GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Poli HOXHA – Ceremonia mortore me emrin “Kongres”!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Poli HOXHA – Ceremonia mortore me emrin “Kongres”!

By
Poli HOXHA
10/04/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Kryetari Rama gjatë gjithë punimeve të këtij Kongresi, vetëm ka nxirë e ka shfryrë, kurse djersët e sikletit i shpërthenin deri te fokusi i kamerave. Bashkë me kryetarin nxinin edhe të tjerët, sidomos ata në rresht të parë. Pavarësisht nga dekoret madhështore dhe të kuruara me kujdes, pavarësisht nga feksja e trëndafilit rozë dhe “fuqia” simbolike e grushtit të mbledhur të socialistëve të vjetër, e gjitha nuk e tejkaloi dot një ceremoni mortore.

Ai ka pak kohë që i është rikthyer Partisë Socialiste. Po monton sërish grushtin dhe trëndafilin e të majtëve, kurse mëngjesin e sotëm u kujdes që të pozonte në korridoret e selisë së Partisë Socialiste  me fotografinë e Fatos Nanos dhe simbolet e vjetra. Nëse bën një vëzhgim të thjeshtë gjatë gjithë viteve që kur Edi Rama ka marrë frenat e PS, do vërejmë një fenomen sa interesant aq edhe makiavelik.

Sa herë që ai ndihet rehat dhe i plotfuqishëm, zhduk çdo shenjë të Partisë Socialiste dhe e identifikon këtë forcë politike, vetëm me simbolet e “Rilindjes” të cilën e ka shpikur vetë. Përpara se të vinte në pushtet, ai shfaqej si një socialist “i thekur”, duke i quajtur të shenjta simbolet e vitit 1991 të cilat u miratuan pasi Partia e Punës u konvertua në Socialiste.

Kur ishte në opozitë, “mbret” ishte Partia Socialiste. Sa u fut në zyrën e kryeministrit në vitin 2013, krijoi nga hiçi “Rilindjen”. Zhveshi lakuriq “partinë e vjetër” nga simbolet demode dhe imponoi ngjyrën e tij të preferuar.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Kujtohuni: Vetëm 2-3 muaj përpara e gjatë fushatave zgjedhore, Edi Rama, rikthen gjithmonë emrin e madh dhe shenjat identifikuese të PS.

Por jo vetëm atëherë; Kur është në siklet të madh dhe pasi i plasin skandale dhe afera që rrezikojnë edhe atë vetë, Rama rikthen në fron PS-në, me gjithë simbolet origjinale.

Pse e bënë këtë?

Sepse kur është koha për të mbledhur votat që duhen për të siguruar pushtetin, atij i duhen dhe shfrytëzon socialistët dhe të majtët (edhe komunistët në bindje), të cilët për hir të së vërtetës janë të shumtë në këtë vend.

Ju tregon se PS është ajo që ka qenë, ndaj votojeni se më mirë do bëhet për ju. Në fakt PS ka firuar me kohë, pavarësisht nga fotografitë me pezhishka të Fatos Nanos (me grusht e trëndafil rozë në sfond), të cilat nxirren nga bodrumi në kësi rastesh halli.

Pra përveçse në kohë zgjedhjesh për “qorrat militantë”, edhe kur është në siklet dhe rrezik si në kohën e skandalit me Saimir Tahirin, apo sot me “bombën”- Incenerator, ai rikthen PS-në sepse i duhet si një mburojë.

Sot në emër të PS-së dhe socialistëve të thjeshtë, paralajmëroi SPAK-un. Në fakt ky i fundit nuk ka punë me socialistët e ngratë, por vetëm me disa kokrra të rrethit të tij të ngushtë; ministra, deputetë e kryetar bashkish, të cilët kanë abuzuar dhe po hetohen për zhdukjen e qindra milion eurove. Po të bësh një inventar të të arrestuarve e të të hetuarve (zyrtarë e deputetë), asnjëri prej tyre nuk është “socialist” më i vjetër se këto 9 vite që Edi Rama është në pushtet.

Gjithë ditën në Kongres Rama foli për partinë, PS-në, socialistët e thjeshtë. I quajti pasuri, “sytë e ballit”, e madje kishte dhënë urdhër që të gjithë ti drejtoheshin njëri- tjetrit jo si më parë “Zonjë-zotëri”, por Shoqja-shoku”. Shoqja milionere- njëri-shoku miliarder tjetri!

Gjithë ditën e Kongresit Rama ishte kryetari i Partisë Socialiste që ka marrë me shumicë vullnetin e popullit dhe jo kryeministër siç është e ka qenë gjatë 9 viteve të fundit. Nëntë vite për të cilat Departamenti i Shtetit thotë se, kemi qeverisjen më të korruptuar në gjithë Europën.

Por edhe nën petkun e kryetarit të “partisë më të madhe që e do populli”, që nga nisja deri në fund të punimeve të këtij Kongresi, ai vetëm ka nxirë e ka shfryrë. Kurse djersët e sikletit i shpërthenin, deri te fokusi i kamerave. Bashkë me kryetarin nxinin edhe të tjerët. Sidomos ata në rresht të parë të cilët çelnin në fytyrë, vetëm kur “i madhi” paralajmëronte dhe shantazhonte hapur SPAK-un i cili duhet të ndalojë urgjentisht arrestimet e “socialistëve”. Pra të “shoqeve dhe shokëve”.

 Pavarësisht nga dekoret madhështore dhe të kuruara me kujdes, pavarësisht nga feksja e trëndafilit rozë dhe “fuqia” simbolike e grushtit të mbledhur të socialistëve të vjetër, e gjitha nuk e tejkaloi dot një ceremoni mortore. Por nuk ishte funerali i PS-së. Ajo fatkeqësisht ka vdekur kohë më parë. Ceremonia mortore (madhështore patjetër) me emri “Kongres”, ju bë “Rilindjes”. Lindi me bujë 9 vite më parë dhe po cof sot te dyert e SPAK!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Agim XHAFKA – Me fqinjin socialist te oborri i pallatit
Next Article Nga Kim MEHMETI – Të votuarit e popullit që i zgjedh kryetari i partisë!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?