GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Poli HOXHA – Cilin nga hallet e Edi Ramës të qajmë?!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Poli HOXHA – Cilin nga hallet e Edi Ramës të qajmë?!

By
Poli HOXHA
09/01/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Nuk është se po ndodh për herë të parë gjatë këtyre 8 viteve e më shumë, kohë që gëzon pushtet pa limit.

Edi Rama kryeministri më i plotfuqishëm në rajon e madje në Europë, i cili ka nën kontroll çdo institucion përfshirë edhe një pjesë të mirë të “Drejtësisë së re”, ka një hall të madh!

Një merak të lig që natyrisht nuk ka të bëjë fare me punët e tij në krye të shtetit, as me mënyrën se si qeveris, e as me ministrat dhe drejtorët e tij që kur zbresin nga makinat e shtrenjta, gromësijnë si “derra të nginjur”.

Nuk ka të bëjë, jo e jo, me lajmet që vijnë nga vendet e BE (Si Franca së fundmi, për shembull) sipas të cilave mijëra shqiptarët të varfër a jo, kanë mësyrë sërish në “për një jetë më të mire”, duke rikthyer rekordet botërore si azilantë.

Mund të ketë hallin e skandaleve që prodhon qeveria e tij; të aferës së paprecedentë, 450 milion euro, të djegësve të mbeturinave (për shembull)- do të thoni ju.

Jo as për këtë duket se nuk është i shqetësuar përderisa, SPAK, shprehjen frazeologjike, “Ligji e kap lepurin me qere”, e ka kthyer në; “I kapim të korruptuarit, hipur mbi një breshkë”.

Mund të vazhdojmë pa fund për hallet që duhej të kishte kryeministri i një vendi si Shqipëria (shqiptarët i dinë, se i kanë nën lëkurën e vetë secili); që nga çmimet që vetëm rriten, kurse rrogat e pensionet rrinë në vend, tokat bujqësore e qytetet që përmbyten sa nisin reshjet e para…etj, etj.

Jo, halli i tij janë problemet e opozitës, beteja brenda llojit në PD, herë tragjike e herë qesharake, herë parimore e herë e turpshme.

Ndaj priti sa të zgjohej i madh e vogël këtë të diel pushimi dhe për një orë rresht ju “trashi kokën” shqiptarëve, për brengën që e ka lënë pa gjumë: Si do t’ia bëj unë i shkreti pa opozitë?!

Të gjithë ata që thonë se me këto që po ndodhin brenda PD-së rezultantja është, “Paç fatin e Ramës”, se ai është i lumtur që askush nuk po merret më me skandalet dhe korrupsionin e qeverisë së tij, se ai është i qetë e madje e ka të sigurtë edhe mandatin e katërt, gabojnë rëndë.

Rama është aq i stresuar, sa duke folur për shkërmoqjen e opozitës përmbysi live edhe filxhanin e kafes.

Me fytyrën e shpërfytyruar e zërin që i dridhej, ai na tregoi se është në merak që Berisha nuk lufton dot Amerikën. U shfaq në siklet për fatin e selisë së Partisë Demokratike dhe i gatshëm që njërit prej grupeve, ti japë një godinë shtesë. Por edhe më i shqetësuar është, për bravat e selisë së PD.

Kur foli për trazirat e një dite më parë ku demokratët shanë e shqelmuan njëri tjetrin pa mëshirë, u bë vrer fare. U nxi në fytyrë, sytë ju skuqën dhe zëri ju bë qaraman.

Ishte tronditur pse njëri (Basha) po rrokulliset në Lanë e tjetri (Berisha) është katandisur në jeniçer që hipën në shkallë për të pushtuar muret e SHQUP-it.

Që është një aktor brilant e shfrytëzues propagandistik i çdo ngjarje të rëndë që ndodh në Shqipëri e në Ballkan, (mjaft që të mos ketë të bëjë me atë vetë), këtë e dimë të gjithë.

Për ti shtuar shqetësimit për opozitën edhe një hall tjetër, (direkt pas daljes një orëshe në Tv) shkoi e bleu edhe domate, njësoj si Lulzim Basha kur kishte hallin e të bërit kryeministër, se ndryshe “e rrihte” bashkëshortja.

“Hall mbi hallet ky”, do të thoshte populli!

Por thellë-Thellë, po ta mendosh mire, ai mund të jetë vërtet në zgripin më të madh të jetës së tij pas kësaj shkërmoqje të opozitës.

Sepse një ditë do të mbarojë, edhe telenovela Brisha-Basha-PD.

Shqiptarët, ndërkombëtarët, apo SPAK po të jetë në humor të mirë, do nisin dhe shohin atë që është vërtet hall i madh për gjithë Shqipërinë, e nuk i dihet kur do të marrë fund.

Po vjen koha që të indentifikohet qartë se kemi një kryeministër e një qeverisje të paaftë dhe korruptive. Një grup që vërtitet në rreth vicioz i cili nuk punon por vetëm, performon skenarët e Endri Fugës në TV.

Ndoshta ky është halli i vërtetë i Edi Ramës, pavarësisht se e ka maskuar sikur e qan për opozitën që nuk e ka!

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Noam Chomsky, intelektuali i shquar antikonformist
Next Article Nga Basir ÇOLLAKU – Godina humbi, Demokratët fituan
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?