GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Oerd BYLYKBASHI – Shqiptarët kanë nevojë për qeverisje, jo për kakarisje propagandistike
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Oerd BYLYKBASHI – Shqiptarët kanë nevojë për qeverisje, jo për kakarisje propagandistike

By
Oerd BYLYKBASHI
05/04/2022
4 Min Read
Share
SHARE

Industria e prodhimit të mishit të pulave dhe vezëve është sot në gjunjë nga gripi i shpendëve.

Zona zgjedhore, Qarku Durrës, ku shërbej si deputet është qendra e krizës.

Këtu ndodhet 60% e kësaj industrie të rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë, me 400 të punësuar që rrezikojnë vendet e punës, pra 400 familje që rrezikojnë varfëri edhe me të thellë nga papunësia dhe rroga e munguar. Por mbi të gjitha pasojat rëndojnë shumë mbi konsumatorët familjarë.

754.000 krerë kanë ngordhur apo janë asgjësuar për shkak të epidemisë. Ky është një dëm me pasoja të mëdha për ekonominë e zonës, por edhe më gjerë në Shqipëri.

Por po aq, është me pasoja të rënda tek konsumatorët, për shkak të shtrenjtimit të çmimit.

Veza është produkt bazë i shqiptarëve, e sa më shumë varfërohet xhepi, aq më shumë familjet përdorin ushqimet bazë.

Kriza që ka shkaktuar epidemia e ka çuar në qiell çmimin e vezëve. Në janar e shkurt, kur epidemia nuk kishte goditur ende, një kokërr vezë me shumicë ishte 11 lekë/kokërr ndërsa sot është 22 lekë/kokërr, pra është rritur 100%.

Me pakicë një kokërr vezë më parë kushtonte 15-17 lekë, ndërsa sot kushton 26-35 lekë, pra është dyfishuar.

Por, ndërkohë, që e gjithë shporta e ushqimeve bazë është shtrenjtuar drastikisht brenda një muaji, çmimi i vezëve nuk është rritur sepse plasin bombat në Kiev siç i pëlqen Ramës të thotë, por sepse ka plasur gripi i shpendëve.

Qeveria u përpoq ta fshihte fillimisht epideminë e gripit të shpendëve. Në fillim e quajti “laringo-trakeit infektiv”. Vetëm më pas u detyrua të pranonte që ishte grip shpendësh H5N8.

Arsyeja e shmangies është shumë e thjeshtë: qeveria është e detyruar nga ligji dhe aktet normative të Këshillit të Ministrave që të dëmshpërblejë industrinë e prodhimit të vezëve për humbjet nga gripi i shpendëve.

Sa më vonë të cilësohej natyra e vërtetë e ngordhjes nga gripi i shpendëve, aq me pak krerë të ngordhura apo asgjësuara duhen dëmshpërblyer. Ligji për shërbimin veterinar i vitit 2011, VKM 408/2013 dhe Plani i Kontigjencës i viti 2021 detyrojnë shtetin të përballojë nga buxheti shpenzimet për çrrënjosjen e sëmundjes dhe dëmshpërblimin e bizneseve për krerët e ngordhur apo asgjësuar.

Urdhërat e ministrit për këtë qëllim janë nxjerrë dhe janë në fuqi.

Por fakti është që shteti nuk ka kryer asnjë qindarkë kompensim.

Dëmi që kanë pësuar bizneset e zonës së Durrësit që kam nderin dhe detyrën të përfaqësoj, llogariten me miliona Euro. Po të llogariten edhe bizneset në zona të tjera të prekura, shifra rritet.

Shteti e di detyrimin e vet, por hesht dhe zvarritet.

Pasoja është e drejtpërdrejtë tek konsumatorët që nuk përballojnë dot dietën bazë ushqimore. Jo çdo çmim rritet nga bombat në Ukrainë. Në rastin konkret, shteti shkel ligjin.

Në fillim të marsit u pagoi 10 milion Euro personave në kërkim për kontratën korruptive të inceneratorëve, por asgjë nuk bëri të dëmshpërblejë sipas deyrimit ligjor që industria shqiptare e prodhimit të ushqimit bazë të rimëkëmbet sa më shpejt dhe çmimi i një produkti bazë të ulet e të jetë i përballueshëm për hallexhinjtë, pensionistët, nënat për fëmijët e tyre.

Për qeverinë mundet që pulat janë trembur nga bombat ruse, për prokurorinë, ky skandal duhet të jetë së paku shpërdorim detyre, por për konsumatorët e zakonshëm ky është një çmim që ua bën jetën të papërballueshme.

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Për pastërtinë e gjuhës shqipe
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Nocioni i “malokut” është mentalitet politik e institucional në Shqipëri!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?