhe fakteve se këto zgjedhje u vranë , sepse u vodhën pabesisht, është me rëndësi të jashtëzakonshme për ecurinë e projektit të opozitës .

PD duhet të punojë fort me të gjitha mjetet ,që t’i ndërgjegjësojë dhe bindë ata që kriza në vendin tonë nuk është më thjesht një krizë politike, por është një krizë e rëndë demokracie dhe për pasojë ajo rrezikon seriozisht të degradojë në përplasje nëse nuk ndërhyet menjëherë.

Rifreskimi i partisë me figura të reja dhe energji të reja është i një nevoje jetike për PD, për shkak se përballja me këtë regjim kërkon padyshim personalitete të reja dhe të forta, që të mbajnë në këmbë reagimin opozitar, por njëkohësisht të ringjallin besimin e munguar, sepse një pjesë është e lodhur dhe duket sikur nuk ka se çfarë të japë më në PD.

Diferenca e votave të Agron Shehaj me dy kandidatët e tjerë znj. Edit Harxhi dhe z. Fatbardh Kadilli dëshmon prirjen e anëtarësisë drejt rifreskimit, drejt figurave të reja, përfaqësuese dhe të pakonsumuara.

Gjithashtu, i një rëndësie historike është dhe radikalizimi i qëndrimeve të saj. Kjo duke filluar me refuzimin e prerë për çdo lloj bashkëpunimi me këtë qeveri e duke vazhduar proporcionalisht me qëndrimet e regjimit.

Ky refuzim nuk do të ishte vetëm një mesazh paralajmërimi për regjimin, por do të ishte edhe një akt i detyrueshëm për vetë zhvillimet brenda opozitës. Një e djathtë bashkëpunuese me  këtë qeveri është një tradhtare e mesazhit që dhanë demokratët për këto zgjedhje dhe do të çonte detyrimisht dhe në përçarje të saj.

PD mund të mbetet e bashkuar, vetëm nëse mban një distancë të fortë dhe të qartë nga kjo mazhorancë.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erl KODRA – Evolucioni Partisë Socialiste të Shqipërisë | Prej terrorizmit në banditizëm
Next Article Kështu Joe ka përgatitur ndeshjen ndaj Vladimir

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?