GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Oerd BYLYKBASHI – A është sekuestrimi i inceneratorit një fasadë si pylli orbital?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Oerd BYLYKBASHI – A është sekuestrimi i inceneratorit një fasadë si pylli orbital?

By
Oerd BYLYKBASHI
03/08/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Banorët e Tiranës paguajnë 29 Euro/ton për incenerimin e mbetjeve në fantaceneratorin e Tiranës.

Ata të Durrësit paguajnë gati 40 Euro/ton sepse shtohet edhe transporti. Këto para qytetarëve u grabiten përditë.

SPAK hezitoi gjatë edhe pse letrat i kishte mbi tavolinë.

Por SPAK nuk shpëton dot nga kjo aferë. Nuk mund të mos bëjë asgjë. Është i detyruar të bluajë zyrtarë të korruptuar si një mulli me erë nën presionin e erës së opinionit publik.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Maksimumi, mund të ndajë të bluajë kokrra të vogla zyrtarësh e të vonojë bluarjen e kokrrave të mëdha të ministrave, kryebashkiakut apo kryeministrit.

“Por SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës. Paratë tona shpëtuan se do t’i administrojë shteti! Zoto e Mërtiri nuk marrin më paratë tona.” – do të thoshte ndokush.

Po sikur e gjitha të jetë një operacion për të kufizuar dëmin? SPAK nuk mund të rrinte më duarkryq. Era e fortë e opinionit publik për milionat e eurove që po u grabiten shqiptarëve e detyron të rrotullojë gurin e blojës e të shkërrmoqë diçka.

Përndryshe duhet të hedhë në blojë ministrin e radhës, e kur të mbarojnë ata, kryebashkiakun, e më pas kryeministrin.

Pra dyshimi mund të jetë se po krijohet ideja se me sekuestrimin e inceneratorit, paratë nuk i marrin më Zoto e Mërtiri për llogari të qeveritarëve që arkitektuan skemën mashtruese mafioze, por do mbeten në xhepat publikë. Edi Rama ndoshta shpreson se kjo ul presionin e erës së opinionit publik mbi mullirin me erë të SPAK, duke ulur ritmin e bluarjes sa të gjendet një skandal taktik tjetër për të tërhequr vëmendjen.

Për fat të keq paratë vazhdojnë e shkojnë në xhepat e Zotos dhe Mërtirit, të cilët deri sa të dënohen me vendim përfundimtar, quhen ligjërisht të pafajshëm.

Inceneratori është sekuestruar vetëm për siguri, por nuk është konfiskuar nga shteti.

Pra kompania mbetet e tyrja dhe paratë e durrsakëve dhe tiranasve vazhdojnë e shkojnë në xhepat e tyre.

Administratori shtetëror vetëm sa do të administrojë paratë e Zotos e Mërtirit. Nuk duhet te lejojë që të paguhen media për propagandë si deri tani, apo që Zoto e Mërtiri të tërheqin para për vete apo të paguajnë vila e pushime qeveritarësh.

Ama paratë mbeten ligjërisht të Zotos e Mërtirit, ndërkohë që sekuestrimi po përdoret nga Rama e Veliaj për të krijuar idenë e rreme të shtetëzimit dhe vënies në vend të drejtësisë.

Opinioni publik ka të drejtën e dyshimit të arsyeshëm. Nga ana tjetër, SPAK ka barrën për të provuar se nuk është pjesë e kësaj skeme, që sekuestrimi nuk është një manovër që i duhet Ramës për të kufizuar dëmin dhe se drejtësia do ta bluajë këtë aferë korrupsioni deri tek kokrra e fundit në majë të qeverisë.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Lufta e Lulit (pa shaka), vërtet sapo ka filluar
Next Article Argumentat, pse sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës i djeg Rilindjes
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?