GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Albin Kurti përballë Herman Geringut të Milosheviçit!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Albin Kurti përballë Herman Geringut të Milosheviçit!

By
Enver BYTYÇI
14/06/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Nesër Albin Kurti shkon në Bruksel. Pas Ibrahim Rugovës dhe Fatmir Sejdiut, zoti Kurti është i treti lider politik i Kosovës, i cili shkon në bisedime me Serbinë pa hipotekë. Ai nuk është përgjegjës për asgjë që ka lidhje me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo me ndonjë zhvillim tjetër që lidhet me raportet shqiptaro-serbe. Gjithçka ka bërë lidhet me aksionin dhe veprimin e tij politik. Madje është Serbia ajo që e ka burgos Albin Kurtin! Dhe ky duhet t’i kërkojë llogari asaj edhe për këtë!

Ndërkaq kundërshtari i tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, vjen në takimin e ditës së nesërme (15 qershor 2021) në Bruksel me një hipotekë dhe me një mal akuzash për krime lufte e krime kundër njerëzimit gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit të kaluar. Megjithëse në moshë të re, Vuçiq ishte njeriu i parë pas Sheshelit në Partinë Radikale të Serbisë, parti e cila mobilizoi qindra e mijëra serbë në luftën kundër myslimanëve në Bosnjë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë. Kush beson se politikani i ri Aleksandër Vuçiq nuk ishte aktiv e madje shumë aktiv në organizimin e luftës kundër shqiptarëve, myslimanëve e kroatëve, ai gabon rëndë. Imagjinoni ish-numrin dy të Partisë Socialiste të Shqipërisë, të dorëhequrin e datës 13 qershor, Gramoz Ruçin. Është gënjeshtër e madhe të mendosh se Ruçi nuk ishte në vijën e parë të implementimit të politikave të dhunshme të Rilindjes në këto tetë vite të qeverisjes së saj. E njëjta gjë ka ndodhur gjithashtu me Aleksandër Vuçiqin e Shejshelit dhe Milosheviçit.

Por jo vetëm kaq. Për merita të shquara në luftën kundër myslimanëve të Bosnjës, Aleksandër Vuçiq u gradua në detyrën e ministrit të informacionit gjatë sulmeve barbare të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, në vitet 1998-1999. Joschka Fischer e ka konsideruar Milosheviçin si “Hitleri I Ballkanit”! E duke iu referuar krahasimit të ish-ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, atëherë i bie që Aleksandër Vuçiq ishte në periudhën e gjenocidit serb në Kosovë në rolin e Hermann Geringut gjerman të kohës së Hitlerit.

Por Reichmarshalli Hermann Gering u dorëzua më tetë maj 1945 te Aleatët (amerikanët). Ai besoi se do të trajtohej si humbës dhe jo si kriminel lufte. Por shpejt e kuptoi se kishte gabuar. Në Gjyqin e Nurenbergut u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte dhe më 15 tetor 1946, kur do të zbatohej vendimi për varjen e tij, ai u vetëhelmua me një kapsulë cianuri, e cila i ishte dhënë fshehurazi nga një toger amerikan.

Ndërsa Herman Vuçiç edhe pse përgjegjës direkt për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, prej vitit 2014 udhëheq bisedimet për zgjidhjen e konfliktit me Kosovën. Nuk është hetuar, gjykuar dhe dënuar për krimet e tij në Bosnjë dhe në Kosovë. Ai ishte në vitet 2014-2916 kryeministër dhe prej asaj kohe vazhdon të jetë president i Serbisë. Si ministër informacioni i Milosheviçit hartoi programin e mashtrimit dhe gënjeshtrave të opinionit të brendshëm e të jashtëm për të vërtetën e luftës dhe krimeve serbe në Kosovë. Tani ulet përballë një kryeministri kosovar pa kurrfarë hipoteke morale e politike dhe pa të keq vazhdon gënjeshtrën e radhës se “Ju (kosovarët) doni t’i fitoni të gjitha e ne (serbët) asgjë”!

Hermann Gering ishte marshall në politikë e të njëjtën gjë mbart Aleksandër Vuçiq. Gering u dënua me varje, sepse ngriti kampe përqendrimi dhe mbrojti masakrat e Hitlerit. Aleksandër Vuçiq vijon edhe sot t’i mbrojë masakrat e Milosheviçit. Ndërkaq konsiderohet si “njeriu i paqes” në rajon. Ky status e bën atë agresiv, ndërsa përgjegjësia për krime kundër njerëzimit në Kosovë nuk e lejon që të kërkojë ndjesë për ato krime! Ky është një kontrast i madh midis rastit gjerman dhe rastit të krimeve serbe kudo në Ballkan, përfshirë Kosovën.

Këtë pozicion të tij pa hipotekë duhet ta shfrytëzojë në maksimum Albin Kurti! E njëkohësisht ai duhet që të bëjë të njohur edhe në publikun perëndimor hipotekën e kundërshtarit të tij në bisedime, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Presidenti serb ishte komod me Hashim Thaçin, sepse së paku e kishte përgatitur opinionin për ta vënë atë nën kompleksin e fajtorit para tij. Por atë që Vuçiq e bëri me Hashim Thaçin duhet ta bëjë kryeministri sotëm i Kosovës kundrejt presidentit të Serbisë!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Vangjel KOÇA, shëmbëlltyra e mendimtarit shqiptar optimist
Next Article Nga Erl KODRA – Evolucioni Partisë Socialiste të Shqipërisë | Prej terrorizmit në banditizëm

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?