GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Prishtina të gjithë bashkë: “Po dëmtohen të burgosurit në Hagë, për interesa elektorale”
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Shqiptare

Nga Prishtina të gjithë bashkë: “Po dëmtohen të burgosurit në Hagë, për interesa elektorale”

By
GazetaTjeter
20/11/2020
6 Min Read
Share
SHARE

Që kur prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë lëshoi një deklaratë se kishte nisyr çështje penale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit e deri më sot kur katë drejtues të lartë të UÇK kanë përfunduar në burg, kryeministri i Shqipërisë dhe rilindasit që e mbështesin kanë marrë flamurin e Mbroktësit të tyre publikë. Fillimisht Edi Rama e sulmoi shumë fort deklaratën e prokurorit special që e pengoi Hashim Thaçin të shkonte në shtëpinë e Bardhë për një marëveshje me presidentin serb Vuçiç. Më pas ai u bë pjesë e fushatës “Liria ka emër” që donte të njësonte luftën çlirimtare të kosovës me emrat e Hashim Thaçit  e Kadri Veseli.

Pra në këtë këtë kuptim duket sikur kryeministri shqipëtar po bën më shumë sesa kushdo për të mbrojtur ish partnerët e tij politikë dhe duke marrë mbi vete koston e vënjes në dyshim të drejtësisë ndërkombëtare.

Por fatkeqësia është se askush nuk po ia njeh këtë nder dhe për ditë e më shumë po shumohen zërat që po i bëjnë thirrje Ramës për mos e shfrytëzuar këtë fatkeqësi për interesa të luftës së tij politike para zgjedhjeve. Fakti se Rama dhe mediat pranë tij po i përdorin prangat mbi duart e komandantëve për të orkestruar një fushat lokale kundër opozitës dhe liderit të saj, po mer kritikë gjithnjë e më të forta në Prishtinë.

Sot, Enver Hoxhaj, kreyetari në detyrë i PDK, parisë të themeluar e të kryesuar nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e konsideroi të dëmshëm këtë instrumentalizim për nevoja të politikës ditore:“instrumentalizimi politik i procesve gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, për politikë ditore partiake, pavarësisht në Kosovë, Shqipëri e diku tjetër, nuk i shërben aspak Kosovës, përkundrazi, e dëmton rëndë atë. Nuk i ndihmon as shokët tonë në Hagë!”. Të gjendur përballë kësaj situate kritike e të rëndë, unë bëj thirrje për vetëdije të lartë patriotike, solidaritet e unitet të mbarë faktorit politik shqiptar, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe në trojet e tjera shqiptare. Historia e ka dëshmuar që shqiptarët ia kanë dalë t’i tejkalojnë sfidat e sulmet vetëm kur kanë qenë të bashkuar”, përfundon Hoxhaj.

Sinjalin se Partia Demokratike e Kosovës do të mbante këtë qëndrim, ndaj akuzave që propaganda e Rilindjes kuundër Lulzim Bashës e paralajmëroi gjatë një emisioni në OPEN, nënkryetari i kësaj partie, ish komandanti, Sami Lushtaku. Ai deklaroi preraz se në momente si ky shqiptarët duhet të jeenë të bashkuar dhe  jo të ndarë.

Paralelisht me të, këshilltari i Kadri Veselit, Adri Nurellari tha se përdorimi i kësaj ngjarjeje për të goditur Lulzim Bashën i Bën dëm atyre që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare në Hagë.

Por edhe partia më e madhe në pushtet, LDK i denoncoi këto praktika që po përdor rilindja në Tiranë. Me anë të kreut të saj, Isa Mustafa, ajo tha se akuza dhe ‘konstruktume të pavërteta nuk ndihmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tani janë në Hagë”. Në facebookun e tij ai shkroise, Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Basha, apo Sali Berisha, por e vendosi Kuvendi i Kosovës.

Por këtë lojë të fëlliqur që po bëhet në Tiranë nuk e ka denoncuar vetëm PDK-ja që është e rrshtuar më pranë Ramës, apo LDK-ja që gjendet më afër PD-së, atë e kanë treguar me gisht edhe personalitete me prfofil të lartë të jetës publike në Kosovë. në një intervistë për Ora nevs Veton Surroi i krahasoi akuzat ndaj Bashës me ato që ka bërë Daçiç në Serbi:“Nuk i bën mirë Shqipërisë dhe as ambientit politik dhe as shqiptarëve në Shqipëri që kjo çështje të shfrytëzohet për luftën e brendshme politike.

Fillimisht duhet të largohemi nga ky etiketim i njerëzve sepse kemi të bëjmë me një situatë delikate, në të cilën a ka qenë kush i përfshirë si hulumtues apo përkthyes etj, nuk mund ti vihet gishti pasi vihemi në të njëjtën situatë që ka hyrë Serbia. Ish ministri i jashtëm Daçiç i cili para disa muajsh akuzonte serbët se kanë folur kundër kryerjes së krimeve në Serbi dhe kanë treguar varrezat masive” tha ai. Edhe gazetari kosovar me qëndrim në Zvicër, Enver Robelli shkoi në një vështrin në gazetën “Koha Ditore”:” Mbi 20 vjet pas masakrës në Krushë të Madhe mediat e oborrit të qeverisë socialiste të Tiranës keqpërdorin një tragjedi kosovare për betejat e brendshme elektorale në Shqipëri”.

Pra, nga të gjitha krahat dhe nga të gjithë zërat nuk ka dyshim se ajo që po bën propaganda e Edi Ramës në këto ditë është jo vetëm e ulët por edhe në dëm të Kosovës, duke theksuar se ai që u hoq publikisht si aleat i Thaçit dhe Veselit po hedh mbi shpinën e tyre barrën e problemeve zgjedhore që ka në Shqipëri. Prandaj ka ndodhur një gjë e rallë, personazhe aq të kundërt mes tyre janë bërë të gjithë bashkë, kundër politikave përçarëse të Ramës.

Nga Çim PEKA – Abdixhiku, ‘Luli’ i Ramës në Prishtinë!
​146 vjet nga Lidhja e Prizrenit
Fitoi Kosova, ra Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit
16 vjet shtet i Pavarur, Kosova sot feston
Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Bota e spiunëve: Sytë e Madhërisë së Saj
Next Article Bota e spiunëve: Një jetë intrigash
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?