GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Red VARAKU – 25 prilli si deformimi më i rrezikshëm që nga viti 1991
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Red VARAKU – 25 prilli si deformimi më i rrezikshëm që nga viti 1991

By
Red VARAKU
09/08/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Masakra që ndodhi në 25 prill me zgjedhjet ishte flagrante dhe asgjësuese për demokracinë .

Angazhimi agresiv i strukturave kriminale dhe ndërhyrja strukturore  e shtetit , pra shkrirja e partisë me shtetin në manipulimin më të madh të vullnetit të qytetarëve këto 30 vite, ishte brutal, i paprecedentë dhe fenomeni më shqetësues i këtyre zgjedhjeve. 

Sigurisht, përpjekje të tilla për të ndikuar rezultatin ka pasur edhe në zgjedhjet e mëparshme, por nuk kanë qenë asnjëherë kaq masive dhe kapilare sa në fund të jenë vendimtare dhe të përcaktojnë fatin e tyre.

Por, ajo që po e bën atë një manipulim të rrezikshëm për stabilitetin e vendit nuk është vjedhja në vetvete, por është injorimi i këtij realiteti dhe shpallja e kësaj masakre si “zgjedhje të pranueshme”.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Ky është problemi më i madh dhe për pasojë deformimi më i rrezikshëm që ka pësuar një proces zgjedhor që nga viti 1991.

Për këtë arsye Partia Demokratike ndodhet para një vendimi historik. Kjo sepse ky vendim do të ndikojë pa diskutim jo vetëm mbi fatin e saj, por edhe mbi fatin e Shqipërisë .

Përpara saj janë dy opsione, ai i pranimit dhe integrimit në këtë sistem ose ai i refuzimit dhe përballjes me të.

Opsionin e parë, atë të pranimit dhe integrimit në këtë sistem, PD e ka hedhur gjithmonë poshtë me neveri. Kjo sepse shkon kundër misionit të saj historik , kundër arsyeve për të cilat ajo egziston dhe kundër parimeve që ajo mbron. Për pasojë çdo shmangje do ta çonte PD automatikisht drejt vetëasgjësimit dhe Shqipërinë drejt një autokracie.

Ndërsa opsioni i dytë, refuzimi dhe pëballja me këtë regjim, e vendos atë përballë një sfide egzistenciale, sepse ka përballë një makineri të pasfidueshme shtetërore të bërë njësh me krimin, miliardat dhe shantazhi i të cilës ka fuqinë të heshtë dhe nënshtrojë cilindo.

Pra, PD ndodhet përballë një sfide shumë të rëndë, por ajo nuk mund t’i shmanget misionit të saj historik sepse përndryshe i bie të pushojë së egzistuari, sepse e ka frymëzimin në arsyet e egzistencës së saj, në luftën për liri dhe demokraci, mision që realizoi me sukses në 1990.

Kështu që të gjitha llogaritë të çojnë tek një vendim për një qëndrim të vendosur për mosnjohjen e këtyre zgjedhjeve dhe një distancim i qartë ndaj çdo oferte dhe qëndrim i palëkundur ndaj çdo presioni, pavarësisht pasojave.

Çdo devijim ndaj kësaj do të prodhojë vetëm krizë, destabilitet, regres dhe do të rikthejë Shqipërinë nën hijet e të njëjtit regjim që lamë pas.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Armand MAHO – Dua Lipa? Jo, faleminderit, kemi Goranin!
Next Article Gorani i Serbisë, Taqka i Korçës dhe Brate Edi
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?